BOTA

Dyshimet për lidhje me Rusinë dëmtojnë kthimin e mundshëm të udhëheqësit separatist katalanas në Spanjë

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 22:59
Dyshimet për lidhje me Rusinë dëmtojnë kthimin e
Foto ilustruese

SPANJË- Partia e udhëheqësit separatist katalanas Carles Puigdemont arriti një rezultat të mirë në zgjedhjet e majit, duke marrë vetëm disa vende më pak nga sa nevojiten për të patur shumicën në parlamentin rajonal të Katalonjës. Partia tani është në bisedime për të formuar një qeveri koalicioni.

Megjithatë, Puigdemont, që tani jeton në Francë, nuk ka gjasa të kthehet në Spanjë, ku po hetohet mbi dyshimet për kontakte me Moskën për një komplot, në bazë të cilit Kremlini të njihte shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.

Hetimi pason investigimet e gazetarëve, përfshirë gazetarin Jesús Albalat, i cili zbuloi vizitën e zyrtarit më të lartë për çështjet e jashtme të partisë së zotit Puigdemont në Moskë, për takime me njerëz të afërt me Presidentin rus Putin.

Gazetari Albalat mori informacion edhe mbi vizitat e agjentëve të Drejtorisë së Shërbimit të Zbulimit të Rusisë në Katalonjë, ndërsa përgatitej shpallja e pavarësisë në vitin 2017.

“Një sërë agjentësh të shërbimit rus të zbulimit ushtarak, GRU erdhën këtu në Katalonjë. Mes tyre edhe agjenti i njohur me pseudonimin Fedotov i cili dyshohet se mori pjesë në përpjekjet për të helmuar ish-agjentin rus të, Skripal në Londër”, shprehet Jesús Albalat, gazetar investigativ, gazeta “El Periódico”.

Ish-spiuni rus Sergei Skripal pothuajse vdiq në 2018 pas helmimit nga një agjent nervor që prodhohet nga qeveria ruse.

Partia politike e zotit Carles Puigdemont, "Bashkë për Katalonjën", nuk pranoi të komentonte për Zërin e Amerikës mbi këto akuza, por disa vëzhgues kritikë ndaj separatizmit katalanas besojnë se Moska po bën përpjekje për të nxitur tensionet.

“Kremlini vëzhgon dhe sheh se në krahun jugor të NATO-s ka një problem edhe në Spanjë, e cila është një nga vendet e rëndësishme në aspektin gjeopolitik. Dhe nëse synimi është dobësimi i Bashkimit Evropian, Katalonja është terreni i përsosur për këtë”, shprehet analisti politik, Gabriel Colomé García.

Pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, vendet evropiane e shohin me dyshim çdo afrim me Kremlinin. Lëvizja separatiste e Katalonjës nuk fitoi zgjedhjet e majit, por mbetet e rëndësishme në shoqërinë katalanase.

Nëse Rusia u përpoq ta përdorte atë për të shkaktuar paqëndrueshmëri në Bashkimin Evropian, është një çështje që shumë besojnë se do të bëhet më e qartë kur hetuesit të bëjnë publike të dhënat që kanë gjetur, për çka mund të nevojiten muaj ose vite të tëra.

Marrë nga VOA

rusia spanja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë