BOTA

Drejtorët e shkollave në veri merren në pyetje për “pengim të procesit të votimit”

n.f Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 17:47
Drejtorët e shkollave në veri merren në pyetje për
Veri

MITROVICË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë drejtorët e shkollave në komunat me shumicë serbe në veri për “pengim të procesit të votimit”.

Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit serb dhe drejtorët nuk lejuan që objektet arsimore të shfrytëzohen më 21 prill për votimet për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, LeposavIq dhe Zubin Potok.

Për këtë shkak qendrat e votimit u hapën në vende alternative ose në kontejnerë. Po njësoj u organizuan edhe zgjedhjet lokale në prill të vitit 2023, të cilat u bojkotuan nga partitë dhe votuesit serbë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë marrë në pyetje katër drejtorë shkollash dhe se nëntë të tjerë do të merren në pyetje.

Votimi për shkarkimin e kryetarit të komunës më 21 prill u mbajt në bazë të një Udhëzimi Administrativ të Qeverisë së Kosovës dhe pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare që të shpallen zgjedhje të reja në veri, pasi popullata serbe atje nuk pranon kryetarët shqiptarë.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën pasi Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotonin zgjedhjet e prillit të vitit 2023. Ato zgjedhje u organizuan pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 me nismën e Listës Serbe, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, mbështeti një peticion të qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Por, dy javë para mbajtjes së votimeve njoftoi se nuk do të merrte pjesë në proces.

Një nga arsyet e përmendura nga kjo parti ishte pretendimi se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur".

Atëbotë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 33 institucione arsimore refuzuan të ofronin objektet e tyre për mbajtjen e votimit, pavarësisht faktit se “ligji i obligon komunat dhe drejtorët e shkollave që të ofrojnë objekte publike për qëllime të votimit"./ REL

veri kosove proces votimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë