BOTA

Vizita e kryeministrit indian në SHBA, tregtia, emigracioni dhe lidhjet strategjike pritet të jenë tema kryesore të takimit me Trump

M.B. Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 22:21

Vizita e kryeministrit indian në SHBA, tregtia, emigracioni dhe lidhjet

SHBA- Ndërsa kryeministri indian Narendra Modi do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga e mërkura dhe zyrtarët në Nju Delhi shprehën optimizëm se vizita do të jetë një shenjë e forcimit të partneritetit mes dy vendeve. Megjithatë, analistët thonë se në takim do diskutohen edhe çështje të vështira si tregtia dhe emigracioni, të cilat janë përparësi kryesore të Presidentit Trump.

Duke nënvizuar faktin se Kryeministri Modi do të takohet me Presidentin Trump disa javë pas marrjes së detyrës, sekretari i Jashtëm indian Vikram Misri tha se marrëdhëniet Indi-SHBA janë të mira dhe se “ky ka qenë një nga partneritetet tona më të forta ndërkombëtare”.

Kryeministri Modi do të arrijë në Uashington pas një ndalese në Francë, ku po merr pjesë në konferencë globale mbi inteligjencën artificiale.

Tregtia është e rëndësishme për të dy vendet dhe India ka ndërmarrë hapa për të dëshmuar se është e gatshme të adresojë shqetësimet e Presidentit Trump, i cili e ka përmendur Indinë si një nga vendet që janë "abuzuese shumë të mëdha të tarifave". Në një bisedë telefonike me zotin Modi muajin e kaluar, Presidenti Trump bëri thirrje për lëvizje drejt një marrëdhënieje të drejtë tregtare mes dy vendeve.

Këshilltari i tij i lartë ekonomik, Kevin Hassett, përsëriti shqetësimet për tarifat të hënën. "India ka tarifa jashtëzakonisht të larta" që bllokojnë importet, tha ai në një intervistë me kanalin amerikan CNBC.

Nju Deli, i cili dëshiron të shmangë tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara, njoftoi në fillim të këtij muaji se do të ulë tarifat për importet e disa mallrave amerikane, si motoçikletat dhe makinat. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për Indinë, sepse Shtetet e Bashkuara janë partneri i saj më i madh tregtar. Tregtia midis dy vendeve në vitin 2023 kapi vlerën prej 118 miliardë dollarësh, me një suficit prej rreth 32 miliardë dollarësh në favor të Indisë.

India nuk është ndikuar deri më tani nga tarifat e Presidentit Trump, ndërsa vendimi i fundit për 25 për qind tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit pritet të ketë një ndikim shumë të vogël në Indi, pasi Nju Deli është një eksportues i vogël i çelikut në Shtetet e Bashkuara, sipas zyrtarëve indianë.

Forcimi i marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, thonë zyrtarët indianë, do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve në Uashington. Sipas analistëve, kjo mund të përfshijë blerje të mundshme të sistemeve dhe teknologjisë së armëve. Në bisedën telefonike të fundit me kryeministrin Modi, Presidenti Trump i kishte bërë thirrje që të rrisë nivelin e blerjeve të pajisjeve të sigurisë të prodhuara nga Amerika.

India, importuesja më e madhe në botë e pajisjeve ushtarake, ka nevojë për një sërë sistemesh armatimi për të modernizuar ushtrinë e saj. Ndërsa diversifikon blerjet e saj nga furnizuesi tradicional i armëve, Rusia, India ka filluar të blejë më shumë armë nga vende si Franca, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Shqetësimet e ndërsjella për veprimet agresive të Kinës ka të ngjarë t'i mbajnë dy vendet në një linjë për këtë çështje, thonë analistët. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe Japoninë, India është një partnere në grupin strategjik “QUAD”, i cili është i përqendruar në ruajtjen e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.

Emigracioni është një tjetër çështje shqetësuese për të dy vendet. Edhe pse India ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe ka thënë se është e gatshme të marrë emigrantë pa dokumente, raportet për 104 indianë pa dokumente të prangosur për 40 orë ndërsa u kthyen në Indi me një avion ushtarak javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara, shkaktuan reagime dhe protesta nga partitë opozitare./  VOA

shba

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12