BOTA

Moldavia: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje

n.f Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 21:07
Moldavia: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu

MOLDAVI- Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, thanë Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Moldavisë.

Gjatë një konference më 3 tetor, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë, Viorel Cernauteanu, dhe shefja e Prokurorisë Kundër Korrupsionit, Veronica Dragalin, thanë se vetëm gjatë muajit shtator më shumë se 15 milionë dollarë nga bankat ruse janë transferuar në llogaritë e më shumë se 130.000 qytetarëve moldavë.

Cernauteanu tha se policia ka kryer bastisje në 25 vende si pjesë e hetimit. Dyshohet se komploti është organizuar nga Ihan Shor, një oligark në arrati i mbështetur nga Rusia, i cili është i përfshirë në një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliard dollarësh dhe skema të tjera të paligjshme.

Ai ka organizuar muaj të tërë protestash në Kishinjev kundër Qeverisë properëndimore të presidentes moldave, Maia Sandu. Sipas Cernauteanut, paratë janë futur në Moldavi përmes njerëzve të lidhur me Shorin.

"Po përballemi me një fenomen të paparë për Republikën e Moldavisë - financim dhe korrupsion, me synimin për ta prishur procesin zgjedhor", tha Cernauteanu, duke shtuar se vendi Moldavia është në shënjestër të "sulmeve të drejtpërdrejta nga Federata Ruse".

Sandu i ka cilësuar zgjedhjet e 20 tetorit si një test për politikat e saj proevropiane.

Zgjedhjet do të mbahen së bashku me një referendum për atë nëse Moldavia duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sandu, e cila po e kërkon mandatin e dytë, e ka akuzuar Rusinë prej kohësh se po bën përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e saj nëpërmjet metodave të ndryshme. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për planet e dyshuara ruse për të përdorur dezinformimin për të ndërhyrë në zgjedhjet në Moldavi, me qëllim për të penguar përparimin e rëndësishëm të Moldavisë në reforma.

Ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popsoi, u shpreh i bindur në fillim të shtatorit se autoritetet dhe shoqëria moldave mund të garantojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike, pavarësisht frikës nga ndërhyrja ruse.

“Ne po punojmë me elektoratin tonë, po zhvillojmë fushatë, duke shpjeguar rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet Moldavia në një mjedis demokratik, në një hapësirë demokratike konkurruese, të cilën për fat të keq kandidatët prorusë nuk do të mund ta gëzonin në Rusi”, tha Popsoi për Radion Evropa e Lirë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë