BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi në Gazë – që mbështetet nga Uashingtoni – nuk është në rrezik, pasi Izraeli kreu sulme në enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 50 persona, në përgjigje të vrasjes së një ushtari izraelit.
Avionët izraelitë goditën Gazën më 28 tetor pasi Izraeli e akuzoi Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se ka shkelur armëpushimin, të ndërmjetësuar nga Trumpi tre javë më parë.
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha për agjencinë AFP të mërkurën se të paktën 50 persona u vranë gjatë sulmeve izraelite. Sipas kësaj agjencie, 22 nga viktimat ishin fëmijë, por edhe gra dhe të moshuar si dhe afër 200 të tjerë u plagosën.
“Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.
Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e një ushtari të saj.
“Asgjë nuk do ta vë në rrezik” armëpushimin, tha Trump. “Duhet ta kuptoni se Hamasi është një pjesë e vogël e paqes në Lindjen e Mesme dhe ata duhet të sillen mirë”.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë për sulmet ajrore, që u kryen pasi Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi një deklaratë të tij përmes së cilës udhëheqësi izraelit tha se kishte urdhëruar “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme”.
Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Hamasi e kishte shkelur armëpushimin duke kryer një sulm ndaj forcave izraelite që ishin të stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Marrëveshja e armëpushimit që u ndërmjetësua nga SHBA-ja hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
“Nëse [Hamasi] sillet mirë, ne do të jemi të lumtur. Në të kundërtën, ata do të vriten”, tha Trump.
Hamasi ka mohuar se qëndron prapa sulmit ndaj forcave izraelite në Rafah, në pjesën më jugore të Gazës, dhe përmes një njoftimi tha se vazhdon të respektojë marrëveshjen e armëpushimit./REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se pret që “shumë çështje” të zgjidhen gjatë samit...
Koreja e Veriut qëlloi raketa lundrimi drejt bregdetit perëndimor të Gadishullit Korean të martën, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane ...
Një grua braziliane 33-vjeçare, Jessica Custodia de Lima Stappazzollo , u vra nga partneri i saj, 41-vjeçari Reis Pedroso Douglas, bren...
Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi SHBA-të nisën sulmet e tyre të fundit ndaj anijeve në Oqeanin Paqësor lindo...
Aeroplani reaktiv supersonik X-59 i NASA-s, por i qetë, fluturoi mbi shkretëtirën e Kalifornisë Jugore të martën në fluturimi...
Një shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me një shumë të konsid...
Autoritetet e Hamasit thonë se të paktën dy të vdekur dhe katër të plagosur në sulmin ushtrisë izraelite në qytetin...
Të paktën 60 persona thuhet se janë vrarë në ditën më të keqe të dhunës në Rio, ndërsa më shum&...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka urdhëruar të martën ushtrinë e tij të kryejë sulme “të fuqishme&rdquo...
Uragani Melissa po godet Xhamajkën jugperëndimore, si një stuhi e kategorisë pesë me shpejtësi ere prej 295 km/orë, th...