Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesit amerikanë në këtë cikël elektoral ku përballen presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, presidenti Biden bëri fushatë këtë javë me tematikën e investimeve në fushën e teknologjisë. Ndërsa ish-presidenti Trump thotë se do të anulojë programet për infrastrukturën të presidentit Biden dhe do të nxisë shpimin për naftë në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Joe Biden bëri fushatë me tematikën e investimeve për teknologjinë këtë javë në Uiskonsin, ku kompania Microsoft po investon 3.3 miliardë dollarë për ngritjen e një qendre të re të dhënash. Presidenti Biden thotë se ky është “një tjetër shembull i optimizmit në sektorin privat”.
“Kemi mundësuar 866 miliardë dollarë investime në sektorin privat, pothuajse 1 trilion dollarë – shuma historike në një periudhë kaq të shkurtër që po krijojnë kaq shumë vende pune, po ndërtojnë fabrika për gjysëmpërçuesit, makinat elektrike dhe bateritë dhe shumë gjëra të tjera, këtu në Amerikë”, tha presidenti Biden.
Vendndodhja për qendrën e re të të dhënave të kompanisë Microsoft është pikërisht e njëjta ku gjashtë vite më parë ish-presidenti Donald Trump njoftoi një investim prej 10 miliardë dollarësh nga kompania e prodhimit të paisjeve elektronike Foxconn.
Projekti synonte të krijonte 13 mijë vende të reja pune në Uiskonsin, por nuk u realizua ndonjëherë. Presidenti Biden e quajti këtë një tjetër premtim të shkelur nga ish-presidenti Trump.
“Ai erdhi në fakt këtu me senatorin tuaj Ron Johnson, me një lopatë të florinjtë në dorë, për të hapur themelin e mrekullisë së tetë të botës. A nuk është kjo një tallje? Shikoni çfarë ndodhi. Hapën një gropë me lopatat e tyre të arta dhe ranë vetë brenda”, tha presidenti Biden.
Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po keqmenaxhon ekonominë dhe vë në dukje rritjen e inflacionit vjetor.
“Ekonomia nuk është mirë. Shohim se si inflacioni është në kulm. Nuk do të jenë në gjendje të ulin normën e interesit. Është lëvizje politike, por nuk do të munden ta bëjnë”, tha ish-presidenti Trump.
Ish-presidenti Trump po bën fushatë kundër investimeve për infrastrukturën të presidentit Biden, përfshirë për energjinë e pastër dhe teknologjinë.
“Kur të marr detyrën, do të vendos një moratorium ndaj të gjitha shpenzimeve të reja dhe dhuratave nëpërmjet projektligjeve mamuthe socialiste të Joe Biden-it, siç është i ashtuquajturi Ligji për Uljen e Inflacionit. Do t’i kursejmë të gjitha këto para”, tha ish-presidenti Trump.
Presidenti Biden thotë se investimet për infrastrukturën ndihmojnë ekonominë.
“Përveç kësaj, rrugët dhe autostradat dhe shumë gjëra të tjera do të realizohen me produkte amerikane, do të ndërtohen nga punëtorët amerikane, duke krijuar vende pune amerikane të mirëpaguara”, tha presidenti Biden.
Plani i ish-presidentit Trump synon të heqë kufizimet e vendosura ndaj shpimit për naftë dhe synon të mbrojë punëtorët amerikanë nga krahu i lirë i punës nga emigracioni i paligjshëm.
“Cili është plani im për vendet e punës? Po, plani im për vende pune është të shpojmë dhe të shpojmë, për të ulur koston e energjisë. Të mbyllim kufirin, që të shpëtojmë nga gjithë kriminelët që po lejohen të hyjnë në vendin tonë”, tha ish-presidenti Trump.
Një anketim i fundit i bërë nga Qendra e Harvardit për Studimet Politike Amerikane (CAPS) dhe firma ‘Harris Insights and Analytics’ tregoi se inflacioni është çështja më e rëndësishme për votuesit amerikanë. Vetëm një nga tre të anketuarit u përgjigj se ekonomia është në drejtimin e duhur./VOA
Dhuna në veri PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë njofto të dielën se ia ka shqiptuar masën prej një muaji pa...
Olaf Scholz GAZA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se një sulm tokësor në qytetin jugor Rafah të Gazës nga ...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetr...
Bob Menendez NEW YORK- Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Adolf Hitleri do të ishte xheloz ndaj kryeministrit Benjamin Ne...
Zyra e Kinës KOSOVË- Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje p&eum...
David Cameron MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se ndalimi i shitjeve të ...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në indonezi ku si pasojë humbën jetë 11 student. Më...
foto ilustruese IZRAEL- Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin e refugjatëve Jabalin i cili ndod...
foto ilustruese LITUANI- Lituanezët dolën për të votuar të dielën në zgjedhjet presidenciale, në një kohë...