BOTA

DW: Pas tensioneve Pekin-Perëndim, orientimi ekonomik i Gjermanisë drejt Indisë

r.ll Përditësimi i fundit 27 Tetor 2024, 08:52
DW: Pas tensioneve Pekin-Perëndim, orientimi ekonomik i Gjermanisë
olaf scholz, narendra modi

GJERMANI- Udhëheqësit kryesorë të biznesit dhe politikanët gjermanë kanë shkuar në Indi këtë javë për një mbledhje të madhe ku do të kërkojnë mënyra për të forcuar më tej lidhjet ekonomike midis Gjermanisë dhekëtij rajoni të Azisë.

"Rajoni po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Gjermaninë dhe BE-në për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe dëshirës në rritje për të diversifikuar”, tha për DW Friedolin Strack, kreu i tregjeve ndërkombëtare në Shoqatën e Industrive Gjermane (BDI). "Rëndësia në rritje është e dukshme në vlerën e eksporteve nga Gjermania në këtë rajon, sepse eksporti arriti në 214.6 miliardë euro (231.9 miliardë dollarë) në 2023," thotë ai.

Konferenca Azi-Paqësore e Ekonomisë Gjermane u hap zyrtarisht të enjten (24 tetor) në Nju Delhi. Ngjarja përkon këtë vit me konsultimet ndërqeveritare midis Gjermanisë dhe Indisë, të cilat do të bashkëkryesohen nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri indian Narendra Modi.

Duke nënvizuar rëndësinë në rritje të Indisë për Gjermaninë, qeveria Scholz miratoi javën e kaluar një dokument të quajtur "Fokus në Indi", me qëllim forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik midis dy palëve që mbulon të gjitha fushat e lidhjeve, duke përfshirë tregtinë, migracionin, klimën dhe politikën e jashtme.

Berlini miratoi gjithashtu një seri prej 30 masash për të inkurajuar imigracionin nga India në një përpjekje për të tërhequr punëtorë të kualifikuar për të mbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës. Të premten, Scholz dhe Modi do t'u drejtohen qindra drejtuesve të biznesit që marrin pjesë në një konferencë biznesi në Nju Delhi. Mbledhja dyvjeçare vjen në një kohë kur ekonomia e Gjermanisë është në rënie dhe ka probleme me bizneset dhe kompanitë. Por kompanitë gjermane mbeten optimiste për perspektivat e tyre në Paqësorit aziatik.

Një sondazh i fundit nga Dhoma Gjermane e Tregtisë së Jashtme (AHK) dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) tregoi një ndjenjë pozitive midis kompanive gjermane që operojnë në rajon, ndonëse optimizmi në Kinë nuk është si përpara.

Zvoglimi i varësisë nga Kina

Kina ka qenë prej kohësh fokusi kryesor i kompanive gjermane në Azi. Kompanitë gjermane të industrisë, veçanërisht në sektorët e automjeteve, makinerive dhe industrisë kimike, janë mbështetur tek kërkesat e gjigandit aziatik, që ka ndihmuar prodhimin dhe punësimin e mijëra punëtorëve të paguar mirë. Por ngadalësimi i zhvillimit ekonomik të Kinës i ka goditur rëndë këto kompani, duke i detyruar ato të ristrukturohen dhe të ulin kostot.

Rritja e tensioneve gjeopolitike midis Pekinit dhe Perëndimit ka rritur gjithashtu thirrjet për kompanitë që të zvoglojnë varësinë nga Kina dhe të diversifikojnë investimet dhe prodhimet e tyre. Si përgjigje, shumë kompani gjermane kanë filluar përpjekjet për të pushtuar tregje të reja.

"Gjatë 40 viteve të fundit, ekonomia gjermane është vendosur në tregun kinez dhe ka ndërtuar një rrjet kompleks dhe mirëfunksionues të zinxhirëve të furnizimit, rrugëve të prodhimit dhe kanaleve të shpërndarjes së prodhimeve," tha për DW Volker Treier, drejtues i DIHK.

"Ky rrjet nuk mund të transferohet me lehtësi në tregje të tjera. Është gjithashtu e rëndësishme që rreth 90% e kompanive gjermane në Kinë prodhojnë për tregun kinez — kështu që ka një lidhje të ngushtë me tregun e brendshëm kinez," shtoi ai.

India paraqet mundësi dhe sfida

Megjithatë India po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për kompanitë gjermane, pasi ekonomia e saj po rritet me shpejtësi. Njëkohësisht tregtia midis dy palëve po rritet, duke arritur një rekord prej 30.8 miliardë euro në 2023.

Kompanitë gjermane planifikojnë të zgjerojnë investimet e tyre në Indi në vitet e ardhshme, të tërhequr nga kostot e ulëta të punës në këtë vend, stabiliteti politik dhe numri i mjaftueshëm i punëtorëve të kualifikuar", thuhet në studimin me titull "Perspektiva e biznesit Gjermani-Indi 2024".

Por kompanitë përballen edhe me sfida në tregun indian, thuhet në raport, duke përmendur ndër tjerash pengesat burokratike, korrupsionin dhe një sistem kompleks tatimor. "Pavarësisht këtyre sfidave, kompanitë gjermane janë të sigurta për perspektivat e tyre afatgjata në Indi. Ekonomia e Indisë pritet të rritet fuqishëm në vitet e ardhshme, ndërsa kompanitë gjermane janë të pozicionuara mirë për të përfituar nga rritja," thuhet në raport.

Friedolin Strack i BDI beson se India është një "treg jashtëzakonisht i rëndësishëm në rritje për industrinë gjermane". Kushtet e investimeve atje janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, për shkak të zgjerimit të infrastrukturës, disponueshmërisë së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe adoptimit të shpejtë të teknologjive digjitale. Kompanitë gjermane janë shumë të interesuara të thellojnë përfshirjen e tyre atje”.

Ekspertët thonë se India nuk duhet të bëhet "Kina e re" për biznesin gjerman. "Nuk është asnjëherë ose/ose - tregtia globale nuk funksionon kështu". Bizneset gjermane duhet të promovojnë lidhje të forta ekonomike midis Gjermanisë dhe Indisë, por edhe Gjermanisë dhe Kinës.

Në anketat e kompanive gjermane të kryera nga DIHK thuhet se ato janë të vetëdijshme për rreziqet dhe përfitimet që lidhen me aktivitetet e tyre të biznesit në Kinë dhe Indi. "Por - të paktën tani për tani - rreziqet nuk duket se peshojnë më shumë se përfitimet," vuri në dukje Treier.

Vende të tjera tërheqëse në Azi dhe Paqësor

Shumica e kompanive gjermane që kërkojnë të zhvendosen jashtë Kinës zgjedhin të zhvendosin aktivitetet e tyre në vende të tjera të Azisë. "India, Japonia dhe Koreja e Jugut po përfitojnë veçanërisht nga ky trend. Në Azinë Juglindore, janë Tajlanda, Singapori dhe Vietnami," tha Treier.

"Megjithatë, zhvendosja reale e prodhimit nuk ka ndodhur ende", thotë ai duke shtuar se barrierat për zhvendosje, si kërkesat rregullatore, kostot e larta dhe vështirësitë në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm të biznesit.

Strack tha se madhësia e tregut është e rëndësishme për kompanitë gjermane që kërkojnë tregje shtesë, së bashku me potencialin e tyre të rritjes. "Duke parë këta faktorë, Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e ASEAN-it janë veçanërisht tërheqëse për kompanitë gjermane”./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë