BOTA

FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi

E.D Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 21:23

FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi

SHBA- Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit njoftojnë rënie të konsiderueshme të vrasjeve dhe përdhunimeve, tregon një raport i sapopublikuar nga Byroja Federale e Hetimeve.

Një raport i FBI-së, i publikuar të hënën, tregon se krimet e dhunshme ranë me 3% mes viteve 2022 dhe 2023. Shkalla e vrasjeve ra me 11.6% ndërsa përdhunimet me më shumë se 9%. Po ashtu edhe shkalla e grabitjeve dhe sulmeve shënoi rënie të vogël.

Ndërkohë krimet që lidhe me pronësinë, ku përfshihen edhe vjedhjet, ranë rreth 2.4% ndërsa vjedhja e automjeteve u rrit me 12.6%. Gjatë një konference shtypi me gazetarët, përfaqësuesit e FBI-së theksuan se rënia e vrasjeve me 11.6% është shkalla më e lartë e regjistruar gjatë 20 viteve të fundit.

Zyrtarët thanë se në vitin 2023, shkalla e të gjitha krimeve të dhunshme ishte 363,3 krime për 100,000 banorë. Në vitin 2022 u shënuan 377.1 krime të dhunshme për 100,000 banorë.

Më shumë se 16,000 agjenci të zbatimit të ligjit, të rangut lokal dhe shtetëror, kontribuuan për raportin, përfshirë të gjitha agjencitë e qyteteve që kanë më shumë se një milion banorë.

Prirja e rënies së krimeve të dhunshme në të gjithë vendin vazhdon që nga viti 2021, pas rritjes së shkallës së vrasjeve në vitin 2020, gjatë pandemisë së koronavirusit. Po ashtu, shkalla e krimit të dhunshëm mbetet poshtë niveleve rekord të shënuara në fillim të viteve 1990.

Sidoqoftë, disa krime kanë shënuar një rritje të vogël, përfshirë sulmet me thikë dhe mjete të rënda. Numri i grabitjeve me armë, ku përfshihen frikësimet dhe kërcënimet me armë, shënoi një rritje me 3.2%.

Sulmet ndaj punonjësve të rendit, sipas raportit të FBI-së, shënuan rritjen më të madhe në 10 vjet, përshirë vrasjen e 60 policëve në krye të detyrës.

Numri i krimeve të urrejtjes dhe viktimave nga këto krime shënoi rritje nga viti 2022 deri në vitin 2023, megjithëse zyrtarët e FBI-së thonë se kjo rritje mund të jetë ndikuar nga shtimi agjencive të rendit që raportojnë krimet e urrejtjes.

Zyrtarët e FBI-së nuk pranuan të komentojnë nëse prirja që thekson raporti dhe rënia e krimit në përgjithësi gjatë viteve 2022-2023 vazhdoi edhe gjatë vitit 2024.

Një raport i publikuar nga Këshilli për Drejtësinë Penale (CCJ) në muajin korrik, një organizatë jo-partiake, tregon vazhdimin e rënies së krimeve të dhunshme.

Studimi në fjalë, i bazuar në shifrat mujore të krimit në dhjetëra qytete të mëdha amerikane, gjeti se gjatë gjysmën së parë të vitit 2024 shkalla e vrasjeve ra me 13%, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2023. Po ashtu ranë edhe sulmet me armë dhe grabitja e makinave. Ndërsa raporti nga CCJ thotë se tendencat e përgjithshme duken pozitive, shumë qytete ende përballen me nivele shqetësuese krimi./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë