BOTA

Çfarë pritet të ndodhë pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës?

r.ll Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 15:00
Çfarë pritet të ndodhë pas vendosjes së tarifave
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, të cilat kanë hapur rrugën për tensione tregtare me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Trump e ka konfirmuar politikën e tij ekonomike, të premtuar gjatë, në mbrëmjen e 1 shkurtit, duke thënë se Uashingtoni do të godasë Kanadanë dhe Meksikën me tarifa prej 25 për qind në të gjitha mallrat, ndonëse importet kanadeze të energjisë do të përballen me tarifa prej 10 për qind.

Ai ka thënë se po vendos tarifa derisa të ndalet vala e migrantëve dhe qarkullimi i fentanolit ilegal në Shtetet e Bashkuara, ndonëse marrja e vendimit është duke u diskutuar në disa drejtime, dhe faktorët besohet të jenë të shumtë. Në masat e reja përfshihen edhe tarifa prej 10 për qind në mallrat prej Kinës. Tarifat në mallrat e të tria vendeve do të hyjë në fuqi më 4 shkurt.

Këto masa rrezikojnë nxitjen e një lufte tregtare, që mund t’i dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme ekonomitë e shteteve të shënjestruara, por edhe të Shteteve të Bashkuara, sidomos për faktin se Kanadaja, Meksika dhe Kina janë zotuar për kundërmasa. Në urdhrin ekzekutiv të prezantuar nga Trumpi përfshihet edhe një pikë që i lejon presidentit t’i zgjerojë tarifat, nëse një shtet vendos kundërmasa ndaj SHBA-së.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka thënë se shteti i saj do të vendosë tarifa ndaj SHBA-së, ndërsa kryeministri i Kanadasë, Justin Truedeau, ka paralajmëruar masa hakmarrëse “me shtrirje të gjerë”. Ministria e Ekonomisë e Kinës, e ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se Pekini do të ngre padi kundër Shteteve të Bashkuara në Organizatën Botërore të Tregtisë, dhe do të ndërmarrë kundërmasa, por pa dhënë më shumë hollësi.

Përgjigjja e Kanadasë, Meksikës dhe Kinës

Mallrat e tri vendeve, që Trumpi u ka vendosur tarifë, kanë përbërë 40 për qind të importeve në SHBA vitin e kaluar. Në përgjigjen e saj televizive, Sheinbaum ka thënë se e ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë që të përgjigjet me një varg masash, përfshirë tarifa potenciale prej 25 për qind në produktet amerikane. Ajo i ka quajtur “shpifje” sugjerimet se Qeveria e Meksikës ka aleanca me organizatat kriminale, dhe që Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për të ndalur qarkullimin e armëve ilegale në Meksikë, të cilat përdoren nga kartelet.

Presidentja meksikane ka thënë se është e hapur në gjetjen e një zgjidhjeje me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se “problemet nuk zgjidhen duke vendosur tarifa, por duke biseduar”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se shteti i tij do të përgjigjet me tarifa prej 25 për qind në mallrat amerikane në vlerë të 155 miliardë dollarëve, dhe se ato të zbatohen përmes disa fazave në javët në vijim. Në një konferencë për media, Trudeau ka thënë se janë duke u shqyrtuar edhe masa tjera për minerale kritike si dhe prokurime prej Shteteve të Bashkuara, por pa dhënë më shumë hollësi.

“Nuk duam të përballemi me këtë, nuk e kemi kërkuar këtë”, ka thënë Trudeau. “Por, nuk do të zmbrapsemi nga mbrojtja e kanadezëve”. Ai ka folur edhe për deklaratat e Trumpit se kufiri mes SHBA-së dhe Kanadasë përbën shqetësim për sigurinë, duke thënë që më pak se 1 për qind e fentanolit hyn në SHBA përmes kufirit verior.

Trudeau u ka bërë thirrje kanadezëve të blejnë “më pak produkte amerikane, të zgjedhin produkte kanadeze dhe shërbime kanadeze, në vend të atyre amerikane”. Kryeministri kanadez e ka hapur derën për diskutime të mëtejmë me Uashingtonin, duke thënë se Kanadaja është e gatshme të investojë rreth 1 miliard dollarë në sigurinë kufitare, për t’i shmangur tarifat. Tarifa prej 10 për qind në mallrat e Kinës është shtesë mbi tarifat e vendosura nga ish-presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Trumpi, në mandatin e parë. Pekini është zotuar se do të marrë masa për t’i mbrojtur interesat kineze. Ministria e Jashtme e Kinës ka folur edhe për fentanolin, duke thënë se ekzistojnë kufizime të rrepta për eksport të kësaj lënde qysh prej vitit 2019.

Tarifat mund t'i rrisin çmimet për konsumatorët, të çrregullojnë zinxhirin e furnizimeve, dhe të ndikojnë në ulje të vendeve të punës në disa sektorë. Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara e kanë një ekonomi thellësisht të integruar, pasi mallra në vlerë të 2 miliardë dollarëve kalojnë nëpër pikat kufitare në baza ditore.

Shumë ekonomistë besojnë se tarifat dhe masat hakmarrëse mund t‘i rrisin çmimet për shumë produkte dhe të rrisin inflacionin. Kjo për shkakun se importuesit, dhe jo vendet që eksportojnë mallrat, detyrohen të paguajnë tarifën, dhe ata zakonisht e bartin këtë rritje te konsumatorët, duke rritur çmimet e produkteve.

Më 31 janar, Trump e ka pranuar se mund të ketë “çrregullim të përkohshëm të tregut” për shkak të tarifave, mirëpo e ka mbrojtur politikën, duke thënë se “tarifat do të na bëjnë shumë të pasur dhe të fuqishëm – dhe do t’i trajtojmë shtetet tjera në mënyrë shumë të drejtë”.

Një raport i publikuar në janar nga Instituti Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare, institut me bazë në Uashington, është sugjeruar se tarifat do të zvogëlonin rritjen ekonomike dhe do të rrisnin inflacionin, dhe që masat do të dëmtonin ekonomitë e Kanadasë, Kinës, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Të tjerë i kanë duartrokitur masat e Trumpit. Kongresisti Jason Smith, republikan nga Misuri – pjesëtar i një komiteti që mbikëqyr çështjet lidhur me taksat, dhe shpenzimet qeveritare – e ka përkrahur masën.

“Tarifat në importet prej Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dërgojnë mesazh të fuqishëm se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë në vend derisa kombet tjera dështojnë të ndalin qarkullimin e drogave ilegale dhe imigrantëve drejt vendit tonë”, ka thënë ai përmes një deklarate. “Këto masa do t’i sjellin Qeverisë amerikane të hyra në vlera miliardëshe”./REL

donald trump shba kanada kine meksike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë