BOTA

Familja e Faton Hajrizit angazhon një avokat për tërheqjen e trupit të tij nga Serbia

n.f Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 17:50
Familja e Faton Hajrizit angazhon një avokat për tërheqjen e
Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, shtetasit kosovar të vrarë nga autoritetet serbe më 19 korrik. Arianit Koci, avokat nga Kosova, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia. Ai tha se ende nuk dihet se është trupi i tij dhe se pret të niset për Serbi nesër apo pasnesër.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sipas mandatit aktual, EULEX-i i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, përfshirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Në rastin konkret [lidhur me Faton Hajrizin], EULEX-i ka pranuar një kërkesë e cila është proceduar në përputhje me mandatin tonë”, thanë nga ky mision për REL-in.

Ata nuk kanë specifikuar se për cilën kërkesë bëhet fjalë për shkak të, siç thanë, konfidencialitetit të shkëmbimeve. Musa Damati, avokat dhe ekspert i çështjeve ligjore, në këtë rast e sheh si problematikë mungesën e bashkëpunimit juridik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po të ekzistonte bashkëpunimi juridik midis Kosovës dhe Serbisë, të kërkuarit nga Kosova dhe anasjelltas nuk do të mund të kalonin kufijtë dhe të strehoheshin në vendet përkatëse duke iu shmangur drejtësisë dhe duke e rrezikuar sigurinë dhe rendin juridik në të dyja vendet”, tha Damati për Radion Evropa e Lirë.

Serbia dhe Kosova kanë arritur Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Marrëveshja është amendamentuar në vitin 2015 dhe, në bazë të saj, palët shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Autoritetet kosovare në të kaluarën janë ankuar se ka pasur sabotim të kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë. Sa i përket tërheqjes së trupit të Faton Hajrizit, Damati mendon se duhen përdorur mekanizmat e bashkëpunimi sikurse zyrat ndërlidhëse midis Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse është e nevojshme të kërkohet edhe trysni "nga faktori ndërkombëtar".

“Si praktikë e fundit për kthimin e trupave e kemi procedurën e ndjekur në rastin e njohur të sulmit në Banjska, ku familjarët përmes avokatëve dhe procedurave administrativo-diplomatike kanë bërë tërheqjen e trupave të familjarëve nga morgu në Prishtinë për në Serbi”, tha Damati.

Para se Faton Hajrizi të konsiderohej i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi, nga autoritetet serbe fillimisht kërkohej Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit. Kjo pasi dokumentet identifikuese të Artanit, të lëshuara nga Kosova dhe Gjermania, ishin gjetur në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja e policit në Serbi.

Vetë Artani, kishte deklaruar në media, më 18 korrik, se vëllai i tij Fatoni kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e tij deri sa ai vet ishte dhe vazhdon të qëndrojë në Gjermani. Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e Artanin, pasi e konsiderojnë bashkëpunëtor të Fatonit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, e pyetur nga REL-i lidhur me këtë kërkesë deklaroi se nuk komentojë për raste individuale. Megjithatë, nga kjo ministri konfirmuan se kanë bashkëpunim për ekstradim me Serbinë dhe, sipas statistikave publike, mbi 20 kërkesa të tilla janë bërë vetëm gjatë vitit 2022./ REL

faton hajrizi serbi kosove avokat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë