BOTA

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

n.f Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 20:41

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh

KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh", pothuajse nuk ka asnjë informacion mbi këtë rast. Ajo që dihet është se J.GJ. është punëtore e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Prishtinë.

Ndërsa, disa media kosovare shkruajnë se bëhet fjalë për një "spiun" të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), kjo agjenci nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar ose mohuar këto spekulime. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë më shumë detaje për këtë rast edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe përmes avokatit të së arrestuarës, Predrag Miljkoviq, por pa sukses.

Policia e Kosovës ka konfirmuar shkurtimisht se personi i dyshuar për "spiunazh" është arrestuar më 28 shkurt në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Prokuroria Speciale, gjithashtu, njoftoi më 28 shkurt se personi i arrestuar për spiunazh mund të përballet me një dënim minimal prej pesë vjetësh burgim, sipas Kodit Penal, nëse konfirmohet se është marrë me spiunazh ose ka mbledhur të dhëna për një shërbim të huaj inteligjence apo ndihmojnë në ndonjë mënyrë tjetër punën e atij shërbimi.

Deri tani, e vetmja gjë që dihet është se e arrestuara J.GJ. është banore e Mitrovicës së Veriut, e cila është e punësuar në OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Misioni i OSBE-së në Kosovë më 2 mars deklaroi se ka marrë parasysh raportimet e mediave për ndalimin e “anëtares së tyre” dhe se janë në kontakt me avokatin e saj.

"Edhe pse misioni nuk mund të komentojë këtë rast për shkak të hetimeve që po zhvillohen, mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse", thuhet në deklaratën e OSBE-së, duke theksuar se janë në kontakt me institucionet relevante dhe Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar "respektimin e procedurës së paraparë".

REL-i i është drejtuar misionit të OSBE-së në Kosovë duke e pyetur se në cilën pozitë saktësisht është e punësuar J. Gj., që sa kohë është anëtare e misionit dhe nëse misioni kryen kontrolle të sigurisë për punonjësit e tij. Mirëpo, deri në publikimin e këtij artikulli, përgjigja nuk ka ardhur.

Seancë gjyqësore e mbajtur me dyer të mbyllura

Seanca në të cilën personit me inicialet J. GJ. iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, u mbajt më 2 mars në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por nuk ishte e hapur për publikun. Më pas, gjykata njoftoi se ekziston "dyshimi i bazuar se J.Gj. “në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të spiunazhit” dhe se masa e paraburgimit i është caktuar për shkak të rrezikut se e ajo mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, theksohet në njoftim.

Asnjë reagim ndaj arrestimit

Institucionet e Serbisë nuk kanë reaguar ndaj arrestimit të gruas me inicialet J.GJ., ndonëse deri më tani ka qenë praktikë që pas çdo arrestimi të serbëve në Kosovë, përfshirë ata për "terrorizëm" ose "rrezikim të rendit kushtetues", të reagojë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjithashtu, nuk është prononcuar as Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Arrestimi i të dyshuarës J.GJ. ndodhi në të njëjtën ditë kur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se policia, pas marrjes së informacioneve nga terreni, kishte nisur një operacion në territorin e komunës së Leposaviqit, gjatë të cilit u sekuestruan uniforma ushtarake, armë dhe municion dhe se pas gjithë kësaj qëndrojnë anëtarët e organizatës "Mbrojtja Civile", e cila "vazhdon të veprojë në territorin e Kosovës".

Akuza të mëparshme për bashkëpunim me BIA-n

Gjithashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti më 20 shkurt një aktakuzë kundër dy personave me inicialet B.SH. dhe M.Q., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të spiunazhit. Mediat lokale në Kosovë raportuan se bëhet fjalë për shqiptarë të Kosovës të lidhur me autoritetet serbe, përkatësisht me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Megjithatë, BIA mohoi çdo lidhje me të arrestuarit në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një "përpjekje për të shpërndarë lajme të rreme" nga autoritetet në Prishtinë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë