BOTA

"Erozion i sistemit"/ Kush është përgjegjës për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut?

b.z Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 08:29
"Erozion i sistemit"/ Kush është përgjegjës
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT - "Vrasës, vrasës”, "Kërkojmë drejtësi” – qytetarët e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë të revoltuar pas aksidentit në lokalin e natës Pulse, ku humbën jetën 59 vetë. Për të shfryrë zemërimin ata shkatërruan edhe një kafene që i përkiste pronarit të klubit të natës dhe sulmuan kompaninë e tij të logjistikës, duke thyer xhamat dhe duke prishur një automjet dhe orenditë.

Qindra demonstrues të zemëruar u mblodhën edhe para bashkisë për të kërkuar sqarime dhe pasoja. Nën tronditjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga zjarri dhe presionit të qytetarëve të zemëruar kryetari i bashkisë, Ljupço Papazov, dha dorëheqjen.

Por procesi i analizës së fatkeqësisë sapo ka filluar. Ekspertët thonë se shkaqet e zjarrit janë komplekse dhe lidhen me disa dekada korrupsioni dhe mosrespektimi të ligjeve dhe rregulloreve.

Lakmia vret

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Shkupit, Goran Markovski, shpreson se incidenti tragjik do të sjellë ndryshime në vetëdijen e publikut dhe të përgjegjësive. Ai tha në televizionin kombëtar TV24 se diskoteka nuk kishte as sistem automatik të fikjes së zjarrit, as ndërprerje automatike të rrymës elektrike apo dalje emergjente. Sipas Markovskit pronari i diskotekës kishte dashur të kursente kostot për masat e sigurisë.

"Lakmia po vret tani edhe fëmijët tanë. 70 deri në 80 për qind e objekteve që përdoren për qëllime të tilla në Maqedoninë e Veriut nuk janë në përputhje me rregulloret përkatëse." - tha Markovski.

Erozion i sistemit

Ekspertët janë të bindur se incidenti mund të ishte shmangur nëse do të ishin respektuar rregullat. Ministri i Brendshëm, Pançe Toskovski, konfirmoi se klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme pune. Kësaj i shtohet edhe fakti se struktura e çatisë ishte prej druri dhe azbesti - dhe poshtë saj kishte një përzierje sfungjeri dhe pëlhure, gjë që bëri që zjarri të përhapej brenda sekondave.

"Gjatë ndërtimit të objektit kishte pasur improvizime," tha për mediat lokale Vladimir Simonovski, zëvendës-shef i departamentit të zjarrfikësve në Shkup.

Në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut po vlon zemërimi për mosrespektimin flagrant të rregulloreve ligjore, rritjen e korrupsionit dhe sistemin e dominuar nga dy partitë kryesore të vendit. Duke përshkruar gjendjen prokurori Ljupço Kocevski tha se në Maqedoninë e Veriut sundon një "erozion i plotë i sistemit”.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Maqedonia e Veriut u rendit në vitin 2024 në vendin e 88-të nga 180. Kjo paraqet një keqësim në krahasim me vitin 2023, kur Maqedonia e Veriut renditej e 74-ta.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndryshime

Goran Markovksi nga Universiteti i Shkupit thotë se "Në çdo rast aksidenti del se ka probleme me dokumentacionin dhe lejet, ndaj është e dukshme që sistemi ka dobësi”. Diskoteka në Koçan nuk duhej kurrë të lejohej të funksiononte për një periudhë kaq të gjatë pa masat përkatëse të sigurisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili  shkoi në vendin e aksidentit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Toskovski, paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

"Ajo që ndodhi është më shumë se veprimtari kriminale”, tha kreu i qeverisë një ditë pas aksidentit në Shkup. "Unë do ta quaja një vrasje masive që u lejua të ndodhë nga dikush - për shkak të parave, për shkak të korrupsionit.

Pa ndryshime fatkeqësi të tilla do të përsëriten

Drejtori i Institutit për Demokraci në Shkup, Marko Trosanovski, thotë se korrupsioni është modus operandi në shoqërinë maqedonase. "I gjithë sistemi është ndërtuar mbi klientelizëm, prandaj nuk bazohet në procedura të rregulluara, por në ryshfet dhe interesa të tjera”, tha ai në një intervistë për DW. "Korrupsioni është i përhapur, që nga mësuesit nëpër shkolla që mbyllin sytë dhe japin nota të mira e deri tek inspektorët që lëshojnë leje për një lokal nate që nuk i plotëson aspak kriteret."

Rezultati është tragjedi si fatkeqësia e Koçanit. Trosanovski mendon se fatkeqësi të tilla do të përsëriten, nëse në Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon asgjë. "Ne kemi nevojë për ndërgjegjësim publik dhe një ndryshim në kulturë poltike në mënyrë që partitë politike të emërojnë njerëz me integritet në vend të besnikëve."

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëjnë thirrje për hetim të shpejtë dhe efikas të rastit dhe ndëshkim të autorëve. Aktualisht janë 23 vetë që dyshohet se kanë lidhje me tragjedinë e klubit të natës Pulse. Mes tyre një ish-ministër, një sekretar shteti dhe drejtues të autoriteteve të ndryshme. Mësohet se ata kanë lëshuar licenca dhe leje për diskotekën./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë