BOTA

DW: Evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Groenlandë, por Trump i ka të qarta qëllimet e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 08:26

DW: Evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s

Kërcënimet e Trump kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e bën veshin të shurdhër.

Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Groenlandës vendet evropiane po përpiqen t’i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Groenlandë. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane, në të cilën theksohet se “Groenlanda i përket popullit të saj” dhe theksohet se SHBA është një “partner i rëndësishëm” për sigurinë në Arktik, Gjermania, Britania e Madhe dhe një sërë shtetesh evropiane anëtare të NATO-s u shprehën për zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik.

Sipas diplomatëve fjala është për idenë e krijimit të një misioni mbikëqyrës të quajtur “Arctic Sentry” (Rojet e Arktikut). Me këtë ide vendet evropiane synojnë të shfuqizojnë argumentin e amerikanëve se në këtë rajon strategjikisht të rëndësishëm siguria nuk mund të garantohet në mënyrë të mjaftueshme.

Pjesë e rëndësishme e territorit të NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,Mark Rutte, tha se të gjithë aleatët e NATO-s janë të një mendjeje për rëndësinë e Arktikut dhe të sigurisë së Arktikut. Rajoni është një “pjesë e rëndësishme” e territorit të NATO-s dhe ekziston rreziku që Rusia dhe Kina të bëhen “më aktive” atje në të ardhmen. “Aktualisht po punojmë për hapat e ardhshëm për të siguruar mbrojtjen e përbashkët ndaj këtij rreziku.” Aleanca, tha ai, nuk kishte qenë “aq shumë” e përfshirë në Arktik në të kaluarën, por me kërkesë të vendeve nordike, anëtare të NATO-s, ajo e ka ndryshuar vitin e kaluar këtë qëndrim.

Edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi pas takimit në Uashington me homologun e tij Marco Rubio se çështja e sigurisë në Atlantikun e Veriut duhet të zgjidhet brenda kornizës së NATO-s.

Trump nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e evropianëve
Duket se këto propozime kanë rënë në vesh të shurdhër tek Presidenti i SHBA-së Trump lidhur me pretendimin e tij për Groenlandën. Një gazetar e pyeti Trumpin në bordin e Air Force One, nëse fakti që Britania e Madhe dhe Gjermania po diskutojnë aktualisht plane për rritjen e sigurisë në Arktik brenda kornizës së NATO-s, ndryshon ndonjë gjë në përfytyrimet e tij. Dhe Trumpi tha se ato nuk e ndryshojnë vlerësimin e tij. “Ne flasim për blerje, jo për marrje me qira,” theksoi ai.

Trumpi e bëri të qartë se qëllimi i tij është ta zotërojë Groenlandënpër një periudhë afatgjatë. Ai e justifikoi këtë edhe një herë duke pretenduar se përndryshe Kina ose Rusia do ta aneksonin ishullin. “Nëse nuk e marrim Groenlandën, Rusia ose Kina do ta bëjnë këtë, dhe unë nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë,” tha presidenti i SHBA-së./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?