BOTA

Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë

r.ll Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 21:17
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor
kamala harris

SHBA- Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është grua, po rikthen vëmendjen tek pjesëmarrja e gruas në jetën politike, ngjitja e saj në pozita udhëheqëse dhe sfidat me të cilat përballet ajo në jetën publike. Ndërsa Shtetet e Bashkuara do të testojnë baraspeshën gjinore në zgjedhjet e nëntorit, një numër shtetesh tashmë i kanë tejkaluar pengesat e përfaqësimit gjinor në pozitat më të larta politike. Ekspertët thonë se përkundër vështirësive që burojnë nga diskriminimi gjinor dhe suksesi ende i brishtë, shoqëritë kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë përpjekjen e tyre të dytë për të zgjedhur një grua në drejtimin e vendit, shtetet evropiane, përfshirë ato që kanë kaluar nga një sistem totalitar në demokraci pas përfundimit të Luftës së Ftoftë, tashmë kanë krijuar një përvojë, duke zgjedhur gra në pozita udhëheqëse. Por trajektorja e tyre mbetet e vështirë, shpesh e nxitur nga rrethanat specifike dhe jo si një përqafim i natyrshëm i barazisë gjinore.

Profesorja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ausra Park nga kolegji Siena në Nju Jork ka studiuar përvojat e grave në shtetet e Baltikut, që gjendeshin prapa Perdes së Hekurt dhe nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, si dhe ato në Kroaci dhe Kosovë, dy shteteve që dolën nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë.

Ardhja e grave në pozita udhëheqëse nuk ishte pasojë e vetëdijesimit shoqëror për përfaqësim të baraspeshuar gjinor, por u nxit nga krizat që kishin mbërthyer këto shtete, thotë ajo.

“Në rastin e Lituanisë mund të ketë qenë kriza globale financiare që ndikoi në zgjedhjen e presidentes së parë grua, e cila kishte ekspertizën e duhur për nevojat e vendit përballë krizës. Në disa raste të tjera, burrat kandidatë nuk ishin të pranueshëm për të qenë në krye të shtetit dhe kjo ndikoi që gratë, të vinin në krye, ndonëse si një zgjidhje e dytë alternative. Por gjithmonë bëhet fjalë për një situatë krize, apo për rrethana të caktuara politike, që do të ndikonin dhe jo për gatishmërinë e shoqërisë për t’u mundësuar këtyre grave ngjitjen në krye”, thotë profesorja Park.

Në mesin e shembujve të shteteve që shquhen për përfaqësim gjinor në pozitat më të larta, është edhe Kosova, e cila që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka patur dy gra presidente, një numër të konsiderueshëm të ministrive të udhëhequra nga gratë dhe një përqindje të grave në parlament që tani tejkalon kuotën e përcaktuar gjinore prej 30 për qind.

Por ky rezultat në institucionet qendrore nuk pasqyron realitetin në nivelin lokal, thotë Nancy Soderberg, drejtorja për Kosovën e Institutit Kombëtar Demokratik, organizatë me seli në Uashington, e cila këtë javë shënoi 25 vjetorin e angazhimit në Kosovë. Pjesë e misionit të institutit janë edhe përpjekjet për të rritur përfaqësimin e gruas në politikë. Zonja Sodenberg thotë se përparimi ka qënë i brishtë dhe ndonjëherë i paqëndrueshëm.

“Hulumtimet tona tregojnë se (përparimi) mund të zhbëhet. Kemi shumë punë për të bërë, por edhe një bazë të mirë për të vazhduar më tej. Në bazë të hulumtimeve që kemi bërë në dekadat e fundit, shohim një ndryshim qëndrimesh nga gjendja e para një dekade, kur në bazë të opinionit publik gratë nuk shiheshin si të afta për udhëheqje, ndërsa sot që sondazhet tregojnë që, po, opinioni e kupton që gratë janë të përgatitura dhe të afta për të udhëhequr vendin, por ato i pengon sistemi patriarkal. Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm,” thotë zonja Soderberg.

Sipas Bankës Botërore, në Kosovë rreth 20 për qind e grave janë pjesë e fuqisë punëtore, një nga nivelet më të ulta në botë.

Në Kosovë, thotë zonja Soderberg, gratë përballen me gjuhë urrejtjeje dhe komente përçmuese për pjesëmarrjen në jetën publike. Po ashtu vihet re mungesë përkrahjeje nga familjet dhe nga strukturat politike, për shkak të kontrollit të tyre, si në rastin e partive dhe të financave, nga burrat, por po ashtu edhe nga mungesa e përkujdesjes institucionale për fëmijët.

Një dimension tjetër, sipas profesores Park, është fakti që kur gratë arrijnë në pozita të larta, ato nuk pëlqehen nga publiku dhe se pritshmëritë për to janë më të larta. Nga to pritet që të ndryshojnë vendimmarrjen në mënyrë rrënjësore ose të çojnë përpara çështjet gjinore, pa marrë parasysh se ato përballen me sisteme të ngurta, probleme që nuk zgjidhen nga një njeri i vetëm dhe kohë jo e mjaftueshme për zgjidhjen e tyre.

Por, në momentin kur gratë largohen nga pozitat e tyre, shpeshherë duke u zëvendësuar nga burrat, publiku duket se pendohet, thotë ajo.

“Nga prizmi i opinionit publik, ekziston një ndjenjë pendese. Atyre nuk u pëlqen gratë në pozita drejtuese, i kritikojnë gratë presidente, por kur ato zëvendësohen nga burrat, atëherë e kuptojnë që kanë humbur diçka ngaqë gratë vendosin standarde më të larta”, thotë profesorja Park.

Por, cilët janë gjurmë e grave në hartimin e politikave?

“Shohim pikëpamje shumë më gjithëpërfshirëse në vendimmarrje, për shembull tek përpilimi i buxheteve, ndriçimi i lagjeve, ngaqë i bën gratë të ndihen më të sigurta, financimin e sporteve për vajzat, pra një qasje më gjithëpërfshirëse”, thotë zonja Soderberg.

Në disa raste, sipas profesores Park, ato kanë shfrytëzuar mundësinë për të formuar qeveri më të balancuara në aspektin gjinor, kanë bërë përparime në ratifikimin e konventave të ndryshme, siç është ajo e Stambollit për mbrojtjen e grave nga dhuna gjinore.

Por, ndikimi simbolik është ai që ka peshën më të madhe.

“Kur një grua mban postin e presidentes apo kryeministres, fëmijët i vizatojnë presidentët me fustane, ngaqë këtë shohin. Apo kur djemtë e vegjël pyesin ‘a mund të bëhet një djalë president?’, një gjë e mrekullueshme... Është e rëndësishme të kuptojmë që ka ndodhur një ndryshim, që tani ekziston një ngulitje që u mundëson brezave të rinj të shohin mundësinë për një barazi gjinore”, thotë profesorja Park.

E ardhmja është e ndritshme për gratë në politikë, thotë zonja Soderberg.

“Gjërat po ndryshojnë në tërë botën. Ekzistojnë disa situata të caktuara, si në Afghanistan, ku gjendja është e tmerrshme, apo në shumicën e zonave të luftës, ku gratë lihen mënjanë dhe vuajnë pasojat e luftës. Por në përgjithësi, gratë po e meritojnë vendin e tyre në tryezë dhe po e përvetësojnë atë. Tani 25 për qind e parlamenteve në botë përbëhen nga gratë dhe besoj që në brezin e ardhshëm do t’i afrohemi 50 përqindëshit,” deklaroi drejtorja e NDI-së për Kosovën, Soderberg.

Ato po arrin majat, thotë zonja Park, duke normalizuar praninë e grave në politikë dhe duke ndryshuar pikëpamjet e shoqërive për to./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë