BOTA

EMRI/ Sapo ishte liruar nga burgu, ndërron jetë 19-vjeçari në Londër

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2025, 14:00

EMRI/ Sapo ishte liruar nga burgu, ndërron jetë 19-vjeçari

Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili u burgos vitin e kaluar në Dubai për marrëdhënie seksuale me një turiste britanike që ishte nën moshën ligjore, ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në Tottenham. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së premtes, kur makina në të cilën ai ishte pasagjer u përplas rëndë në “The Roundway”.

Policia Metropolitane tha se automjeti i përfshirë në aksident, u ndoq për rreth 60 sekonda nga oficerët, por ata “humbën përkohësisht nga sytë” automjetin përpara se të zbulohej se kishte ndhour përplasja serioze. Marcus mbeti i plagosur rëndë, mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku vdiq pak më vonë. Shoferi i makinës, gjithashtu 19 vjeç, u arrestua menjëherë pas aksidentit me akuzën për mosndalim dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Ngjarja nodhi vetëm disa muaj pasi Marcus u lirua nga burgu në Dubai pas një faljeje nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Ai vuajti një dënim njëvjeçar në burgun “Al Aweer”,  pas marrëdhënieve seksuale me një vajzë që rezultoi të ishte 17 vjeç, një fakt që, sipas raportimeve, Marcus nuk e dinte në atë kohë. Marrëdhëniet seksuale me këdo nën moshën 18 vjeç konsiderohen vepër penale sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Rasti i tij tërhoqi vëmendje dhe zemërim të gjerë në Britani, me familjen që ndërmori njw fushatë për ta sjellë atë në shtëpi.

Organizata “Detained in Dubai”, e cila e asistoi Marcusin gjatë rastit të tij, shprehu trishtim të thellë për vdekjen e tij. Radha Stirling, themeluese dhe CEO e organizatës, tha se Marcus kishte përjetuar “një nga përvojat më të frikshme të jetës” dhe se ai kishte shfaqur forcë dhe guxim gjatë gjithë kohës. Familja e Marcus kishte bërë apel ndaj zyrtarëve britanikë, përfshirë Ministrin e Jashtëm dhe FCDO, për të ndihmuar në kthimin e tij dhe kishte mbajtur marshime dhe protesta për të kërkuar lirimin.

Për vdekjen e tij reaguan edhe përdorues të rrjeteve sociale që ndanë ngushëllime dhe shprehën tronditjen për një djale që, sipas tyre, kaloi një përvojë shumë të vështirë. Organizata dhe avokatët që e ndihmuan theksuan në deklarata se rasti i Marcusit nxori në pah shqetësime mbi trajtimin dhe procedurat ligjore ndaj shtetasve të huaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë