BOTA

Kostoja e reagimit të Evropës kundër turistëve

n.f Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 17:48
Kostoja e reagimit të Evropës kundër turistëve
Foto ilustruese

SPANJË- Në Spanjë, numri rekord i vizitorëve po provokon protesta, por shpenzimet e tyre mbështesin ekonominë. Politikëbërësit po përpiqen të gjejnë një ekuilibër. Një grup protestuesish kundër turizmit, i lagën vizitorët në Barcelonë me pistoleta uji gjatë një demonstrate këtë muaj, duke i përzënë ata nga restorantet.

Ndërsa imazhet e sulmit u përhapën në shtyp, nga SHBA-ja në Kinë e Australi dhe shkaktuan një krizë për qytetin spanjoll, veprimi u dënua nga drejtuesit e turizmit. Reagimi kundër turizmit, megjithatë, shtrihet shumë përtej Barcelonës. Europa është quajtur muzeu i botës dhe Mesdheu ka lulëzuar si destinacioni veror i kontinentit. Vendet europiane pritën 709 milionë vizitorë ndërkombëtarë vitin e kaluar, me një numër në rritje, që vinin nga Amerika e Veriut, por shumica dërrmuese udhëtonin brenda Europës.

Por, në disa vende numri i turistëve është rritur aq shumë sa, nga Venecia dhe Amsterdami në Lisbonë dhe ishullin grek të Santorinit, durimi i vendasve është sosur. Më shumë se kudo tjetër, Spanja është në vijën e parë. Është vendi i dytë më i vizituar në botë, priti 85 milionë udhëtarë të huaj vitin e kaluar. Varet më shumë nga turizmi sesa Franca, destinacioni kryesor, dhe ka më shumë vizitorë për frymë.

Presioni është rritur prej vitesh me rritjen e numrave, por këtë vit situata në Spanjë është bërë e padurueshme. Banorët ankohen se banesat janë bërë të shtrenjta, transporti publik po përkeqësohet, qendrat e qyteteve mesjetare po “mbyten nga Disney”, furnizimet me ujë po shterohen dhe sjellja antisociale është e përhapur.

Në tre muajt e fundit protestat kundër turizmit kanë tërhequr 56,000 njerëz në të gjithë Ishujt Kanarie dhe 10,000 njerëz në ishullin Mallorca. Në bregun jugor të kontinentit, më shumë se 5000 protestuan në Málaga së bashku me disa mijëra në Alicante dhe Cádiz. Ka pasur demonstrata në Sevilje, në San Sebastián, madje edhe në lagjen Lavapiés të Madridit.

Në fund të fundit, të refuzosh një sektor, që është burimi ekonomik i shumë vendeve, është i rrezikshëm. Gjatë gjashtë dekadave, industria është kthyer në një motor pune dhe fitimesh. Ajo e ka ngritur Spanjën në rangun e vendeve të pasura dhe përbën 12-13 % të PBB-së kombëtare. Por, një slogan në Ishujt Kanarie përmblodhi një ndjenjë të përbashkët: “Turizëm, po. Por, jo kështu.”

Pyetja është, si mund të rregullohet sektori i turizmit – dhe me çfarë kostoje ekonomike?

Që në vitin 2001, Ishujt Kanarie vendosën një kufizim për ndërtimet e reja në zonat turistike në një përpjekje për të kontrolluar numrin e turistëve. Dhjetë vjet më parë, mes trazirave sociale për masat shtrënguese të Eurozonës, në Barcelonë filluan protestat e para në shkallë të gjerë kundër turizmit. Por, që atëherë natyra e problemit ka ndryshuar.

Më pas goditi Covid-19. Banorët patën një shije të papritur për të pasur përsëri shtëpitë dhe rrugët për vete, por me një tjetër anë të kushtueshme: qeveritë morën borxhe të mëdha për të kompensuar zhdukjen e të ardhurave nga turizmi. Kur pandemia u qetësua, udhëtarët u kthyen me një uri të re dhe politikëbërësit ishin të dëshpëruar për t’i mirëpritur ata. Ky moment është “cilësisht ndryshe” nga çështja ekzistuese e turizmit masiv, thotë Angelos Varvarousis, planifikues akademik dhe urban me bazë në Barcelonë dhe Athinë.

“Nuk është çështja e numrave, por qytetet, rajonet dhe madje edhe vende të tëra po kthehen në shoqëri të turizmit. Që do të thotë se peizazhet e tyre, ekonomitë e tyre, vetë-imazhi i tyre, po funksionalizohen për t’i shërbyer turistëve. Është një formë kolonizimi.”

Vendet ndihen të mbingarkuar nga turizmi, vetëm nëse nuk kanë qenë të përgatitur për të përballuar. Ajo që nevojitet janë investime të bashkërenduara në strehim, transport urban dhe sistemet e ujit. Ndërsa Spanja ka ndërtuar aeroporte dhe autostrada të mira, turizmi në nivel lokal ishte për dekada një histori e politikëbërësve – nga e djathta dhe e majta njësoj – që konkurrojnë për biznes dhe dështojnë të planifikojnë, thonë shifrat e industrisë.

Zgjidhja përfundimtare, më radikale e propozuar është tkurrja e numrit të përgjithshëm të turistëve ndërkombëtarë. Versioni antikapitalist hedh poshtë nocionin e udhëtimit jashtë vendit si një të drejtë, thekson nevojën për të ulur emetimet e karbonit nga transporti dhe tërheq vëmendjen e atyre, që ende nuk mund të përballojnë asnjë lloj pushimi.

Të tjerë favorizojnë përdorimin e taksave të turizmit, për të dekurajuar vizitorët. Por askund në Europë nuk i është vendosur tarifa prej 100 dollarësh për natë, e vendosur nga mbretëria Himalayan e Butanit. Taksa e Barcelonës është maksimumi 6.75 euro për natë dhe qeveria e saj, e udhëhequr nga socialistët, ka një vizion më të moderuar të kufijve. / FT

Marre nga Monitor

spanje turizem

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë