Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn Ku shkuan fondet e rikonstruksionit?/ Shkolla në Durrës reklamon kontributin e prindit, por kush mban përgj... India shpallet destinacioni i vitit 2027, ja çfarë e bën kaq të veçantë për turistët... Intelligence Online: Drejtuesja e re e SHISH është aset i Romës, ka marrë pagesa shtetërore nga Italia “Zbërthehen” rrjetet shqiptare të drogës në Britani, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shite...
BOTA

Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje

P
Piranjat29 September 2026, 22:26 · 3 min lexim
Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve

Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, u takuan të martën në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarësisht izolimit ndërkombëtar të Putinit për shkak të luftës në Ukrainë.

Takimi u zhvillua pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë, të caktuara për 4 tetor.

Sipas Radiotelevizionit të Republikës Sërpska (RTRS), Putini shprehu mbështetje për koalicionin qeverisës në këtë entitet serb, të udhëhequr nga Dodiku.

“Ne nuk duam që ndikimi i huaj të jetë vendimtar. Duam një qasje më të drejtë ndaj serbëve dhe popullit serb. Duam stabilitet në të gjithë rajonin”, citohet të ketë thënë Putini, sipas RTRS-së.

Ndërkaq, Dodiku, në një deklaratë të publikuar nga RTRS, propozoi që një herë në vit të organizohen mbledhje të përbashkëta të qeverive të Federatës Ruse dhe Republikës Sërpska, ndërsa tha se e kishte uruar Putinin për fitoren.

“Edhe ne ndiejmë trysni nga Brukseli, por politikat tona mbeten të njëjta. Ne nuk lejojmë sanksione ndaj Rusisë. Mbështesim neutralitetin ushtarak dhe nuk lejojmë anëtarësimin në NATO. Nuk do të ketë vendosje të vizave për shtetasit rusë në Bosnje e Hercegovinë”, tha Dodiku, i cili publikoi edhe një video nga takimi në profilin e tij në rrjetin social X.

Putin, edhe para zgjedhjeve të viteve 2018 dhe 2022, publikisht i kishte uruar sukses Dodikut dhe partisë së tij, ndërsa Moska zyrtare në disa raste ka mbështetur qëndrimet dhe veprimet e autoriteteve të Republikës Sërpska, të udhëhequra nga SNSD-ja e Dodikut, si dhe ka bërë thirrje për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën.

Ky është takimi i 11-të mes Dodikut dhe Putinit qëkurse Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Dodik dhe Putin kishin biseduar për herë të fundit në Moskë më 9 maj të këtij viti, në margjinat e shënimit të Ditës së Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Dodik dhe delegacioni nga Republika Sërpska ishin të vetmit nga Evropa që morën pjesë në paradë.

Dodik ka deklaruar disa herë se nuk do të lejojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa ministrat nga SNSD-ja e tij në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës bllokojnë vendimet me qëllim që të pengojnë sanksionet, të cilave Bosnje e Hercegovina iu bashkua për t’u harmonizuar edhe me politikën e Bashkimit Evropian ndaj Moskës./ REL/ 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.