BOTA

DW: A po rrezikon Kosova përjashtimin nga Procesi i Berlinit?

n.f Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 22:13
DW: A po rrezikon Kosova përjashtimin nga Procesi i Berlinit?
Foto ilustruese

KOSOVË- I dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin, tha në Prishtinë se shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për investime dhe të punojë për një treg të përbashkët.

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin insiston se Kosova duhet të krijojë mundësi për investitorët e huaj dhe të përfitojë nga tregu i përbashkët rajonal. Sipas tij, "Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovës dhe shteti gjerman beson në potencialin që ka Kosova”. Këto deklarata, Manuel Sarrazin i bëri në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane. Ndër fjalimet kryesore në fillim të punimeve të Forumit zuri vend tregu rajonal. Ky forum shërben si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike.

Sarrazin: Duam që investitorët të vijnë në Kosovë


Sarrazin shtoi, se për Kosovën ende nuk ka lajme të reja përsa i përket pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë në shënimin e 10-vjetorit të këtij procesi. Gjermania vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që ta largojë masën e sigurisë për mallrat serbe duke e cilësuar këtë masë në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

"Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi. Duan të investojnë atje dhe të bëjnë biznes me të gjithë rajonin. E, ne duam që kjo të ndryshojë, duam që investitorët të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal. Unë nuk di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në të gjithë rajonin”, tha Sarrazin.

I dërguari gjerman tha se është i vetëdijshëm për problemet që ka Kosova me Serbinë, por u shpreh se i "duhet treguar rajonit se zhvillimet pozitive janë të mundshme”. "Për ne, për qeverinë gjermane, angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik të sigurisë”, tha Sarrazin.

Në margjina të Forumit i dërguari gjerman takoi edhe zëvendëskryeministrin e qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi, me të cilin folën për CEFTA, por, sipas Bislimit "nuk ka asgjë konkrete”, sa i përket heqjes së masave të sigurisë për mallrat serbe. Në të njëjtën linjë me emisarin gjerman për Ballkanin u shpreh edhe anëtari i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, që ishte pjesë e Forumit, por që ndaras takoi edhe disa nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe partive politike. Porosia për ta ishte shumë e qartë. "Të shohësh një proces të Berlinit, një Samit pa Kosovën do të ishte e paimagjinueshme.

Ai nuk është më Samit i procesit të Berlinit, pra kjo nuk duhet të ndodhë dhe për të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të jenë me mendje të qartë dhe të marrin vendime të mençura”, tha Beyer, që shtoi, se marrëdhëniet Gjermani-Kosovë kanë një histori të gjatë. Beyer, tha se  e vlerëson "kancelaren Angela Merkel që dha idenë të bëjë ofertë për gjashtë vendet e rajonit. Unë ju siguroj që nuk ka asnjë ndikim ndërrimi i qeverive në Berlin ku vjen puna tek mbështetja për Kosovën”, tha anëtari i Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

Përjashtim i Kosovës?


I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe diplomatë të tjerë gjermanë gjatë vizitave të shpeshta që patën në javët e fundit në Kosovë, patën përmendur mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit po qe se Qeveria në Prishtinë nuk i heq masat ndaj mallrave serbe. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe u vendos më 14 qershor të 2023, në të njëjtën ditë kur forcat serbe i patën rrëmbyer tre zyrtarë policorë të Kosovës përgjatë patrullimit të brezit kufitar me Serbinë.

Nga dhjetori i vitit 2021, Kosova ka pezulluar pjesëmarrjen në Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pasi Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Moldavia kanë refuzuar që të diskutojnë për largimin e Misionit të OKB-së, (UNMIK) si përfaqësues i Kosovës brenda marrëveshjes rajonale të tregtisë. Më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz do të mbahet Procesi i Berlinit, ku synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë. Aktualisht, tregtia e lirë në Ballkan realizohet nëpërmjet CEFTA-s, por Kosova e ka refuzuar këtë rrugë në të kaluarën, pasi përfaqësohej nga UNMIK-u në këtë mekanizëm dhe jo si shtet i pavarur.

Vendet pjesëmarrëse në CEFTA, përfshijnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe. Gjermania është shteti që i prin prezencës në Kosovë sa i përket investimeve. Sipas një raporti të shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), janë mbi 600 milionë euro që qeveria gjermane i ka ndarë në dy dekada të veprimit në Kosovë, duke ndihmuar dhe ngritur sektorët, si: angazhimi dhe punësimi i të rinjve, bashkëpunimi ekonomik, efikasiteti i energjisë, faza e emergjencës dhe rindërtimit në Kosovë, mbështetja e ri – integrimit, përmirësimi i shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, sektori i arsimit bazë, promovimi i turizmit, etj./DW

manuel sarrazin kosova procesi i berlinit

Artikuj te sugjeruar

r.ll BOTA 3 Tetor21:26

Mos humbisni asnjë fjalë!

okb SHBA- Fjalimi mbresëlënës i përfaqësueses së Izraelit në OKB - Miriam Novak, në Asamblenë e Përgjiths...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë