BOTA

Stoltenberg i bindur në aftësitë e Ukrainës për ta mbrojtur Harkivin

e. d Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 22:35

Stoltenberg i bindur në aftësitë e Ukrainës për ta

UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se tani është më i bindur që Ukraina mund ta mbrojë me sukses qytetin e vet lindor, Harkiv, pasi aleatët e aleancës ushtarake i dhanë asaj leje t’i përdorë armët e tyre për disa sulme brenda Rusisë.

Stoltenberg tha për Radion Evropa e Lirë se ky ndryshim, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e konfirmuan më 31 maj, është “i ligjshëm”, sepse Ukraina po e mbron veten, posaçërisht në qytetin Harkiv, i cili ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Harkivi është përballur me sulme të përditshme të pareshtura prej se Rusia e nisi një ofensivë të re para tri javëve.

Deri tani, ushtria ukrainase nuk ka qenë në gjendje t’i godasë me armë perëndimore forcat ruse - të cilat janë mbledhur në territorin rus pranë kufirit ukrainas - për shkak se SHBA-ja dhe disa aleatë të tjerë perëndimorë të Ukrainës shqetësoheshin se ato do ta përshkallëzonin luftën.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin edhe të drejtën për t’i goditur caqet në territorin e agresorit. Dhe, pikërisht këtë duhet të jetë në gjendje ta bëjë Ukraina”, tha Stoltenberg në një intervistë për REL-in në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë.

Stoltenberg theksoi se do të ishte shumë e vështirë nëse bateri artilerish, bateri raketash dhe fusha ajrore në anën ruse vazhdojnë të jenë “të sigurta për rusët”, vetëm sepse Ukrainës i ndalohej t’i përdorte kundër tyre armët me të cilat e furnizojnë aleatët e NATO-s.

“Prandaj, e mirëpres vendimin e aleatëve të NATO-s për lehtësimin e kufizimeve dhe që e kanë bërë të qartë se, natyrisht, Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet”, shtoi ai.

Shefi i aleancës ushtarake tha se NATO-ja është e gatshme t’i japë Ukrainës mbështetje që i nevojitet për të triumfuar dhe për ta “ndalur pushtuesin rus”.

Aleatët e NATO-s do ta furnizojnë atë me më shumë armë dhe municione, tha ai, duke shtuar se “prandaj, unë jam i bindur se Ukraina mund të triumfojë patjetër”.

I pyetur posaçërisht për lajmet se ka mungesë të kundërajrorëve në krahun lindor të NATO-s, Stoltenberg tha se NATO-ja është e gatshme dhe në gjendje t’i mbrojë të gjithë aleatët e NATO-s dhe se është pajtuar për plane të reja për mbrojtjen.

“Ne i kemi rritur synimet, sepse ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Prandaj, nevojiten më shumë investime për t’i plotësuar kërkesat që vijnë nga planet e reja të mbrojtjes. Këtu përfshihet edhe investimi i shtuar në mbrojtjen ajrore”, nënvizoi ai.

Ai e përmendi një marrëveshje për t’i blerë apo për t’i futur në përdorim 700 apo më shumë avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, të cilët do ta forconin mbrojtjen ajrore.

Kontraktuesi amerikan i mbrojtjes, Lockheed Martin, është pajtuar ta ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e raketave për kundërajrorët Patriot në Gjermani, ndërsa Polonia dhe aleatët e tjerë po blejnë “sasi të mëdha të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore”.

Tani më shumë aleatë po e rrisin prodhimin, shtoi ai, “prandaj do të ketë më shumë, dhe ne po investojmë shumë, përfshirë në mbrojtjen ajrore”.

Anëtarët e aleancës kanë qenë nën trysni për vite për t’i rritur shpenzimet në mbrojtje, pasi para më shumë se një dekade u pajtuan për ta rritur atë në 2 për qind të GDP-së së tyre.

Stoltenberg tha në intervistë se para pak vitesh, vetëm më pak se 10 vende e plotësonin pragun prej 2 për qind të GDP-së. Prej shkurtit, numri i vendeve është rritur në 18 dhe pritet të rritet edhe më shumë, sipas tij./REL

jens stoltenberg

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë