BOTA

FBI ka gjetur 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit Kennedy

n.f Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 08:14

FBI ka gjetur 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit

SHBA- Byroja Federale e Hetimeve tha të martën se ka zbuluar 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, ndërsa agjencitë federale punojnë për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump muajin e kaluar për të publikuar mijëra të dhëna. FBI-ja tha se po punon për transferimin e të dhënave tek Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve për t’u përfshirë në procesin e deklasifikimit.

Në vitin 1992, Kongresi kishte urdhëruar që të gjitha dosjet e mbetura sekrete në lidhje me hetimin për vrasjen e ish Presidentit Kennedy duhet të hapeshin plotësisht për publikun përmes Arkivave Kombëtare pas 25 vjetësh, më 26 tetor 2017, me përjashtim të atyre që presidenti autorizoi të mbaheshin ende sekret.

Ndërsa shumica dërrmuese e koleksionit, ku përfshihen mbi 5 milionë faqe dokumentesh, janë bërë publike, hulumtuesit vlerësojnë se rreth 3,000 dosje nuk janë publikuar, pjesërisht apo në tërësi. FBI-ja nuk tha se çfarë të dhënash përmbajnë dosjet e zbuluara. Në vitin 2020, Byroja Federale e Hetimeve hapi një qendër për dokumentacionin, duke filluar përpjekjet shumëvjeçare për grumbullimin dhe inventarin elektronik të çështjeve të mbyllura nga zyrat e saj në të gjithë vendin.

Agjencia tha se një inventar më gjithëpërfshirës i të dhënave dhe teknologjia e përparuar mundësuan gjetjen e dokumenteve në fjalë. Jefferson Morley, nënkryetar i Fondacionit Mary Ferrell, një depo për dosjet që kanë lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy, e vlerësoi zbulimin e dokumenteve nga FBI-ja.

“Kjo tregon se FBI është serioze për të qenë transparente”, tha zoti Morley, i cili është gjithashtu redaktor i blogut "JFK Facts". Ai shtoi se ky veprim shërben si shembull që edhe agjencitë e tjera të ofrojnë dosjet që nuk janë dorëzuar ende pranë Arkivave Kombëtare.

Urdhri i Presidentit Trump muajin e kaluar udhëzon drejtorin e zbulimit kombëtar dhe prokuroren e përgjithshme që të hartojnë një plan për të publikuar të dhënat sekrete që kanë lidhje me atentatin ndaj Presidentit Kennedy.

Një zëdhënës i Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha plani për publikimin e të dhënave ishte dorëzuar në bazë të urdhrit, por nuk dha detaje apo afate kohore për publikimin e dokumenteve.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump tha se do të lejonte publikimin e të gjitha dokumenteve të mbetura, por siç duket për arsye të sigurisë kombëtare disa dosje nuk u publikuan. Ndërsa disa dosje vazhduan të publikoheshin gjatë administratës së Presidentit Biden, disa nuk e kaluan pragun.

Vrasja e Presidentit Kennedy nxiti teori konspirative për dekada me radhë. Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje në qendër të qytetit të Dallas-it nga atentatori 24-vjeçar Lee Harvey Oswald. Dy ditë pas vrasjes së presidentit, Jack Ruby, pronar i një klubi nate, qëlloi të vdekje atentatorin Lee Harvey Oswald ndërsa ky i fundit po transferohej drejt burgut.

Komisioni Warren, i ngritur nga Presidenti i atëhershëm Lyndon B. Johnson për të hetuar atentatin ndaj presidentit, arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm dhe se nuk kishte prova për komplot. Por ky përfundim nuk i dha fund një serie teorish të ndryshme gjatë dekadave.

Dosjet e publikuara gjatë viteve të fundit kanë ofruar detaje mbi mënyrën se si funksiononin shërbimet e zbulimit në atë kohë, dhe përfshijnë kabllograme dhe memorandume të CIA-s që diskutojnë vizitat e Oswald-it në ambasadat sovjetike dhe kubane gjatë një udhëtimi në kryeqytetin e Meksikës vetëm disa javë para atentatit. Ish marinsi amerikan kishte dezertuar më parë duke u vendosur në Bashkimin Sovjetik përpara se të kthehej në Teksas pranë familjes.

Urdhri ekzekutiv që Presidenti Trump nënshkroi muajin e kaluar synon gjithashtu të publikojë dosje sekrete në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy, vëllait të presidentit të ndjerë dhe udhëheqësit të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Presidenti Trump ka emëruar nipin e Presidentit Kennedy, Robert F. Kennedy Jr., për postin e Sekretarit të Shëndetësisë në administratën e tij të re. Zoti Kennedy, babai i të cilit, Robert F. Kennedy, u vra në vitin 1968 ndërsa kërkonte emërimin si kandidat demokrat për president, është shprehur se nuk është i bindur se një person i armatosur ishte përgjegjësi i vetëm për vrasjen e xhaxhait të tij, Presidentit Kennedy, në vitin 1963./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë