BOTA

SHBA, Australia, India dhe Japonia rikonfirmojnë angazhimin për sigurinë në Indo-Paqësor

M.B. Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 17:50

SHBA, Australia, India dhe Japonia rikonfirmojnë angazhimin për

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti këtë fundjavë udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Japonisë në shtëpinë e tij në shtetin e Delauerës në takimin e fundit të presidencës së tij të “Quad-it”, një grupim strategjik i përqendruar tek siguria e Indo-Paqësorit. Por ishin disa komente të Biden të kapura pa dashje në mikrofon, që hodhën dritë mbi temën kryesore të këtij takimi privat, ajo e Kinës. Presidenti Biden tha se administrata e tij i lexon veprimet e fundit të Pekinit, përfshirë provokimet territoriale, si një "ndryshim në taktikë, jo një ndryshim në strategji".

"Ne besojmë se [presidenti kinez] Xi Jinping po përpiqet të përqendrohet tek sfidat e brendshme ekonomike dhe të minimizojë problemet në marrëdhëniet diplomatike të Kinës si edhe po përpiqet të sigurojë hapësirë diplomatike, sipas mendimit tim, për të ndjekur në mënyrë agresive interesat e Kinës," u tha Biden tre udhëheqësve të tjerë.

"Kina vazhdon të sillet në mënyrë agresive në të gjithë rajonin”, shtoi ai. Pekini ka shprehur pretendime territoriale në pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, përfshirë territore të pretenduara nga Brunei, Malajzia, Filipinet dhe Vietnami. Ajo ka gjithashtu pretendime territoriale në Detin e Kinës Lindore në rajone të kontestuara nga Japonia dhe Tajvani. Ajo e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si pjesë të Kinës.

Në një deklaratë të përbashkët në fund të takimit, Presidenti Biden, kryeministri australian Anthony Albanese, ai indian Narendra Modi dhe ai japonez, Fumio Kishida rikonfirmuan angazhimin e tyre ndaj bashkëpunimit përmes Quad-it. Presidenti i Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e quajti mungesën e qasjes së gazetarëve në takim "të papranueshme".

"Si katër demokraci kryesore detare në Indo-Paqësor, ne angazhohemi pa mëdyshje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë rajon dinamik, si një element i domosdoshëm i sigurisë dhe mirëqenies globale," thanë ata.

"Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo veprim destabilizues ose të njëanshëm që synon të ndryshojë status quo-në me forcë ose detyrim. Ne dënojmë hedhjen e fundit të paligjshme të raketave në rajon që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne shprehim shqetësim serioz për veprimet e fundit të rrezikshme dhe agresive në det. Ne duam një rajon ku asnjë vend nuk sundon dhe nuk sundohet - një rajon ku të gjitha vendet ushtrojnë të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Kina e ka quajtur grupin e katër vendeve një "klub ekskluziv që minon besimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të rajonit"./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë