BOTA

Çfarë është "karta e artë" prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

n.f Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 07:58

Çfarë është "karta e artë" prej 5

SHBA- Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të nisin të jepin një 'kartë të artë' që kushton 5 milionë dollarë, për ata shtetas të huaj të pasur, që do të donin të jetonin dhe të punonin në SHBA. Atyre do t'u garantohej gjithaq "një rrugë e sigurt drejt shtetësisë amerikane".

Gjatë komenteve të tyre të martën në zyrën ovale, Presidenti Trump dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick thanë se programi do të fillojë pas dy javësh dhe do të zëvendësojë programin e vizave EB-5, i cili u mundëson investitorëve të huaj të jetojnë dhe punojnë në SHBA, nëse investojnë në kompani që krijojnë vende pune për amerikanët.

Por programi i vizave EB-5, është krijuar me një vendim të Kongresit në vitin 1990 dhe është e paqartë nëse Presidenti Trump ka kompetenca ta heqë atë, duke krijuar një program të ri vizash, pa vendim të Kapitolit.

"Ne e kemi përgatitur të gjithën nga pikëpamja ligjore. Është plotësisht e ligjshme të bëhet", tha Presidenti Trump. Ekspertët e emigracionit nuk bien plotësisht dakord.

"E vërteta është se do të duhet që Kongresi ta miratojë një gjë të tillë", tha Michael Wildes, një ekspert i ligjit të emigracionit nga Nju Jorku.

Wildes, që ka përfaqësuar Zonjën e Parë Melania Trump dhe anëtarë të familjes së saj në çështje që lidhen me imigrimin, tha se për shkak ka pak informacion në dispozicion në lidhje me programin, është e vështirë të vlerësohet se sa ndikim ka të ngjarë të ketë ai.

"Ai do t'i trajtojë njerëzit që kanë shumë para më mirë se të tjerët", tha Wildes për Zërin e Amerikës. "Kjo është në përputhje me etikën e tij".

"Nëse administrata po propozon të ripërcaktohen kushtet e programit EB-5, kjo është haptazi e paligjshme", i tha Zërit të Amerikës Jorge Loweree, drejtor menaxhues i Programeve dhe Strategjisë në Këshillin Amerikan të Emigracionit.

"Parametrat e atij programi janë hartuar nga dega jonë legjislative. Presidenti nuk mund t'i rishkruajë ato sipas dëshirës", shton ai.

David J. Bier, drejtor i studimeve mbi imigracionit në institutin ‘Cato’, shkruante në median sociale se "shitja e kartave jeshile është një gjë e mirë në teori, por propozimi specifik i Trump-it ka disa probleme". Njëra prej tyre sipas tij është se "Presidenti Trump nuk mund të eliminojë programin e investitorëve EB-5 që është hartuar me vendim të Kongresit".

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment të Zërit të Amerikës.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump e paraqiti planin e tij para një grupi gazetarësh në zyrën ovale ditën e martën.

"Ne do të shesim një kartë të artë", tha Presidenti Trump. "Do t'i vendosim asaj një çmim prej rreth 5 milionë dollarësh dhe kjo do t'u sigurojë atyre edhe privilegjet që ka karta e gjelbër. Do të jetë një rrugë drejt shtetësisë dhe njerëz të pasur do të vijnë në vendin tonë pasi ta blejnë këtë kartë".

Presidenti Trump tha se përveç të huajve të pasur që duan të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ai beson se korporatat amerikane do të jenë të gatshme t'i blejnë këto karta në mënyrë që të punësojnë, njerëz të talentuar nga jashtë vendit.

"Kompanitë do të paguajnë që njerëzit të vijnë dhe të kenë status afatgjatë në vend", tha ai.

Aktualisht ka disa rrugë në dispozicion për të huajt që duan të punojnë në SHBA. Programi i vizave H1-B u jep mundësinë mijëra punëtorëve të kualifikuar që të vijnë në SHBA çdo vit. Krahas kësaj, ka disa programe vizash që lejojnë drejtuesit e kompanive ndërkombëtare të jetojnë dhe punojnë në SHBA, nëse transferohen në një zyrë apo filial të kompanisë që ndodhet në SHBA.

Sekretari i Tregtisë Lutnick tha të martën se administrata planifikon ta ndërpresë programin ekzistues të vizave EB-5, të cilin ai e cilësoi të mbushur "plot me marrëzi, mashtrime dhe manipulime".

Programi EB-5 siguron statusin e kartës jeshile për të huajt që investojnë 1,050,000 dollarë në kompani që krijojnë të paktën 10 vende pune. Shuma mund të ulet në 800,000 dollarë nëse investimi bëhet në sektorë të caktuar të infrastrukturës ose në ato zona të vendit, të cilat qeveria synon t’i zhvillojë ekonomikisht.

Me komentet e tij Lutnick dukej se sugjeronte se 5 milionë dollarët për një ‘kartë të artë’ nuk do të përdoreshin për krijimin e vendeve të reja të punës, por do të shkonin direkt në arkën e qeverisë federale.

"Ne mund t'i përdorim paratë për të ulur defiçitin", tha ai.

Shereen Chen, një avokate emigracioni nga Nju Xhersi, i tha Zërit të Amerikës se për shumë të huaj të pasur që shpresojnë të vijnë në Shtetet e Bashkuara, rregullat e reja mund ta komplikojnë procesin.

Rregullat aktuale përfshijnë një "program të rreptë verifikimi" për të siguruar që paratë e investuara në kuadër të programit EB-5 janë fituar në mënyrë të ligjshme, tha zonja Chen. Procesi është i gjatë dhe i vështirë, e do të ndërlikohej edhe më shumë tha zonja Chen, nëse shuma e parave që verifikohet, rritet me pesëfish.

Programi i ri do të kishte ndërlikime tejet të mëdha për shtetasit kinezë që shpresojnë të vijnë në SHBA. Ndërsa shumë kinezë kanë përdorur programin EB-5, kontrollet më të forta monetare në Kinë, e kanë bërë këtë gjithnjë e më të vështirë.

"Tani për tani, është shumë e vështirë për shtetasit kinezë ta përdorin programin EB-5, madje edhe me 1,050,000 dollarë, sepse është shumë e vështirë për ta që të nxjerrin para nga Kina", tha zonja Chen.

Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që zbatojnë programe që u mundësojnë të huajve të pasur të shkëmbejnë investimin e tyre, me privilegjin e qëndrimit në një vend.

Henley & Partners, një kompani konsulence me bazë në Londër që këshillon klientë që kërkojnë mundësi qëndrimi dhe shtetësie në vende të tjera, është i angazhuar në më shumë se 100 vende të botës, që ofrojnë programe investimi në këmbim të qëndrimit të përhershëm. Rreth 30 vende ofrojnë shtetësi në këmbim të investimit, një marrëveshje e njohur zakonisht si "pasaporta e artë".

Vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka ushtruar trysni ndaj vendeve anëtare me programe të tilla me kërkesën për t'i eliminuar ato, për shkak të shqetësimeve lidhur me aktivitete të paligjshme, si evazioni fiskal dhe pastrimi i parave./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë