BOTA

Fati i propozimit për armëpushim varet nga Kryeministri Netanyahu dhe udhëheqësi i Hamasit në Gazë

E.D Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 22:16

Fati i propozimit për armëpushim varet nga Kryeministri Netanyahu dhe

TEL AVIV–Fati i marrëveshjes së propozuar për armëpushim në Gazë në shumë mënyra varet nga dy njerëz: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar.

Secili po ballafaqohet me trysni të dukshme politike dhe personale që mund të jenë duke ndikuar në vendimmarrjen e tyre. Dhe asnjëri nuk duket se dëshiron të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme tetë-mujore dhe për t’i liruar pengjet e rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.

Hamasi është pajtuar me kornizën e përgjithshme të planit, por ka kërkuar “ndryshime”. Kryeministri Netanyahu ka vënë në dyshim publikisht disa aspekte të tij, ndonëse Shtetet e Bashkuara e kanë paraqitur atë si një plan izraelit.

Ndër pikat kryesore që po kundërshtohen është si të kalohet nga marrëveshja fillestare e përkohshme e armëpushimit në fazën e parë të planit, në një armëpushim të përhershëm që përfshin përfundimin e luftimeve dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Më poshtë një vështrim rreth motiveve të dy udhëheqësve:

Netanyahu po “fiton kohë”

Gjatë gjithë luftës, udhëheqësi izraelit, që ka qeverisur për një kohë të gjatë, është kritikuar se po lejon kalkulimet politike të ndërhyjnë në vendimmarrjen e tij.

Qeveria e tij është në pushtet falë dy partive ultra-nacionaliste që kundërshtojnë marrëveshjet e armëpushimit. Në vend të armëpushimit, ata parapëlqejnë trysninë e vazhdueshme ushtarake në përpjekje për të mundur Hamasin dhe për të liruar pengjet. Ata gjithashtu thonë se palestinezët duhet të “nxiten” që të largohen dhe që vendbanimet izraelite, të cilat u tërhoqën nga Gaza në vitin 2005 kur Izraeli u largua që andej pas okupimit 38 vjeçar, të vendosen sërish në këtë territor.

Zoti Netanyahu ka mbajtur qëndrim të ashpër rreth armëpushimit, duke thënë se ai nuk do të ndalë luftën deri në shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.

Por me partnerët e tij të koalicionit qeverisës të linjës së skajshme, që zotohen se do ta rrëzojnë qeverinë në rast të arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim, zoti Netanyahu është zënë edhe më ngushtë. Mbështetja tek ta për të qëndruar në pushtet është shtuar pas dorëheqjes së ish drejtuesit ushtarak Benny Gantz, politikan me prirje të qendrës në spektrin politik, i cili u largua për shkak të pakënaqësive me mënyrën se si zoti Netanyahu e ka menaxhuar konfliktin.

Kryeministri Netanyahu është detyruar të baraspeshojë trysnitë e brendshme me kërkesat e administratës së Presidentit Biden, që po promovon propozimin e ri për armëpushim, si dhe nga familjet e pengjeve që besojnë se vetëm një marrëveshje do të sigurojë lirimin e të dashurve të tyre. Dhjetëra mijëra izraelitë u janë bashkuar protestave të gjera në përkrahje të familjeve të pengjeve.

Aktualisht zoti Netanyahu duket se po mban anën e partnerëve qeverisës së krahut të djathtë të skajshëm, duke patur parasysh se ata mbajnë çelësin e mbijetesës së tanishme politike të tij, ndonëse ai thotë se po mbron interesat e vendit.

Largimi i tyre nga qeveria mund të çojë në zgjedhje të reja, që mund t’i japin fund qeverisjes së tij dhe t’u hapin rrugë hetimeve për dështimet e 7 tetorit.

Ai po ashtu po përballet me një proces gjyqësor për korrupsion dhe ndonëse seancat gjyqësore nuk po marrin vëmendjen e publikut, ato kanë vazhduar gjatë gjithë luftës. Një marrëveshje armëpushimi do të rikthente vëmendjen ndaj akuzave, të cilat e kanë shoqëruar udhëheqësin izraelit me vite dhe të cilat ai i mohon plotësisht.

E ardhmja politike e zotit Netanyahu duket se është përmirësuar gjatë luftës. Përkrahja e publikut për të shënoi rënie pas sulmit të befasishëm të Hamasit në pjesën jugore të Izraelit. Por ndërkohë ajo është rritur gradualisht. Dhe ndonëse mund ta ketë të vështirë rrugën drejt rizgjedhjes, zoti Netanyahu ende mbetet në garë.

“Ai po e drejton luftën sipas dëshirës, që do të thotë ngadalë. Po blen kohë”, thotë analisti Gideon Rahat pranë Institutit të Izraelit për Demokraci, që është njëkohësisht edhe kryesues i departamentit të shkencave politike në Universitetin Hebraik në Jerusalem.

Sipas profesorit Rahat, zoti Netanyahu ka dëshirë ta vazhdojë luftën me shpresën që ish-Presidenti amerikan Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, me mundësinë që t’i japë Izraelit më shumë liri veprimi në luftën kundër Hamasit.

“Nuk shoh se si mund ta pranojë armëpushimin”, thotë profesori Rahat. “Por ai nuk është i vetmi që kontrollon realitetin”.

Misioni i drejtuesit të Hamasit, Sinwar, për të mbijetuar

Udhëheqësi i Hamasit në Gazë po ashtu nuk duket se po nxiton të nënshkruajë marrëveshje.

Udhëheqësit e grupit militant që veprojnë në diasporë kanë dallime në përqasjen drejt një marrëveshjeje armëpushimi. Por drejtuesi Sinwar – planifikuesi i sulmeve të 7 tetorit – ka peshë të dukshme për këtë çështje.

Si një anëtar i devotshëm i Hamasit që ka kaluar dekada në burgjet izraelite, ai ka motivimin për ta vazhduar luftën.

Në nivelin personal, mund të bëhet fjalë për jetë a vdekje. Izraeli është zotuar se do ta vrasë, si përgjigje ndaj sulmit të tetorit dhe zoti Sinwar besohet se fshihet nëpër tunelet e thella nëntokësore të Gazës, i rrethuar nga pengjet izraelite.

Nëse armëpushimi hyn në fuqi, zoti Sinwar do të rrezikonte shumë po të dalë në publik.

“Mendoj se ai e kupton që është një njeri i vdekur tashmë. Por çështja është se sa gjatë mund të vazhdojë kështu?”, thotë analisti Khaled el-Gindy, nga Instituti për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.

Por motivimi i zotit Sinwar shkon përtej fatit të tij personal. I formuar me ideologjinë radikale të Hamasit, ai synon shkatërrimin e Izraelit dhe ka fituar pikë politike duke parë se si lufta ka dëmtuar pozitën ndërkombëtare të Izraelit dhe ka fuqizuar përkrahjen për kauzën palestineze.

Izraeli është përballur me kritika të shtuara ndërkombëtare – nga aleatët e saj perëndimorë, nga sistemi ndërkombëtar i drejtësisë, nga protestuesit në mbarë botën – rreth mënyrës se si e ka zhvilluar luftën, duke kontribuar në thellimin e izolimit global të Izraelit, akuzave se po kryen gjenocid ndaj palestinezëve dhe ka detyruar prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të kërkojë arrestimin e udhëheqësve izraelitë.

Analisti Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli Atlantik, shkruajti në platformën sociale X se zoti Sinwar po ashtu “mendon se kritikat e vazhdueshme globale për shkak të vrasjeve të tmerrshme të banorëve të Gazës do ta detyrojnë Izraelin dikur që t’i japë fund luftës”, sipas kushteve të vendosura nga ai vetë.

Por zoti Sinwar do të përballet me pyetje të vështira kur të marrë fund lufta – jo vetëm për rolin e tij personal në krimet e 7 tetorit, por edhe nga publiku palestinez ndërkohë që njerëzit e kuptojnë shkallën e shkatërrimit nga lufta dhe procesin e gjatë të rindërtimit.

Sipas analistit el-Gindy, zoti Sinwar nuk zbrapset për shkak të çmimit të lartë që civilët po paguajnë në Gazë, duke e konsideruar atë si një sakrificë të pashmangshme në rrugën drejt çlirimit.

Nga perspektiva e udhëheqësit të Hamasit, luftimet e vazhdueshëm ndaj ushtrisë së fuqishme të Izraelit, qoftë edhe përmes disa operacioneve të vogla të rezistencës, i mohon Izraelit fitoren, thotë analisti el-Gindy.

“Misioni kryesor i tyre është të mbijetojnë”, thotë ai. “Nëse mbijetojnë, fitojnë”./VOA

yahya sinwar benjamin netanyahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë