BOTA

Drejt krijimit të "FBI-së" në BE/ KE propozon përmirësimin e Europolit në një agjenci policore evropiane: Do të luftojë kërcënimet hibride, krimin e organizuar dhe terrorizmin

r.ll Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 18:34
Drejt krijimit të "FBI-së" në BE/ KE propozon
foto ilustruese

BRUKSEL- Roli i Zyrës së Policisë Evropiane (Europol), do të zhvillohet më tej në mënyrë që ajo të bëhet një shërbim policor vërtet operacional brenda Bashkimit Evropian.

"Forcimi i rolit të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), agjencisë për bashkëpunimin gjyqësor në fushën e drejtësisë penale ndërmjet shteteve anëtare të BE-së (Eurojust) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian. Qasja e zbatimit të ligjit në të dhënat e koduara në aplikacione si WhatsApp dhe Signal.", këto janë pikat kyçe të draftit të Komisionit Evropian për Strategjinë Evropiane të Sigurisë së Brendshme, të paraqitur sot në Bruksel nga Zëvendëspresidentja Ekzekutive Henna Virkunen dhe Komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin Markus Brunner.

Sipas propozimeve të Komisionit Evropian, BE-ja duhet të jetë e gatshme të trajtojë kërcënimet hibride, veçanërisht në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, në sigurinë kibernetike dhe shërbimet e reve dhe telekomunikacionit, si dhe në fushën e kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore.

Në këtë kontekst, ekzekutivi i BE-së argumenton se Strategjia Evropiane e Sigurisë së Brendshme ofron një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj sfidave të sigurisë së brendshme të BE-së, si kërcënimet hibride, krimi i organizuar dhe terrorizmi.

Drejt një "FBI-je evropiane"

Sipas Komisionit, forcimi i rolit të Europolit, pra Zyrës së Policisë Evropiane, konsiderohet i nevojshëm për të trajtuar më mirë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe terrorizmit. Në veçanti, kjo do të thotë forcimi i rolit të Europolit në hetimin e rasteve ndërkufitare, në shkallë të gjerë dhe komplekse që përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e brendshme të blloku dhe bashkëpunim më të ngushtë me agjencitë e tjera të BE-së, në veçanti Eurojust-in dhe Zyrën e Prokurorit Publik Evropian, për të forcuar zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin gjyqësor.

Aplikacionet e enkriptimit të të dhënave dhe të dhënat personale

Komisioni do të paraqesë gjithashtu një udhërrëfyes që përcakton masat ligjore dhe praktike për të siguruar akses të ligjshëm dhe efektiv në të dhënat e koduara të ofruara nga disa aplikacione, një kërkesë kyçe si nga Europoli ashtu edhe nga disa autoritete policore kombëtare të 27 shteteve anëtare. Siç raporton në mënyrë karakteristike Komisioni Evropian, 85 % e hetimeve penale bazohen në informacione dixhitale dhe siç theksoi komisioneri Brunner, "policia dhe autoritetet e zbatimit të ligjit nuk kanë mjetet e nevojshme për epokën dixhitale".

Megjithatë, Komisioni nënvizon se çdo propozim i ri do të sigurojë të drejtat themelore të qytetarëve evropianë, në lidhje me privatësinë e komunikimit dhe aksesin në të dhënat personale.

komisioni evropian europol bashkimi europian eurojust

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 1 Prill18:26

NATO përforcon praninë në Kosovë

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë