BOTA

Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 10:12

Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

INDI- Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqinj, i cili ka kërcënuar me hakmarrje. Deri më tani, shumë civilë janë vrarë në sulme.

Në rajonin e Kashmirit ka pasur shkëmbime të reja zjarri të mërkurën (08.05) mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, sipas ushtrisë së Indisë. Ushtria indiane tha të enjten se ushtria pakistaneze gjuajti me armë të vogla dhe zjarr artilerie gjatë natës, dhe theksoi, se "u përgjigj në mënyrë të duhur", por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. onflikti prej dekadash mbi rajonin kufitar të Kashmirit u rindez më 22 prill nga një sulm ndaj turistëve indianë.

India kreu më parë sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan. Sipas qeverisë së Indisë, këto ishin "sulme precizendaj infrastrukturës terroriste". Por burimet pakistaneze pohojnë se 26 civilë u vranë dhe 46 persona u plagosën në sulme.

Veprimi, sipas qeverisë së Indisë, ishte "i matur dhe pa përshkallëzim". "Nuk u sulmua asnjë instalim ushtarak pakistanez. India ishte mjaft e përmbajtur në zgjedhjen e objektivave dhe metodës së kryerjes së sulmeve", thuhet në deklaratë. Sipas një zëdhënësi ushtarak, informacioni i inteligjencës tregoi gjithashtu se sulme të reja ndaj Indisë ishin planifikuar nga ekstremistët pakistanezë.

Por ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, e mohoi këtë informacion. Në një deklaratë për CNN News-18, ai theksoi se këto ishin sulme ndaj objekteve civile. Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet u drejtuan ndaj objektivave në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani dhe në rajonin kufitar të Punjab, Pakistan. Ndërsa India tha se kishte goditur nëntë objektiva, Pakistani raportoi njoftoi për goditjen e gjashtë vendeve.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif i dënoi ndërkohë sulmet ajrore dhe u zotua për hakmarrje. Ai tha se India kishte kryer "sulme frikacake" dhe shtoi se Pakistani kishte "çdo të drejtë t'i përgjigjej me gjithë fuqinë e tij këtij akti lufte nga India. Pakistani do ta bëjë këtë".

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, i quajti sulmet një "provokim të tmerrshëm" dhe njoftoi se Pakistani do të përgjigjej "në një kohë dhe në objektiva që do të zgjidhen".

Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi se Forcat Ajrore Pakistaneze kishin rrëzuar pesë avionë luftarakë të Indisë. Por India nuk e konfirmoi informacionin. Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil tha se hapësira ajrore e Pakistanit ishte mbyllur për 48 orë dhe fluturimet ishin pezulluar në aeroportet në Islamabad dhe Lahore.

Guterres kërkon vetëpërmbajtje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu "shqetësim të thellë" për zhvillimet. Ai u bëri thirrje të dy fuqive bërthamore të tregojnë maturi dhe përmbajtje. Mjetet ushtarake nuk janë zgjidhja e duhur. "Bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit", tha Guterres, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Autoritetet kineze kanë bërë gjithashtu thirrje për ulje të tensioneve dhe parandalimin e konfliktit. Të dy vendet duhet të vënë paqen dhe stabilitetin në radhë të parë, tha Ministria e Jashtme kineze. Vetë Kina ka interesa territoriale në rajonin e diskutueshëm të Himalajeve të Kashmirit, i cili pretendohet gjithashtu nga India dhe Pakistani.

Kremlini gjithashtu ka shprehur shqetësim. Ministria e Jashtme ruse tha se dënon të gjitha format e terrorizmit dhe se Moska mban marrëdhënie të mira me të dy vendet.

Masat ndëshkuese të ndërsjella

Pas sulmit, të dy vendet vendosën masa ndëshkuese ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë dëbimin e qytetarëve të njëri-tjetrit dhe uljen ndjeshëm të marrëdhënieve diplomatike. Ekspertët e konsiderojnë vendimin e Indisë për të pezulluar të ashtuquajturin Traktatin e Ujit të Indusit, i cili rregullon përdorimin e ujit të këtij lumi të madh dhe degëve të tij, si veçanërisht serioz./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë