
GJERMANI- Paniku përfshiu Manheim, Gjermani, kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Videot që qarkullojnë në internet nga incidenti tregojnë dhjetëra qytetarë të tmerruar që vrapojnë në panik nëpër rrugë, ndërsa të tjerë largohen nga ndërtesat një nga një.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në sheshin qendror Paradeplatz, ku ka pasur shumë njerëz. Raportet e para thanë se 25 persona u plagosën, 15 prej tyre në gjendje të rëndë, por policia tha se pesë persona u plagosën rëndë dhe pesë të tjerë lehtë. Gjithashtu mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë. Po ashtu spitali në Mannheim lëshoi një deklaratë duke thënë se dy të rritur dhe një fëmijë po merrnin kujdes mjekësor.
“Spitali Universitar i Mannheimit ka ngritur një njësi urgjence në kafene për t'u marrë me numrin e të plagosurve", thuhet gjithashtu në deklaratë.
Dëshmitarët okularë përshkruan skena tronditëse, me njerëz të shtrirë në tokë. Një dëshmitar, i cili ishte në një restorant në atë zonë, tha për Welt se ferri mbizotëroi, me qytetarët që vraponin të tmerruar dhe policia që vërshonte në zonë, madje edhe në çatitë e ndërtesave.
"Papritur, policia ishte kudo. E mbyllën qendrën, po na nxirrnin nga dyqanet. Në rrugë kishte këpucë, rroba dhe një karrocë fëmijësh të hedhura. Njerëzit bërtisnin, vraponin në panik. Zjarrfikëset, ambulancat, siguria, të gjithë po vinin. Nga lart helikopterët po krehnin zonën në kërkim të autorit. Ishin skena tmerri… ”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
3 Mars19:27
Aksident tragjik në Barcelonë/ Përplasen dy autobusë, rreth 50 persona të plagosur, katër në gjendje të rëndë
BARCELONË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Barcelonë, ku si pasojë rreth 50 persona mbetën t&eum...
E.D
BOTA
3 Mars18:14
"Evropa deklaroi se nuk mund ta bëjë punën pa SHBA-në"/ Trump sulmon sërish Zelenskyyn: Ky djalë nuk do paqe, nuk do ta tolerojmë më gjatë
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sërish me tone të ashpra homologut të tij ukrainas, Volodymyr Ze...
n.f
BOTA
3 Mars18:12
Osmani takim me ambasadorin e BE-së, shprehu rëndësinë e largimit të masave të padrejta të vendosura ndaj Kosovës
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në Presidencë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, A...
n.f
BOTA
3 Mars16:48
"Janë kaluar limitet, kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë të vdekur", lufta brenda kartelit të drogës përfshin qytetin meksikan
MEKSIKË- Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të prekur nga dhuna e karte...
n.f
BOTA
3 Mars16:48
Kryeministri grek, Mitsotakis zotohet të përmirësojë hekurudhat pasi qeveria e tij po përballet me votëbesim
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të përmirësojë hekurudhat e vendit ndërsa qeveria e tij po ...
n.f
BOTA
3 Mars16:47
Nesër është thirrur të dëshmojë në Prokurorinë Speciale, a do të refuzojë Kurti për të tretën herë? Në të njëjtën orë ka axhendë në Gjilan
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 4 mars është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që t&eum...
n.f
BOTA
3 Mars16:47
Shëndeti mendor, studimi i OKB-së: Kënaqësia dhe lumturia ka rënë tek të rinjtë gjatë dekadës së fundit, veçanërisht te vajzat!
ANGLI- Në një punim të ri të porositur nga OKB-ja, akademikët kryesorë Jean Twenge dhe David Blanchflow...
n.f
BOTA
3 Mars16:46
Një prej krizave më të mëdha humanitare në botë, Afganistani në rrezik nga zia e bukës
AFGANISTAN- Afganistani po rrëshqet drejt zisë së bukës, paralajmërojnë punonjësit e ndihmës që veprojnë n&e...