BOTA

Ekspertët e sigurisë peshojnë argumentat pro dhe kundër marrëveshjes SHBA-Ukrainë për mineralet

n.f Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 07:34

Ekspertët e sigurisë peshojnë argumentat pro dhe kundër

SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rralla, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike midis dy vendeve. Megjithatë, ekspertët e sigurisë i thonë Zërit të Amerikës se marrëveshja ka ngjallur shqetësime për implikimet e mundshme më të gjera të saj.

Kabineti qeveritar i Ukrainës miratoi marrëveshjen të mërkurën dhe Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për ta nënshkruar atë.

Marrëveshja përfshin dispozita për bashkëpronësinë dhe menaxhimin e një fondi rindërtimi të pasluftës për Ukrainën, tek i cili Ukraina do të derdhë 50% të të ardhurave nga burimet natyrore të vendit. Marrëveshja parashikon që SHBA të ketë një “angazhim financiar afatgjatë për zhvillimin e një Ukraine të qëndrueshme dhe ekonomikisht të begatë”.

Por ajo nuk u referohet drejtpërdrejt përpjekjeve për t'i dhënë fund agresionit rus të Ukrainës dhe as nuk përmend marrëveshje të ardhshme të sigurisë për vendin e Evropës Lindore, përveçse në një rast: "Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garancitë e nevojshme të sigurisë për të vendosur një paqe të qëndrueshme".

Ndërsa marrëveshja synon të zhbllokojë pasuritë minerale të Ukrainës dhe të forcojë rimëkëmbjen e saj ekonomike, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se ajo mund të mos arrijë t’u përgjigjet sfidave të vazhdueshme të sigurisë të Ukrainës në mes të agresionit të vazhdueshëm rus.

Perspektiva e biznesit amerikan

Andy Hunder, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, shpjegon për Zërin e Amerikës se marrëveshja synon të krijojë një fond të ri amerikano-ukrainas, duke u fokusuar tek ndërmarrjet shtetërore dhe burimet e pasura nëntokësore të Ukrainës, përfshirë gazin, naftën dhe mineralet kritike.

Hunder shpreh optimizëm për ndikimin e mundshëm që mund të ketë marrëveshja: "Ne jemi të entusiazmuar. Menaxherët profesionistë të fondeve mund t'i bëjnë shumë shpejt fitimprurëse këto sipërmarrje. Është diçka e favorshme për taksapaguesit ukrainas dhe amerikanë," i tha ai Zërit të Amerikës të mërkurën.

Hunder shtoi se fondi mund të zhbllokojë fitime me shpejtësi me një menaxhim profesional të ndërmarrjeve shtetërore të Ukrainës, të cilat aktualisht përballen me problemet e keqmenaxhimit.

“Ukraina ka numrin e dytë më të madh të ndërmarrjeve shtetërore në botë, shumë prej të cilave menaxhohen, madje disa po keqmenaxhohen nga shteti ukrainas. Prs, mendoj se nëse fusim menaxherë të rinj profesionistë të fondeve në këto subjekte dhe kështu mund të sigurojmë fitime me shpejtësi”, tha ai.

tha se diskutimet rreth potencialit ekonomik të Ukrainës ishin në rendin e ditës mes dy vendeve në vitin 2024, “duke filluar që kur Senatori Lindsey Graham erdhi në mars dhe maj të vitit 2024, dhe ne e kemi shqyrtuar këtë temë dhe shohim potencial”.

"Për të përfituar nga kjo mundësi, lufta duhet të përfundojë dhe kjo marrëveshje, është një hap drejt një zgjidhjeje paqësore. Mendoj se këtu po fokusohet administrata e re nën Presidentin Trump – tek gjetja e mënyrave për të ndaluar vrasjen e ukrainasve nga rusët. Ne presim një armëpushim këtë vit, në vitin 2025, dhe kjo është koha kur Ukraina do të përbëjë mundësinë më të madhe për një rimëkëmbje vendi që nga Lufta e Dytë Botërore", tha ai për Zërin e Amerikës.

Roman Opimakh, ish-drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës bie dakord se nga marrëveshja mund të përfitojnë të dyja vendet: Do të ndihmojë SHBA-në të diversifikojë furnizimin e saj me metale të rralla dhe të "ulë varësinë nga Kina", thotë ai.

Për Ukrainën, shpjegon Opimakh, marrëveshja mund t’i hapë rrugën ri-industrializimit të pasluftës dhe rritjes ekonomike. “Ne mund të ripërtërijmë potencialin industrial të vendit tonë dhe ta rrisim rolin e Ukrainës globalisht”, tha Opimakh në një intervistë telefonike.

Megjithëse marrëveshja demonstron një interes të madh të SHBA-së për të ardhmen ekonomike të Ukrainës, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se ajo nuk është një zgjidhje gjithëpërfshirëse për sfidat e sigurisë të Ukrainës. 

Ish-ministri i mbrojtjes Andriy Zagorodnyuk, aktualisht kryetar i Qendrës për Strategjitë e Mbrojtjes në Ukrainë, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë telefonike se marrëveshja ka implikime më të gjera:

"Shtetet e Bashkuara e paraqitën këtë marrëveshje si një demonstrim të interesit në Ukrainë, duke sinjalizuar mbështetje për stabilitetin e Ukrainës. Investime të këtyre përmasave shërbejnë si bazë për të tërhequr më shumë burime për ekonominë e Ukrainës."

Zagorodnyuk paralajmëroi se lidhjet ekonomike "nuk janë të mjaftueshme" për të garantuar sovranitetin e Ukrainës përballë agresionit rus. Për të parandaluar sulmet e ardhshme, Ukraina ka nevojë për fuqi ushtarake – qoftë të vetën ose në partneritet me NATO-n dhe aleatët evropianë, tha ai për Zërin e Amerikës.

“Ne e kuptojmë se Rusia mund të përpiqet të manipulojë situatën dhe t'i përcjellë mesazhin administratës së t Trump se edhe nëse vazhdojnë agresionin për ndonjë arsye, ata do të vazhdojnë të respektojnë interesat amerikane, ose diçka të ngjashme,” tha ai.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se çfarë i nevojitet Ukrainës nga SHBA-ja për sigurinë afatgjatë, Zagorodnyuk tha se në një situatë ideale, vendi do të bëhej pjesë e NATO-s Megjithatë, “nëse NATO nuk është një opsion, duhet të ketë një paketë që i mundëson Ukrainës të mbrohet kundër agresionit. Kjo paketë duhet të jetë e fuqishme dhe kjo duhet të jetë e qartë për [Presidentin rus Vladimir] Putin”, tha ai.

Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, emrat e të cilëve nuk mund të përmenden sepse nuk janë të autorizuar të flasin për këtë çështje, negociatat në lidhje me detajet e marrëveshjes vazhduan deri në mbledhjen e kabinetit të mërkurën vonë pasdite, me orën e Kievit.

Sipas njoftimeve të mediave, Ukraina negocioi kushte më të favorshme nga ç’kishte propozuar SHBA-ja fillimisht, duke e ulur kërkesën fillestare të SHBA-së për 500 miliardë dollarë mbi burimet e saj natyrore.

Marrëveshja nuk përfshin garanci të qarta sigurie nga ana e Shteteve të Bashkuar, të cilat Kievi i kishte kërkuar fillimisht. SHBA do të ketë autoritetin vendimmarrës brenda fondit sipas kuadrit të vet ligjor, ndërsa kushtet e pronësisë do të përcaktohen në marrëveshjet e mëvonshme.

Pavarësisht se e vlerësoi marrëveshjen si një hap drejt forcimit të ekonomisë së Ukrainës, Presidenti Trump shkaktoi polemika kohët e fundit kur e karakterizoi n Zelensky si një "diktator i pazgjedhur" dhe i bëri presion që ta finalizonte me shpejtësi marrëveshjen. Administrata amerikane e ka paraqitur marrëveshjen si një mënyrë që SHBA të rikuperojë dhjetëra miliarda dollarë në ndihmë ushtarake dërguar Ukrainës. Por nuk është ende e qartë nëse ky partneritet ekonomik mund të nxisë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ukrainë./ VOA

ekspertët e sigurisë shba ukraine minerale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë