BOTA

Donald Trump i rikthehet fushatës mes pikëpyetjesh të forta në kampin demokrat mbi kandidimin e presidentit Biden

n.f Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 21:56
Donald Trump i rikthehet fushatës mes pikëpyetjesh të forta
Foto ilustruese

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump i rikthehet fushatës të martën në një takim me votuesit në shtetin e tij në Florida. Demokratët ndëkohë vazhdojnë të përballen me pikëpyetje të forta nëse Presidenti Joe Biden duhet të jetë kandidati i tyre për zgjedhjet e nëntorit.

Trump po i afrohet afatit përfundimtar që të shpallë se cili do të jetë kandidati e tij për nënpresident, por duket se ai nuk ka nxitim për këtë pasi shumica e vëmendjes është ende e përqendruar tek pikëpyetjet në lidhje me aftësinë e zotit Biden për të qeverisur për një mandat tjetër katërvjeçar.

Disa demokratë kanë bërë thirrje edhe publikisht që zoti Biden të tërhiqet për shkak të paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë presidencial. Si Biden, 81 vjeç ashtu edhe zoti Trump 78 vjeç, janë të paktën dy dekada më të vjetër se shumica e presidentëve amerikanë, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Po sipas organizatës mosha mesatare për të gjithë presidentët e amerikanë në inagurimin e tyre të parë ka qenë 55 vjeç.

Por kjo nuk e ka penguar zotin Trump të argumentojë se ai është më i fortë se zoti Biden, i cili gjatë debatit të tyre më 27 qershor pati vështirësi në lidhjen dhe përfundimin e mendimit. Trump u kritikua nga demokratët për deklarata të rreme gjatë debatit në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol si dhe kur tha se emigrantët që hynin në mënyrë të paligjshme në vend po merrnin punët afrikano-amerikanëve apo komuniteti hispanik.

Në një intervistë të hënën me gazetarin e ‘Fox News-it’ Sean Hannity, zoti Trump tha se mendonte se zoti Biden "mund të qëndrojë në garë pasi askush nuk do të dëshironte të hiqte dorë aq lehtë nga një gjë e tillë, dhge aq më shumë në këtë mënyrë, kur ka përpjekje për të të detyruar të largohesh”.

Pikëpyetjet dhe shqetësimet në mesin e demokratëve lidhur me zotin Biden ndoshta i ka dhënë zotit Trump një arsye për të pritur dhe për të mos shpallur ende kandidatin e tij për nënpresident, si një mënyrë për të mos tërhequr vëmenden nga problemet me të cilat po ndeshet kundërshtari i tij. Këshilltarët e lartë dhe aleatët kryesorë të tij thonë se ende nuk e dinë se kë pritet të zgjedhë zoti Trump dhe shumë besojnë se zgjedhja është ende në proces e sipër.

Duke folur për rrjetin televiziv MSNBC të hënën, presidenti Biden kritikoi kundërshtarin tij duke thënë se ai nuk kishte zhvilluar asnjë aktivitet që nga debati, duke e kaluar gjithë kohën në fushën e tij të golfit./ VOA

trump shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë