Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e Ali Khamenei, e shpallur nga Donald Trump pasditen e 28 shkurtit.
Irani ka shpallur një periudhë zie prej 40 ditësh, e ndjekur nga 7 ditë feste, pas vdekjes në moshën 86-vjeçare të Udhëheqësit Suprem të Republikës Islamike, Ali Khamenei, në pushtet që prej vitit 1989. “Me martirizimin e Udhëheqësit Suprem, rruga dhe misioni i tij nuk do të humbasin dhe as do të harrohen; përkundrazi, do të çohen përpara me më shumë forcë dhe zell”, deklaroi një prezantues i televizionit shtetëror.
Turma iranianësh dolën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të vendit për të festuar lajmin e vrasjes së Udhëheqësit Suprem, ajatollahut Ali Khamenei, gjatë një dite sulmesh të koordinuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Këtë e raportoi The New York Times, duke shtuar se disa banorë të Teheranit, në video-thirrje, treguan skenat që po zhvilloheshin në lagjet e tyre: turma të mëdha burrash dhe grash që vallëzonin dhe duartrokisnin, duke bërtitur “Rroftë, rroftë!” Shoferët që kalonin u binin borive. Fishekzjarrët ndriçonin qiellin dhe muzika persiane me volum të lartë mbushte rrugët. Shumë banorë, nga dritaret dhe ballkonet, i bashkoheshin korit “liri, liri”.
Komandanti i Gardës Revolucionare Mohammad Pakpour dhe kreu i Këshillit të Mbrojtjes iraniane Ali Shamkhani janë “martirizuar” gjatë sulmeve amerikano-izraelite të së shtunës, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.
Gardianët e Revolucionit iranian premtuan një ndëshkim “të ashpër” për vrasësit e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, vdekja e të cilit u konfirmua nga televizioni shtetëror. Në një deklaratë, gardianët dënuan “aktet kriminale dhe terroriste të kryera nga qeveritë e liga të Shteteve të Bashkuara dhe nga regjimi sionist”, duke shtuar: “Dora hakmarrëse e kombit iranian nuk do t’i lërë para se t’u ketë dhënë vrasësve një ndëshkim të ashpër dhe vendimtar, për të cilin do të pendohen”.
Pasdaranët njoftuan se do të nisin operacionin “më të egër” në histori kundër Izraelit dhe bazave amerikane. “Operacioni ofensiv më i egër në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë nga çasti në çast”, shkruan ata në Telegram.
Paralajmërimi i tyre u bë shpejt realitet pasi sulmi i ri me raketa e drone shënjestroi 27 baza ushtarake amerikane në rajon, selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe një kompleks mbrojtjeje në Tel Aviv.
“Kanë thënë se sot do të sulmojnë si kurrë më parë, më mirë të mos e bëjnë”, ishte paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Trump, i publikuar në rrjetin e tij social Truth dhe drejtuar Teheranit.
Dronët e lëshuar nga Teherani kanë goditur si aeroportin ndërkombëtar të Dubait, ashtu edhe hotelin me pesë yje Burj Al Arab, i vendosur në një kullë 321 metra të lartë.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, sulmet ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran kanë lënë mbi 200 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur.
Vrasja e Khameneit, kryeparlamentari iranian kërcënon: Do të luteni për mëshirë!
Qeveria iraniane ka premtuar se vrasja e Ali Khamenei është një “krim i rëndë që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. “Keni tejkaluar kufirin tonë dhe do të paguani çmimin”, deklaroi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, në një fjalim televiziv, “do t’ju godasim me sulme aq shkatërruese sa do të detyroheni të luteni për mëshirë”.
Mediat shtetërore iraniane kanë transmetuar vazhdimisht që nga mëngjesi pamje të rrugëve dhe shesheve të vendit të mbushura me njerëz që qajnë vdekjen e ajatollahut Ali Khamenei. Televizionet kanë shfaqur imazhe, për të cilat pretendojnë se janë xhiruar sot, të qindra mijëra iranianëve në zi në Teheran dhe në sheshin Khomeini në Isfahan.
Brohoritje të forta u dëgjuan në të gjithë Teheranin pas lajmit për vdekjen e Liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khame...
Ndërtesa ikonike Burj Al Arab e Dubait u godit nga një dron iranian. Burj Al Arab është simboli i Dubait modern dhe një nga ndërt...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është goditur nga një dron, duke shkaktuar evakuime të menjëhershme. Pas incidentit, banor...
IRAN- Mediat e huaja raportuan pak më herët, se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili sundoi Republikën Islamike p...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar lajmet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë nga sulmet SHBA-Izrael. Duke iu përgjigjur...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka krahasuar sulmet ajrore kundër Iranit me ato kundër ish-Jugosllavisë në vitin 1999...
Dubai është vënë në gatishmëri të lartë pas raportimeve për shpërthime në qiell dhe përgjime t&eum...
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Donald Trump monitoroi gjatë natës zhvillimet e operacioneve ushtarake në Iran nga Mar-a-Lago,...
Autoritetet greke u njoftuan të shtunën pasdite për një ngjarje të rëndë në zonën e Kolonos, ku një grua sht...
Një dron goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke plagosur lehtë punëtorët dhe duke shkaktuar dëme të kufiz...