BOTA

Liderët europianë mblidhen sot në Bruksel, zotimi i tyre: BE do të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

M.B. Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 08:19

Liderët europianë mblidhen sot në Bruksel, zotimi i tyre: BE do

EUROPA- Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve të Perëndimit në Kiev, përmes bisedimeve të vazhdueshme për armëpushim.

Liderët e bllokut evropian do të mblidhen në Bruksel më 20-21 mars kur pritet t’i miratojnë konkluzionet e samitit që përcaktojnë se “Bashkimi Evropian beson në qasjen e ‘paqes përmes forcës’, e cila kërkon që Ukraina të jetë në pozicionin më të fuqishëm të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.

Teksti, i cili është parë nga Radio Evropa e Lirë, përcakton që blloku evropian “të mbetet i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”.

Takimi në Bruksel do të zhvillohet dy ditë pas një bisede teleonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, përgjatë së cilës dy liderët janë pajtuar për një pauzë 30-ditore në sulmet në infrastrukturën e energjisë.

Megjithatë, vetëm disa orë pas thirrjes, agjencitë ukrainase hekurudhore kanë konfirmuar se dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë të lidhur me sistemin hekurudhor në rajonin e Dnjipropetrovskut. Në rrethana normale, 27 vendet e BE-së duhet t’i miratojnë konkluzionet me unanimitet, mirëpo diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se Hungaria – e cila është secilën herë e më e afërt me Kremlinin – do të distancohet, ashtu sikurse ka ndodhur në një samit tjetër të BE-së të mbajtur më herët gjatë muajit.

Vendet e bllokut evropian janë mbajtur larg negociatave për luftën, të cilat janë mbajtur në Arabinë Saudite, mirëpo dokumenti thekson se “vendet e BE-së do të kontribuojnë në procesin e paqes dhe do të ndihmojnë në arritjen e një paqe afatgjatë për Ukrainën, e cila është në interesin e Ukrainës dhe gjithë BE-së”.

Megjithatë, askush nuk e përmend ndonjë të dërguar të BE-së për këto bisedime. Spekulimet e fundit që qarkullojnë në Bruksel sinjalizojnë që ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti aktual i Finlandës, Alexander Stubb mund të emërohen në atë pozitë.

Diskutime konkrete nuk ka as për dërgimin e trupave ushtarake evropiane për të mbikëqyrur një marrëveshje potenciale për paqe, ndonëse një mundësi e tillë është shtyrë përpara vazhdimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndonëse ideja është hedhur poshtë nga Moska.

Brukseli i ka edhe dy armë tjera që administrata Trump duket se i ka vendosur në tavolinën e negociatave, me qëllim të bindjes së Moskës për një marrëveshje për paqe: sanksionet kundër Kremlinit, dhe llogaridhënien për krime lufte.

Blloku evropian i ka vazhduar ndalesat në dhënie vizash dhe ka vazhduar të ngrijë asetet e 2.400 kompanive dhe individëve – përfshirë Putinit – që janë zbatuar prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë më shumë se tre vjet më parë. BE-ja “vazhdon të jetë e gatshme të rrisë presionin ndaj Rusisë, përfshirë vazhdimin e sanksioneve dhe përmes forcimit të masave ekzistuese”, është thënë në dokument.

Besohet se asetet ruse në vlerë të rreth 200 miliardë eurove vazhdojnë të jenë të ngrira në BE, kryesisht në Belgjikë. Fondet duhet të mbesin të palëvizura “derisa Rusia t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe ta kompensojë për dëmin e shkaktuar në luftë”, përmendet në dokument.

Vendet anëtare të BE-së kanë thënë se janë duke çuar përpara idenë e “llogaridhënës së plotë për krimet e luftës dhe krimet tjera serioze që janë kryer përgjatë agresionit rus kundër Ukrainës”.

Mes gjithë këtyre zhvillimeve, Uashingtoni ka thënë se do të tërhiqet nga Qendra Ndërkombëtare për gjykimin e krimeve të kryera kundër Ukrainës, një grup i formuar nga shtetet perëndimore më 2022, për të mbledhur të dhëna për ata që kanë përgjegjësi për krimet potenciale të luftës./ REL

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë