BOTA

Dosja Epstein/ Trafik organesh nga Maqedonia drejt SHBA-së! Trutë e 1000 personave u trafikuan për eksperimente shkencore

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 12:11

Dosja Epstein/ Trafik organesh nga Maqedonia drejt SHBA-së! Trutë e

Përktheu -Piranjat News

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias - në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Në një email që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje, përshtati Piranjat news.

Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Në emailin e datës 5 shkurt 2019, diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve. Në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, New York dhe Yale.

Në pjesën për Maqedoninë, thuhet se “vendi i vogël ballkanik siguron “material” referuar organit të trurit tek njerëzit, falë një anëtari të fakultetit të Universitetit të Kolumbias i cili vjen nga atje dhe ndihmoi në organizimin e të gjithë procesit”.

Sipas përshkrimit, organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguar me anije në Shtetet e Bashkuara, përktheu Piranjat News.

Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.

Piranjat News kanë sigurar dhe email-in ku përmendet emri i Maqedonisë

Dosja Epstein/ Trafik organesh nga Maqedonia drejt SHBA-së! Trutë e

Dosja Epstein/ Trafik organesh nga Maqedonia drejt SHBA-së! Trutë e

Megjithatë, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, profesori Aleksej Duma, ka deklaruar për Deutsche Welle se përfshirja e Maqedonisë së Veriut në projekt ishte ligjore dhe pjesë e një bashkëpunimi ndërkombëtar shkencor.

Sipas Dumës, shkencëtarë amerikanë të lidhur me Universitetin e Kolumbias kanë krijuar një bankë të madhe të trurit njerëzor për kërkime mbi vetëvrasjen, skizofreninë dhe çrregullime të tjera psikiatrike, me rreth 1 000 mostra nga disa vende. Maqedonia e Veriut, sipas tij, ka kontribuar me vetëm 10 deri në 15 mostra në vit.

“Ishte projekti më i madh ndërkombëtar në të cilin kemi marrë pjesë”, tha Duma, duke theksuar se çdo mostër është dërguar me dokumentacion të plotë, me miratim nga Komitetet e Etikës në Maqedoni dhe në SHBA, ka kaluar procedurat doganore dhe është transportuar nën kushte të rrepta, në temperatura deri në -80 gradë Celsius.

Ai mohoi çdo përfitim personal ose institucional nga procedura dhe sqaroi se shifra prej 1 000 trurësh nuk i referohet Maqedonisë, por koleksionit total nga disa shtete.

Duma pranoi se nuk mban mend nëse në atë periudhë kërkohej gjithmonë pëlqimi i familjarëve, apo vetëm miratimi i Komitetit të Etikës dhe një letër informuese, por theksoi se projekti ka prodhuar rezultate të rëndësishme shkencore. Sipas tij, kërkimet kanë ndihmuar në identifikimin e ndryshimeve morfologjike në tru që lidhen me vetëvrasjen, në kuptimin më të thellë të lidhjes mes skizofrenisë dhe vetëvrasjes, si dhe kanë sjellë përfitime për Maqedoninë, përfshirë pajisje laboratorike, trajnime dhe mundësi doktorature për studiuesit e rinj./PiranjatNews

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë