BOTA

Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të reduktojë krizën e emigracionit

M.B. Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 08:31

Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të reduktojë

SHBA- Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë krizën globale të migracionit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros ekspertët thonë se hartimi dhe zbatimi i programeve dhe politikave efektive të sigurisë sociale mund të ndihmojë në zbutjen e shkaqeve që detyrojnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre.

Steve Seide ishte student i shkencave politike në Haiti. Ai u largua në vitin 2023 sepse nuk gjente punë atje. Siguria gjithashtu ishte një shqetësim. Emigranti 22-vjeçar thotë se e detyrua të largohej për një jetë më të mirë.

“Situata atje është e vështirë. Zgjodha Brazilin sepse dëgjova për mundësitë për punë dhe se sa mikpritës janë brazilianët”, thotë Steve Seide, emigrant nga Haiti.

Për të shkuar në Brazil, ai kaloi në mënyrë të paligjshme në Republikën Domenikane. Ai thotë se rruga ishte e rrezikshme dhe e shtrenjtë.

“Herën e parë, nuk arrita të kalojë kufirin, por u ktheva”.

Seide kaloi një muaj në Republikën Domenikane. Ai punonte dhe kursente para. Pas një muaji, mori një vizë për qëllime humanitare dhe tani jeton në Brazil në kërkim të stabilitetit ekonomik.

“Në jetë, nuk duhet të ndalesh. Nëse dëshiron të arrish diku, duhet të luftosh deri në fund”, thotë ai.

Sipas policisë federale braziliane, rreth 164,000 haitianë jetojnë në Brazil. Brazili së fundmi priti udhëheqësit e 20 vendeve më të zhvilluara të botës në Rio de Zhaneiro. Ekspertët që ishin të pranishëm aty thonë se vendet e G20-ës duhet të kenë gati politikat për të integruar emigrantët në shtëpitë e tyre të reja.

“Kjo duhet të trajtohet gjithmonë nga perspektiva e të drejtave të njeriut. Udhëheqësit e G20-ës duhet të pranojnë se migrimi ndodh edhe për shkak të çështjeve si varfëria, fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, luftërat dhe konfliktet”, thotë Paolo Illes, themeluesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetësinë e Emigrantëve në Sao Paulo.

Në deklaratën e këtij takimi të G20-ës u ra dakord se është e rëndësishme të parandalohet migrimi i parregullt dhe të merret me shkaqet rrënjësore që shkaktojnë zhvendosjen e popullatës, si uria dhe varfëria. Wellington Dias, ministër i zhvillimit në Brazil, thotë se 2.4 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri.

“Përtej çështjes së migracionit, unë gjithmonë them se uria dhe varfëria nuk janë vetëm probleme për ata që janë të uritur ose që jetojnë në varfëri. Është një problem për klasën e mesme, për të pasurit, për vendet e pasura dhe për individët e pasur”, thotë ministri Dias.

Ai thotë se njerëzit nga dëshpërimi mund të përfshihen në krime, duke krijuar probleme për të gjithë. Për këtë arsye, një nga nismat kryesore të G20-ës është krijimi i Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë. Aleanca synon të sigurojë fonde për 500 milionë njerëz dhe ushqime në shkollë për 150 milionë fëmijë. Më shumë se 80 vende, 24 organizata ndërkombëtare, nëntë institucione financiare ndërkombëtare dhe 31 organizata filantropike janë bashkuar me këtë nismë deri më tani.

“Nuk është më vetëm sigurimi i ushqimit; ne po flasim për zbatimin e një plani zhvillimor që përmirëson arsimin, i cili është një element kyç për zhdukjen e varfërisë, si dhe shëndetësinë, ekonominë, krijon vende pune dhe përmirëson infrastrukturën”, thotë Wellington Dias, ministër i zhvillimit në Brazil.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhja midis pasigurisë ushqimore, migrimit dhe zhvendosjes është e ndikuar shumë nga ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore, konfliktet dhe varfëria që ishin temat kryesore gjatë takimit të G20-ës në Brazil./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë