BOTA

DW: Dorëheqja e kryeministres së Bangladeshit fundi i një epoke

r.ll Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 08:00
DW: Dorëheqja e kryeministres së Bangladeshit fundi i një epoke
sheikh hasinas

BANGLADESH- Për herë të dytë, arratia jashtë vendit e Sheikh Hasinas ndryshon rrjedhën e historisë nëBangladesh. Pas protetstave të furishme e ndodhur në pozitë të vështirë, 76 vjeçarja dha dorëheqjen si kryeministre dhe u largua me helikpoter drejt Indisë.

Kësisoj merr fund qeverisja e kryeminisitres me jetëgjatësinë më të madhe në botë në detyrë: Me disa ndërprerje ajo ka qenë mbi 20 vjet në krye të qeverisë në vendin me 170 milionë banorë. Nën qeverisjen e Sheikh Hasina-s lulëzoi ekonomia e vendit, ndërsa kundërshtarët politikë vuanin gjithnjë e më shumë nën ashpërsinë e politikanes së vetëdijshme për pushtetin.

Një goditje fati dhe një rastësi fatlume

Një moment kyç për të dhe vendin e saj ka qenë 15 gushti 1975: Puçistët vranë presidentin e atëhershëm Sheikh Mujibur Rahman dhe disa pjestarë të familjes së tij. Që vajza e tij Sheikh Hasina mbijetoi, kjo falë një udhëtimi të saj jashtë vendit në atë periduhë: Ajo ishte nisur atëherë për në Gjermani, ku bashkëshorti i saj Vazed Miah studionte në fushën e fizikës bërthamore dhe ajo bashkë me motrën dhe dy fëmijët ndodheshin në Karlsruhe, ndërsa në Bangladesh pushtetin e mori diktatura ushtarake.

Të dy motrat përpara kthimit në Bangladesh fillimisht jetuan me emër të remë në ekzil në Indi. Më 1981 pati sërish vrasje të presidentit, këtë radhë u vra gjenerali Zia-ur-Rahman gjatë një tentative të dështuar për puç ushtarak. Në të njëjtin vit Sheikh Hasina u zgjodh në krye të ligës Avami: Partia e babait të saj kishte kontribuuar ndjeshëm në pavarësinë nga Pakistani më 1971.

Që të dy vendet rreth 1500 km larg njeri tjetrit dikur kanë qenë bashkë, kjo ka të bëjë me trashëgiminë koloniale britanike. Në valën e pavarësisë së Indisë territoret me popullsi shumicë myslimane u bashkuan në një koloni të vetëadministruar.

Vitet 1980 u karakterizuan nga rregjimi brutal ushtarak i gjeneralit Hussain Mohammed Ershad. Sheikh Hasina farkëtonte aleancë me parti të tjera opozitare ndër to edhe me partinë nacionale të Bangladeshit (BNP) nën udhëheqjen e Khaleda Zias, e veja e presidentit të vrarë më 1981.

Të dyja gratë, që secila pasi kishte humbur të afërm prej puçeve, ia arritën qëllimit të tyre më 1990: Ershadit iu desh të tërhiqet pas protestave në mbarë vendin. Në zgjedhjet demokratike që pasuan më 1991 Khaleda Zia u zgjodh kryeministrja e parë grua e Bangladeshit. Pas një mandati pasoi Sheikh Hasina, e më pas edhe një herë Zia, nga 2009 ka qeverisur Hasina. Qysh atëherë nuk ka pasur më ndryshim në kreun e qeverisë.

Zhvillim dhe represion

Sheikh Hasina shkëlqeu kryesisht me bilancin e politikës ekonomike të saj. Ajo nxiti ndërtimin e një sërë centraleve dhe të rrjetit të energjisë në vend, duke çuar në industrializimin e vendit. Industria e tekstilit është një ndër komponentet e pandashme të zhvillimit ekonomik në Bangladesh dhe në ekonominë globale të tekstileve – por kjo është arritur me paga të ulëta për punëtorët e këtij sektori dhe kushtet e vështira të punës.

Njëkohësisht Sheikh Hasina është përgjegjëse për shtypjen vazhdimisht e gjithnjë e më me forcë të shoqërisë civile. Herë pas here ka pasur protesta që janë shtypur me dhunë. Që nga 2018, gazetarët kritikë rrezikojnë të paditen dhe dënohen për "propagandë negative" me burgim deri në 14 vjet. Bangladeshi zinte së fundi venind e 165 ndër 180 vendet e klasifikuara për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij.

Protesta kundër kryeministres

Në korrik kulmoi vala e protestave që Sheikh Hasina nuk mund t'i ndalte më. Demonstruesit fillimisht kërkonin heqjen e një sistemi kuotash që ekzistonte prej kohësh, në bazë të të cilit 30 përqind e posteve të preferuara në administratën publike u jepeshin luftëtarëve të pavarisë nga 1971 ose pasardhësve të tyre.

Pasi Gjykata Supreme e mbrojti këtë kuotë, protestat u acaruan deri në konfrontime të përgjakshme me mbi 300 të vrarë gjatë trazirave. Në Dhaka u shtua prania ushtarake, kur demonstruesit tentuan të mësyjnë në pallatin qeveritar. Në kushte të tilla Sheikh Hasina u largua drejt Indisë. Kreu i ushtrisë premtoi në televizionin shtetëror krijimin e një qeverie tranzicioni. Se çfarë drejtimi do të marrë Bangladeshi pas epokës së gjatë nën Sheikh Hasina mbetet ende e paqartë./DW

bangladesh sheikh hasinas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë