Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale pas dënimit të krerëve të UÇK: Kurti ta shpërbëjë! Vendimi skandaloz
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, R...
Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Hagës ndaj katër drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar ...
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Koso...
Banorët e Maliqit kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korç&eum...
Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina. Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flam...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të U&...
Një prej protestuesve të mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë ka reaguar me lot në sy pas vendimit të Gjyk...

Eshtë rihapur sërish gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona e cila nisi një vit pasi çështja e parë dështoi dhe u shpall e pavlefshme.
Shtatë anëtarë të ekipit të tij mjekësor akuzohen për vrasje nga pakujdesia pasi ai vdiq nga një atak në zemër në moshën 60-vjeçare. Ata i kanë mohuar akuzat. Nëse shpallen fajtorë, përballen me dënime nga tetë deri në 25 vjet burg.
Gjyqi i parë u ndërpre majin e kaluar kur një nga tre gjyqtarët dha dorëheqjen, pasi dyshohet se lejoi xhirime të paautorizuara në sallën e gjyqit për një dokumentar.
Maradona vdiq në vitin 2020 në shtëpinë e tij në Tigre, në provincën Buenos Aires, ndërsa po rikuperohej nga një operacion për heqjen e një mpiksjeje gjaku në tru.
Hetuesit e klasifikuan rastin si vrasje nga pakujdesia (e ngjashme me vrasjen e pavullnetshme), pasi thanë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë shëndetësore të Maradonës, por nuk morën masat e nevojshme për ta shpëtuar.
Dështimi i zemrës i shkaktoi atij edemë pulmonare akute, një gjendje ku lëngu grumbullohet në mushkëri, sipas autopsisë paraprake.
Një panel ekspertësh mjekësorë, i angazhuar nga prokurorët për të hetuar ekipin mjekësor të Maradonës, tha se trajtimi që ai mori në shtëpi ishte “i mangët dhe i pakujdesshëm”.
Ata përfunduan se futbollisti “do të kishte pasur më shumë mundësi për të mbijetuar” nëse do të kishte marrë trajtim të duhur në një institucion të përshtatshëm mjekësor.
Mes shtatë të pandehurve janë mjeku i tij kryesor, Leopoldo Luque, dhe psikiatrja Agustina Cosachov. Infermierja e tij e mëparshme, Dahiana Gisela Madrid, do të gjykohet në një proces të veçantë. Rreth 100 persona pritet të dëshmojnë para një trupi të ri gjyqtarësh në një gjykatë në San Isidro, përfshirë edhe vajzat e Maradonës. Gjyqi pritet të zgjasë deri në korrik.
Kur futbollisti vdiq më 25 nëntor 2020, presidenti i atëhershëm i Argjentinës, Alberto Fernández, shpalli tre ditë zie kombëtare.
“Faleminderit që ekzistove, Diego. Do të na mungosh gjithë jetën,” tha ai.
Maradona e nisi karrierën te Argentinos Juniors. Ai përfaqësoi Argjentinën në katër Kupa Bote, duke shënuar 34 gola, përfshirë golin famëkeq “Dora e Zotit” kundër Anglisë në vitin 1986.
Në pjesën e dytë të karrierës së tij, ai pati probleme me varësinë nga kokaina. Në vitin 1991, u pezullua për 15 muaj pasi rezultoi pozitiv për këtë substancë.
Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 1997, në ditëlindjen e tij të 37-të, gjatë periudhës së dytë te klubi argjentinas Boca Juniors. Në vitin 2008, u emërua trajner i kombëtares së Argjentinës dhe u largua pas Kupës së Botës 2010, ku skuadra e tij u eliminua nga Gjermania në çerekfinale.
Më pas drejtoi skuadra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Meksikë dhe ishte trajner i klubit argjentinas Gimnasia y Esgrima në momentin e vdekjes së tij./Përktheu Piranjat News
Një aplikacion për të verifikuar moshën e atyre që përdorin platformat dixhitale dhe mediat sociale, për të siguruar q...
Vetëm 48 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë të madhe bombardimesh ndaj Iranit, grupi militant libanez, H...
Qeveria e Spanjës ka miratuar plane për t’u dhënë status ligjor 500,000 emigrantëve pa dokumente, duke u mundësuar at...
Irani nuk synon përshkallëzim ushtarak, por mbetet i hapur ndaj dialogut për zgjidhjen e tensioneve ndërkombëtare, ka deklaruar presi...
SHBA-të do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, ndërsa administrata Tr...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë si të çmuara në kontekstin aktua...
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy ka bërë të ditur se Turqia ka siguruar kthimin e një koke prej mermeri nga q...
Deri në 5000 luftëtarë kubanë po marrin pjesë në operacionet ushtarake ruse në Ukrainë, sipas informimit të dh&eu...
Një plan alternativ për sigurinë e Evropës, që parashikon përdorimin më të madh të strukturave ekzistuese të...
Policia nigeriane tha të martën se kishte arrestuar një bandë prej 33 personash të dyshuar për përfshirje në rrëm...