
KOSOVË- Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka reaguar lidhur me procesin e numërimit të votave me postë nga diaspora, duke ngritur shqetësime për parregullsi të shumta. Sipas Vetëvendosjes, shpallja e qindra fletëvotimeve si të pavlefshme, pavarësisht qartësisë së votës së qytetarëve, është vetëm një nga problemet e evidentuara.
LVV thekson një rritje të pazakontë të votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në votimin me postë, e cila bie ndesh me rezultatet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike. Një rast që ka ngjallur veçanërisht dyshime është ai i kandidatit të LDK-së, Hysen Çekaj.
“Në Kosovë, ai ka marrë 11,268 vota, ndërsa nga votimi në ambasada vetëm 98. Megjithatë, pas numërimit të votave me postë, ai renditet i treti më i votuar me mbi 12,000 vota.” Vetëvendosje pretendon se një model i përsëritur votimi, i dokumentuar nga vëzhguesit e saj, tregon se një grup i organizuar ka manipuluar procesin.
LVV thekson se sipas këtyre vëzhgimeve, fletëvotimet përmbajnë një strukturë të njëjtë votash për disa kandidatë specifikë të LDK-së, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e tyre.
“Për shembull, në komunën e Skenderajt, numri i votave të LDK-së nga diaspora (497) tejkalon atë të votave të fituara brenda Kosovës (419), një shpërputhje e pazakontë. Po ashtu, ndonëse Çekaj jeton në Shtutgard, aty ka siguruar vetëm 33 vota, ndërsa në ambasadat dhe konsullatat e tjera në Gjermani, shifra është shumë më e ulët”.
Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar këto dyshime në polici dhe prokurori, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim nga organet e drejtësisë. Sipas kësaj partie, është e domosdoshme një hetim i thelluar për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Vetëvendosje thekson se Kosova duhet të ruajë standardet e saj demokratike, duke siguruar që proceset zgjedhore të jenë të lira dhe të ndershme.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
4 Mars22:42
Kremlini konfirmon se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi sot se Rusia është e gatshme të promovojë nj&...
r.ll
BOTA
4 Mars20:05
"Koalicioni i vullnetarëve" mund të sigurojë paqen në Ukrainë, Sky News: Kush është brenda, kush është jashtë?
lideret ne samitin ne londer
BRITANI- Një "koalicion i vullnetarëve" mund të sigurojë vendosjen e trupave në terren në Ukrain...
r.ll
BOTA
4 Mars20:02
Bomba tymi dhe incidente të tjera në Kuvendin e Serbisë, debati vazhdon nesër
kuvendi serb
SERBI- Bombat me tym në sallën e Kuvendit të Serbisë kanë shënuar nisjen e sesionit të rregullt pranveror, ...
n.f
BOTA
4 Mars19:15
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në “mbrojtje” të Vuçiç
KOSOVË- Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komunit...
n.f
BOTA
4 Mars19:14
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar t&...
n.f
BOTA
4 Mars19:14
Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për koordinimin e aktiviteteve për vizitën e sekretarit të NATO-s
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme bnë Presidencë komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajo Enrico Barduan...
n.f
BOTA
4 Mars19:13
Gripi i shpendëve në Durrës, Kosova ngre masat e kontrollit për produkte me origjinë shtazore
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, ...
n.f
BOTA
4 Mars19:13
Orban nesër takim me Macron, do të bisedojnë për Ukrainën
UKRAINË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të martën se do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron për të ...
n.f
BOTA
4 Mars19:09
Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së do të mbyllë zyrën në Afrikën Jugore pas shkurtimeve të ndihmave nga administrata Trump
AFRIKË- Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, WFP po mbyll zyrën e tij në Afrikën Jugore pas shkurtimeve të ndihm...
BOTA
4 Mars17:48
Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët/ Ja çfarë parashikojnë shkencëtarët
XHEORXHIA- Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britan...