Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës. Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar 32 nga 35 dronë të prodhimit iranian.
“Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare, ishin të llojit Shahed”, shkroi në Telegram guvernatori Sehiy Popko.
Ai shtoi se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit.
Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme. Gjatë natës, shënjestër i sulmeve ajrore ruse ishin edhe rajonet e Zaporizhjës dhe Lvivit.
Zyrtarët thanë se në Lviv është goditur infrastrukturë kritike. Në Zaporizhja, cak i sulmeve ishin linjat e komunikimit, firmat, por edhe zonat e banuara, tha shefi i administratës rajonale ushtarake në Zaporizhja, Yuri Malashko.
Në këto dy rajone nuk raportohet për viktima. Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se gjatë natës së 20 qershorit, Rusia ka nisur sulme masive ajrore ndaj Ukrainës.
“Po ashtu, shtatë raketa S-300 janë përdorur nga pushtuesit në Zaporizhja dhe zonën përreth”, u tha në raportin ditor të ushtrisë ukrainase.
Që nga fillimi i majit, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë, veçmas ndaj Kievit, duke përdorur raketa dhe dronë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Qershor10:44
Getinjo dhe Mozzik përfshihen në një aksident trafiku
Getinjo dhe Mozzik janë përfshirë në një aksident trafiku teksa po i jepnin makinës së tipit S Class.
Sipas burimeve t&eum...
BOTA
20 Qershor10:36
Lajçak e Escobar sot me diskutime për Kosovën e Serbinë
Sot në orën 15:00 nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik ...
BOTA
20 Qershor10:34
Kryetari i Komunës së Leposaviqit i ngujuar prej kohësh emëron 4 drejtorë
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka kohë që nuk ka dalë nga zyra e tij. Por, pavarësisht kësaj ai ka vazhdu...
BOTA
20 Qershor10:15
Tensionet Serbi-Kosovë, bllokohet kalimi në pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak e Merdare
Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi mbrëmjen e së hënës bllokimin e kalimit në nga pikat kufitare të Jarinjës, B&eum...
BOTA
20 Qershor09:00
Superfuqia e ardhshme globale nuk është ajo që mendoni ju
Kjo dikur ishte një pyetje e lehtë për t'u përgjigjur. Nëse jeni mbi 45 vjeç, jeni rritur në një botë t&eu...
BOTA
19 Qershor21:00
Aktakuza kundër Trump-it krijon ndarje mes disa republikanëve
Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e tij po sjell disa ndarje ...
BOTA
19 Qershor19:00
Europa zotohet të punësojë mijëra refugjatë. Kompanitë e mëdha kërkojnë ukrainas
Kompanitë shumëkombëshe duke përfshirë Amazon, Marriott dhe Hilton u zotuan sot(19 qershor) të punësojnë më shum&...
BOTA
19 Qershor15:32
Pence: Gjyqi ndaj Trumpit i dërgon botës “mesazh të tmerrshëm” për SHBA-në
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, gjatë një...
BOTA
19 Qershor15:00
Skandali Katargate/ Eva Kaili padit Parlamentin Evropian për shkelje të imunitetit
Eurodeputetja Eva Kaili, e përfshirë në skandalin Katargate, ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të sa...