Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SHBA-Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se kompania Google shkeli ligjin kur mbajti monopolin mbi kërkimet në internet, duke shtypur konkurrencën dhe tkurrur inovacionin.
Vendimi ka gjasa të ketë pasoja të jashtëzakonshme për internetin dhe të paralizojë një nga kompanitë më të njohura në botë. Gjykatësi i qarkut të Uashingtonit, Amit Mehta e mori atë një vit pasi Departamenti i Drejtësisë paditi kompaninë Google në përballjen më të madhe antitrust në Shtetet e Bashkuara që prej një çerek shekulli.
“Pasi shqyrtoi dhe peshoi me kujdes dëshminë dhe provat, gjykata arrin në përfundimin e mëposhtëm: Google është një (kompani) monopoliste dhe ka vepruar si e tillë për të ruajtur monopolin e vet”, shkruan gjykatësi Mehta në vendimin e tij prej 277 faqesh.
Ai tha se dominimi i Google në tregun e kërkimit në internet, është dëshmi e monopolit të saj.
Google "kontrollon 89.2% të tregut për shërbimet e kërkimit të përgjithshëm, një shifër që shkon në 94.9% në pajisjet celulare", thuhet në vendimin që përbën një humbje madhore për Google dhe kompaninë ombrellë të tij, Alphabet Inc., e cila kishte argumentuar me forcë se popullariteti i motorit të saj të kërkimit buronte nga kërkesa e madhe e konsumatorëve për ta përdorur atë, falë cilësisë së lartë, që “e ka kthyer në sinonim të kërkimit në internet”.
Motori i kërkimit i Google aktualisht përpunon rreth 8.5 miliardë pyetje në ditë në mbarë botën, pothuajse dyfishi i vëllimit të tij ditor krahasuar me 12 vjet më parë, sipas një studimi të fundit të publikuar nga firma e investimeve BOND.
Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale, tha se kompania synon ta apelojë vendimin e gjykatësit e Mehta:
"Ky vendim e konfirmon se Google ofron motorin më të mirë të kërkimit, por arrin në përfundimin se ne nuk duhet të lejohemi ta bëjmë atë lehtësisht të disponueshme".
Tani për tani, vendimi u jep të drejtë rregullatorëve antitrust në Departamentin e Drejtësisë, i cili ngriti padinë gati katër vjet më parë, ndërsa Donald Trump ishte ende president, dhe ka përshkallëzuar përpjekjet për të frenuar kontrollin e firmave të mëdha të teknologjisë gjatë administratës së Presidentit Joe Biden.
“Kjo fitore kundër Google është një fitore historike për popullin amerikan”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. “Asnjë kompani – pavarësisht sa e madhe apo me ndikim – nuk është mbi ligjin. Departamenti i Drejtësisë do të vazhdojë të zbatojë me forcë ligjet antitrust.”/VOA
foto ilustruese IRAK- Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundë...
KOSOVË- Për mbylljen degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkua...
SHBA- Shitja globale në bursat ndërkombëtare nuk mund të linte të paprekur Wall Street-in, në një seancë të ...
GAZA- Nëntë anëtarë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Palestinezë (UNRWA), mund të...
BE BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka quajtur të njëanshëm dhe të pakoordinuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbyll...
SHBA- Kardinali amerikan Sean O'Malley, i njohur për përkrahjen e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe nxitjen e reformave në kish&...
SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi këtë të hënë për vizitë në Shkup, ku u prit nga homologu ...
pamje nga ngjarja SHKUP- Një incident ka ndodhur ditën e sotme pak para nisjes së konferencës për shtyp mes kryeministrit t&e...
Pablo Escobar KOLUMBI- Suvenirët me fytyrën e bosit të ndjerë kolumbian të drogës Pablo Escobar mund të ndalohen n...
Starmer BRITANI E MADHE- Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vrasjes...