BOTA

DW: A do të sundojë fushatën zgjedhore sulmi në Magdeburg?

n.f Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 09:29
DW: A do të sundojë fushatën zgjedhore sulmi në Magdeburg?
Foto ilustruese

GJERMANI- Nuk kaloi shumë kohë pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg e politikanët filluan ta shfrytëzonin atë për të fituar kapital politik. Çështja e sigurisë mund të sundojë fushatën zgjedhore. Më pak se një orë pas goditjes vdekjeprurëse me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, filluan përpjekjet e para për të ndezur atmosferën pas krimit me akuza të rreme dhe për të nxjerrë kapital politik prej tyre: U tha, se autori i dyshuar ishte një sirian i ardhur në Gjermani që kishte ardhur si refugjat në vitin 2015/2016. Se nuk ishte një autor i vetëm i krimit, por pesë, tre prej tyre ishin ende në arrati dhe një bombë ishte vendosur edhe në tregun e Krishtlindjeve. Dhe se 34 persona ranë viktima të sulmit.

Mbi të gjitha, ekstremisti i krahut të djathtë,  Martin Sellner, austriak, kreu kryesor i rrjetit evropian të së ashtuquajturës E Djathta e Re, ishte në ballë të dezinformimit. Filloi të vendoset toni ksenofobik, politikanët nga partia pjesërisht ekstremiste e djathtë, AfD  e ndjekin shembullin e tij pak kohë më vonë.

"Vetëm AfD do ta kishte dëbuar atë njeri prej kohësh", postoi një mesazh, Sven Tritschler, nënkryetar i grupit parlamentar të AfD në shtetin më të populluar të Renani Veriore-Westfalisë në Gjermaninë perëndimore.

"Migracioni milionësh është problemi dhe riemigrimet milionëshe janë zgjidhja", shkroi Dominik Kaufner, përfaqësues i AfD në shtetin e Brandenburgut, pranë Berlinit. Dhe anëtarja e parlamentit të landit të AfD, Vanessa Behrendt nga landi i Saksonisë së Poshtme i sheh SPD,  CDU,  Të Gjelbrit dhe të Majtë si përgjegjëse: "Ju jeni përgjegjës për këtë. Vetëm ju."

Ndërkohë që vrasësi i dyshuar Taleb A. është sipas të gjitha gjasave një kritik i islamit dhe simpatizant i AfD.

Do të anojë Gjermania edhe më shumë në krahun djathtist?


Kjo është arsyeja pse kryetarja e partisë AfD dhe kandidatja për kancelare, Alice Weidel mbeti e paqartë kur shkroi në X: "Kur do të përfundojë kjo çmenduri?" Kanë mbetur vetëm dy muaj deri në zgjedhjet federale të 23 shkurtit dhe sulmi në Magdeburg mund të ketë një ndikim masiv në fushatën zgjedhore, sipas ekspertëve.

Studiuesi i shkencave politike dhe partive, Benjamin Höhne thotë për DW: "Tendenca po shkon gjithnjë e më shumë në të djathtë, narrativat e krahut të djathtë po përhapen. Një politikë e hapur migrimi që përpiqet të njohë të drejtat e njeriut në nivel global tashmë ka mbetur prapa. Ngjarje të tilla katastrofike si në "ajo që ndodhi në Magdeburg ndoshta do ta përkeqësojë edhe më tej këtë prirje."

Sarah Wagenknecht sulmon ministren e Brendshme të SPD, Nancy Faeser


Aleanca e majtë populiste Sarah Wagenknecht (BSW), e cila kërkon një politikë më kufizuese të migracionit sulmoi pas tragjedisë në Magdeburg, ministren e Brendshme Federale të SPD. Nancy Faeser duhet t'i përgjigjet edhe një herë pyetjes "pse kaq shumë njoftime dhe paralajmërime u injoruan paraprakisht". Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve dpa, Arabia Saudite u dërgoi autoriteteve gjermane një lloj paralajmërimi për njeriun rreth një vit më parë. Duke iu referuar sulmeve në Solingen dhe Mannheim, kryetarja e BSW Sarah Wagenknecht po bën thirrje për "më në fund një koncept bindës për sigurinë me një fokus të qartë në mbrojtjen e popullsisë".

Politologu Höhne në lidhje me këtë shpjegon, se "mund të supozohet se partitë, veçanërisht nga spektri i ekstremit të djathtë, do të përpiqen të sulmojnë ministren e Brendshme dhe SPD për çështjen e sigurisë. Sepse SPD ka përgjegjësi për Ministrinë e Brendshme dhe sigurinë e brendshme në nivel federal, ajo do të përpiqet të mos përfundojë në një pozicion mbrojtës në këtë drejtim për shkak të ngjarjeve në Magdeburg."

Siguria dhe migracioni -tema fushate zgjedhore


E nuk është e lehtë për partinë e kancelarit Scholz, sepse kur bëhet fjalë për çështjen e "sigurisë së brendshme", gjermanët tradicionalisht priren t'i besojnë Unionit, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër bavareze, CSU. Politologu, Benjamin Höhne është i bindur se çështjet e sigurisë dhe migracionit, siç u pa në zgjedhjet e fundit të landeve në Gjermaninë Lindore, do të mbizotërojnë axhendën politike në javët e ardhshme. Në këtë vend ka ndodhur një i ashtuquajtur "siguritizim”, fokusim tek siguria e brendshme.

"Kjo do të thotë se migrimi do të diskutohet pothuajse ekskluzivisht nga perspektiva e kërcënimeve të mundshme ose aktuale të sigurisë. Aspekte të tjera të çështjes së migracionit kanë për t'u shtyrë në plan të dytë - për shembull, si mund të plotësohen vende pune ose si mund të rekrutohen punëtorë të kualifikuar në Gjermani. Kam frikë se sulmi në Magdeburg do të ndryshojë këtë tendencë ekzistuese të forcuar përsëri."

Edhe Elon Musk përzihet në fushatën zgjedhore në Gjermani


Kësaj i shtohen edhe përpjekjet gjithnjë e më masive nga jashtë për të ndikuar në politikën gjermane dhe fushatën zgjedhore. Fushatat e dezinformimit nga Rusia kanë ekzistuar prej kohësh, ajo që është e re është se miliarderi i teknologjisë digjitale, Elon Musk po sulmon gjithnjë e më shumë qeverinë gjermane. Para sulmit në Magdeburg, këshilltari i Trump kishte bërë thirrje që të zgjidhej AfD, tani ai bëri thirrje për dorëheqjen e kancelarit Scholz dhe e quajti atë një "budalla të paaftë".

Studiuesi i shkencave politike, Höhne shprehet, se "institucionet qeveritare dhe përfaqësuesit e qeverisë duhet të mendojnë nëse prania e tyre në platformën X është ende politikisht e vlefshme. Tashmë duhet të jetë e qartë për të gjithë se Elon Musk po përdor koncernin e tij për ta bërë prezente axhendën e tij politike edhe në Gjermani." Institucionet shtetërore në Republikën Federale të Gjermanisë "nuk duhet ta pranojnë këtë”./ DW

sulmi në magdeburg zgjedhjet ne gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë