BOTA

Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete, mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm

n.f Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 07:48
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete, mbrojtja sfidon
Foto ilustruese

SHBA- Avokatët e zotit Donald Trump, në çështjen e ngritur kundër tij për mbajtjen e dokumenteve sekrete, argumentuan të premten se emërimi i Prokurorit të Posaçëm është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se çështja duhet të pushohet.

Sfida mbi ligjshmërinë e emërimit të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith shënoi fillimin e një seance dëgjimore tre-ditore që do vazhdojë javën e ardhshme dhe pritet të sjellë vonesa të mëtejshme të çështjes penale që ishte planifikuar të fillonte gjykimin muajin e kaluar.

Pikëpyetjet e ngritura nga pala mbrojtëse lidhur me përzgjedhjen e zotit Smith nga Departamenti i Drejtësisë janë një nga sfidat e shumta ndaj prokurorisë të parashtruara nga avokatët mbrojtës që nga ngritja e akuzave ndaj zotit Trump për mbajtjen e dokumenteve sekrete.

Gjykatësja e çështjes, Aileen Cannon, dëgjoi për orë të tëra argumentet e të dy palëve. Emil Bove, avokat i zotit Trump, tha se Departamenti i Drejtësisë po krijonte një “qeveri në hije” duke emëruar një prokuror të posaçëm për të ndjekur penalisht çështje të caktuara.

Akuza tha se nuk kishte asgjë të pazakonte në përzgjedhjen e zotit Smith. Prokurori James Pearce, pjesëtar i ekipit të akuzës, tha se: “Ne jemi në përputhje dhe kemi respektuar të gjitha politikat e departamentit”.

Gjykatësja Cannon ende nuk ka marrë vendim lidhur me kërkesën e palës mbrojtëse. Duke treguar seriozitetin ndaj mocionit, gjykatësja e pyeti prokurorin Pearce se çfarë roli mbikëqyrës kishte Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland i cili e emëroi zoti Smith, në ngritjen e aktakuzës.

Prokurori Pearce tha se nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej pyetjes, por vuri në dukje se: “Unë nuk dua të bëj të duket sikur po fsheh diçka”.

Ndërsa prokurorët kërkojnë të vazhdojnë procesin e ngritur ndaj zotit Trump për mbajtjen e dokumenteve sekrete, mocioni i paraqitur të premten nga pala mbrojtëse nuk kishte të bënte me akuzat e ngritura ndaj ish presidentit.

Mocioni i së premtes kishte të bënte me rregullat që përcaktojnë emërimin e prokurorëve të posaçëm nga Departamenti i Drejtësisë, si në rastin e zotit Smith. Parashtrimi i argumenteve nga pala mbrojtëse ka çuar në shtyrjen pa afat të fillimit të gjyqit ndaj zotit Trump. Prokurorët kanë thanë se argumentet nuk janë serioze.

Të premten, pala mbrojtëse argumentoi se zoti Smith u emërua në nëntor të vitit 2022 në mënyrë të paligjshme nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, sepse fillimisht nuk ishte miratuar nga Kongresi dhe se zyra e prokurorit të posaçëm nuk ishte krijuar nga Kongresi.

Ekipi i zotit Smith ka thënë se kryeprokurori Garland ishte plotësisht i autorizuar për ta bërë emërimin si kreu i Departamentit të Drejtësisë dhe për t'i deleguar atij vendimet e prokurorisë. Ata vunë në dukje se një argument i ngjashëm dështoi në sfidën ndaj emërimit të zotit Robert Mueller, i cili u emërua Prokuror i Posaçëm nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit Trump për të hetuar lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe fushatës së kandidatit Trump gjatë vitit zgjedhor 2016.

Gjykatësja federale, Aileen Cannon, e emëruar nga zoti Trump në vitin 2020, tha në fillim të muajit maj se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij.

Zoti Trump, i cili po kandidon për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve sekrete, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.

Ish Presidenti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm lidhur me 40 akuzat federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t'i tërhequr ato./ VOA

shba trump prokurori i posacem

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë