BOTA

Dosjet sekrete të kishës, prifti rrëfeu abuzimin seksual ndaj fëmijëve dhe nuk u arrestua kurrë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 22:00
Dosjet sekrete të kishës, prifti rrëfeu abuzimin seksual ndaj

Katër kryepeshkopët e fundit të kishës katolike në Nju Orlins kapërcyen çdo cak për të fshehur një pedofil që është rrëfyer, por nuk është dënuar kurrë, ka zbuluar “The Guardian”.

Mes qindra faqesh të dosjeve sekrete kishtare, gazeta prestigjioze ka gjetur një rast të plotë dhe ekstrem ku kryeipeshkëvia e dytë më e vjetër në SHBA mbrojti pedofilin Lawrence Hecker.

Në vitin 1999, Hecker iu rrëfeu eprorëve të tij në kryeipeshkëvinë e Nju Orlinsit që kishte ngacmuar seksualisht ose ndarë një shtrat me disa adoleshentë që i kishte njohur gjatë punës së tij si prift i kishës katolike.

Vepra e rrëfyer prej tij është shtrirë në një hark kohor prej 15 vjetësh, nisi në mes të viteve 1960 dhe në fjalët e Hecker “ishte një kohë për ndryshime të mëdha në botë dhe në kishë dhe unë iu dorëzova energjisë së saj”. Në deklaratën që i është dorëzuar autoriteteve kishtare të cilat i shërbejnë një rajoni me gjysmë milioni katolikë, Hecker thotë: “Ishte një kohë kur unë neglizhova drejtimin shpirtëror,  rrëfimin dhe më së shumti, lutjen e përditshme”.

Hecker ka rrëfyer ngacmimet ose abuzimin e 7 adoleshentëve në vitet 1966-1979, përfshirë “akte të hapura seksuale” ose “akte afektive seksuale” me të paktën 2 persona. Në raste të tjera, ai ka deklaruar prekje, masturbim të përbashkët, lakuriqësi ose ndarjen e shtratit.

Në rrëfimin e Hecker thuhet se kryepeshkopi i ndjerë i Nju Orlinsit, Philip Hannan foli me të për një akuzë abuzimi seksual në vitin 1988. Në 1996, pasuesi i tij, Francis Schulte, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë mori një tjetër akuzë për veprimet e Hecker që organizata i cilësoi të pambështetura në prova.

Hecker e dha deklaratën në vitin 1999 kur një prej viktimave u ankua sërish në kryeipeshkëvi. Kjo e fundit e dërgoi priftin në një klinikë psikiatrike jashtë shtetit ku u diagnostikua si pedofil që arsyetonte, justifikonte dhe “s’mbante përgjegjësi për veprimet e tij”.

Klinika rekomandoi që kryeipeshkëvia ta ndalonte Hecker që  të punonte me fëmijë, adoleshentë ose persona “të dobët”.

Por Hecker nuk ndaloi së punuari. Pas disa muajsh, kisha e lejoi të punonte derisa doli në pension në vitin 2002, pas një skandali ngacmimi seksual të klerikëve katolikë në kryeipeshkëvinë e Bostonit që nxiti reforma kishtare në të gjithë botën.

Kur avokatët e kryeipeshkëvisë nën presionin e skandalit të Bostonit raportuan emrin e Hecker mes klerikëve të tjerë, ata i informuan hetuesit e Nju Orlinsit vetëm për një rast të cituar në rrëfimin e tij. Rrëfimi i Hecker nuk u përmend aspak.

Autoritetet ligjzbatuese nuk e kanë dënuar kurrë Hecker edhe pse numri i akuzuesve të tij është rritur me kalimin e kohës. Pavarësisht politikave të transparencës që kisha katolike pranoi pas skandalit të Bostonit në vitin 2022, kryeipeshkëvia e Nju Orlinsit priti deri në vitin 2018 publikimin e një liste me emrat e priftërinjve dhe dhjakëve që konsideroheshin të dyshuar për abuzimin seksual të minorenëve përpara se të pranohej që Hecker ishte një grabitqar.

Kryeipeshkëvia ndaloi së dhëni pension Hecker në vitin 2020./tvklan.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë