BOTA

Çfarë janë raketat Oreshnik që goditën dje Kievin? Sistemi raketor rus i panjohur për Perëndimin dhe i padukshëm për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

r.ll Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 09:29
Çfarë janë raketat Oreshnik që goditën dje Kievin?
foto ilustruese

RUSI- Konflikti në Ukrainë po merr një dimension të ri pas përdorimit nga Rusia të një sistemi raketor të panjohur Oreshnik, i cili po shkakton shqetësim në Perëndim. Sulmi në Dnipro u shoqërua me një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin, duke ngritur edhe më shumë shqetësime serioze për ecurinë e luftës.

Testi i raketës specifike, siç e përshkroi ai, dhe shpejtësia me të cilën po përshkallëzohet tensioni në rajon, përforcojnë frikën e përshkallëzimit të mëtejshëm me pasoja globale. Injoranca e Perëndimit për karakteristikat e kësaj arme hipersonike dhe retorika kërcënuese e Putinit shtojnë ndjenjën e pasigurisë dhe presionit diplomatik, shkruajnë mediat e huaja. Me pak çfarë dihet për arsenalin e  Rusisë, raketat Oreshnik janë një nga sistemet raketore më të avancuara që Moska ka zhvilluar gjatë pesë viteve të fundit. Këto raketa i përkasin gjeneratës së re të raketave me rreze të gjatë veprimi, por jo të rrezes ndërkontinentale, siç u njoftua zyrtarisht nga Kievi pak orë më parë.

Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, solli edhe reagime perëndimore nga analistë (kryesisht) të cilët theksuan se raketa me koka të shumta që goditi Dnipro herët dje nuk i përket kësaj kategorie sistemesh.

Oreshnikët janë gjithsesi një nga armët, karakteristikat dhe dinamika e të cilëve aktualisht i mungojnë Perëndimit. Sipas asaj që deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, dhe raportohet nga mediat ruse, përparësia kryesore e këtyre raketave është shpejtësia me të cilën ato godasin objektivat e tyre gjatë zbritjes.

Më konkretisht, Oreshnikët zhvillojnë një shpejtësi prej 2 deri në 3 kilometra në sekondë, gjë që praktikisht i bën ata të jenë përtej supersonikës dhe "të padukshëm" për sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat Kievi i ka zhvilluar aktualisht kryesisht rreth qendrave të tij të mëdha urbane dhe njësive kryesore të energjisë.

Oreshnikët i përkasin “familjes” së armëve hipersonike pasi godasin në fakt me shpejtësi që kalon 10800 km/h dhe bëjnë pjesë në kategorinë që përfshin raketat që lëvizin me shpejtësi nga 6100 km/h deri në 12300 km/h. Këto raketa janë gjithashtu të afta për koka luftarake të shumta dhe nuk janë ndërkontinentale, por me rreze të gjatë, pasi ata udhëtojnë një distancë prej jo më shumë se 900 kilometra. Ajo që është gjithashtu e sigurt bazuar në fjalët e Putinit është se goditja në Dnipro është e para që Rusia ka tentuar me këtë sistem të veçantë të armëve.

Në fakt, Vladimir Putin e quajti atë një “test”, që është më shqetësuesja nga zhvillimet e 5 ditëve të fundit. Nëse Rusia ka marrë vendimin për t'iu përgjigjur sulmeve balistike perëndimore në territorin e saj edhe duke përdorur armë nën provë, atëherë përshkallëzimi ka të ngjarë të ketë dimensione që Perëndimi dhe Kievi sot nuk duket se i kanë llogaritur.

raketat oreshnik lufta ukraine-rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë