BOTA

Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gaza

n.f Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 09:41
Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj
Foto

GAZA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

“Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

“Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme. Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

"Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen", tha Tedros.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë. Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

drejtori i obsh-së sulmet ne gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë