Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në jug të Spanjës mbrëmjen e së dielës. Incidenti pranë qytetit të Kordobës është përshkruar nga zyrtarët lokalë si aksidenti më i rëndë hekurudhor që ka ndodhur në Spanjë në më shumë se një dekadë.
BBC shkruan se kryeministri Pedro Sánchez pritet të vizitojë vendin e ngjarjes gjatë kësaj të hëne, ku përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Ku ndodhi përplasja?
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:45 (sipas orës lokale) të dielën, rreth një orë pasi një nga trenat u nis nga Málaga drejt Madridit. Treni doli nga shinat dhe kaloi në binarët e kundërt, tha operatori Adif. Më pas u përplas me një tren që po vinte nga jugu i Madridit drejt Huelvës, i cili u detyrua të dilte në një argjinaturë pranë shinave, tha ministri i transportit të Spanjës, Óscar Puente. Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve ishin në vagonët e parë të trenit që shkonte drejt Huelvës, shtoi ai.
Çfarë e shkaktoi aksidentin?
Shkaku i daljes nga shinat mbetet i paqartë. Zyrtarët thonë se është hapur një hetim, por nuk pritet të përcaktojë se çfarë ndodhi për të paktën një muaj. Ministri Puente e përshkroi aksidentin si “jashtëzakonisht të çuditshëm” dhe tha se të gjithë ekspertët hekurudhorë të konsultuar nga qeveria “janë jashtëzakonisht të habitur nga aksidenti”.
Presidenti i operatorit shtetëror hekurudhor të Spanjës, Renfe, tha se kishte “përjashtuar” mundësinë që incidenti të kishte ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt ose gabimit njerëzor. Álvaro Fernández Heredia i tha radios kombëtare spanjolle RNE se edhe nëse do të ishte bërë një gabim, një sistem brenda trenit do ta kishte korrigjuar atë. Ai shtoi se të dy trenat po udhëtonin nën kufirin maksimal të shpejtësisë në segmentin e shinave ku ndodhi aksidenti. Heredia sugjeroi se një defekt mekanik ose një problem infrastrukture ishte shkaku më i mundshëm.
A ka ende njerëz të bllokuar në trena?
Në dy trenat, të operuar nga kompanitë Iryo dhe Alvia, kishte rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Nuk është e qartë nëse ka ende njerëz të bllokuar brenda vagonëve, por ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
“Problemi është se vagonët janë shtrembëruar, kështu që metali është shtrembëruar bashkë me njerëzit brenda,” tha Francisco Carmona, shefi i zjarrfikësve në Kordoba, për transmetuesin publik RTVE.
“Madje kemi pasur raste kur kemi nxjerrë një person të vdekur për të arritur tek dikush që ishte gjallë. Është punë e vështirë dhe delikate,” shtoi ai.
Kush janë viktimat?
39 viktimat e aksidentit nuk janë identifikuar ende dhe Puente që tha se numri i të vdekurve “nuk është ende përfundimtar” pasi hetimet për aksidentin sapo kanë filluar. Deri në mesditën e së hënës, 112 persona kishin marrë ndihmë mjekësore, 43 prej të cilëve mbetën të shtruar në spital, sipas shërbimeve lokale të emergjencës.
Ndër 43 personat që ndodhen ende në spital: Katër prej tyre janë të mitur, njëri prej të cilëve në kujdes intensiv, ndërsa dymbëdhjetë të rritur janë gjithashtu në kujdes intensiv.
Çfarë kanë thënë të mbijetuarit?
Pasagjerët në trenin që shkonte drejt Madridit e përshkruan momentin e përplasjes si një “tërmet” dhe thanë se u thyen xhamat e trenit, u zhvendosën bagazhet dhe njerëzit u përplasën në dysheme.
“Unë isha në vagonin e parë. Në një moment ndjeva sikur ishte tërmet dhe treni doli nga shinat,” tha gazetari Salvador Jimenez për transmetuesin publik Canal Sur.
“Kishte njerëz që bërtisnin, thërrisnin për mjekë,” shtoi ai.
Një tjetër pasagjer, Lucas Meriako, i tha transmetuesit spanjoll La Sexta Noticias se ishte në vagonin e pestë të të njëjtit tren kur filloi të “ndjente disa goditje” që u bënë gjithnjë e më të forta.
“Një tren tjetër na kaloi dhe gjithçka filloi të dridhej. Pati një tronditje pas nesh dhe ndjesi sikur i gjithë treni do të shpërbëhej,” përshkroi ai.
Stilisti italian i modës Valentino Garavani, i njohur si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Sipas një dekla...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të hënën në lagjen Shahr-e-Naw të kryeqytetit afgan, Kabul, duke shkaktuar një...
Kryeministri norvegjez, Jonas Store më 18 janar i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump i cili i është përg...
Një sherr banal mes dy të burgosurve një greku dhe një shqiptari ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e lehtë t&e...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi se do të shpallen tre ditë zie kombëtare, teksa një aksident i rëndë hekurud...
Ministrat e financave të Francës dhe Gjermanisë thanë të hënën (19 janar) se ishin të bashkuar në përballjen m...
Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar me origjinë shqiptare. Ai u arrestua nga policia, pasi u kap m...
Është e qartë se rreziqet gjeopolitike dhe rritja e mëtejshme e tensioneve tregtare përbëjnë një nga rreziqet kryesore...
Një sulm me të shtëna me armë ka ndodhur në bashkinë Çeke. Si pasojë e kësaj janë shënuar dy vi...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka riafirmuar se çdo vendim për të ardhmen e Groenlandës “i përket vetëm popullit t&e...