Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi të premten armën e re, raketat-dronë "Peklo", që prodhohen në një fabrikë ukrainase, grupi i parë i të cilave, tha ai, tashmë u është dorëzuar forcave të armatosura të vendit.
Në pamjet e qarkulluara nga zyra e tij, Presidenti Zelenskyy mund të shihet duke vizituar fabrikën në një vend që nuk bëhet i ditur, së bashku me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi dhe zyrtarë të tjerë.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X, zoti Zelenskyy tha se emri i raketës hibride, njëkohësisht edhe dron, do të thotë "ferr" në gjuhën ukrainase. Arma e re ka një rreze veprimi prej 700 kilometrash dhe një shpejtësi prej 700 km/orë. Ai tha se tashmë e ka parë vetë efektivitetin luftarak të kësaj arme.
Zyrtarët ukrainas thanë se dronët janë me kosto të ulët dhe janë të krahasueshëm për nga rezultatet me disa raketa me vetëdrejtim të prodhimit rus.
“Është thelbësore që mbrojtësit tanë të marrin një armë kaq moderne, të prodhuar nga Ukraina”, shprehet zoti Zelenskyy në mesazhin e regjistruar. "Tani detyra është të vazhdojmë të rrisim prodhimin dhe dislokimin".
E premtja ishte Dita e Shërbimeve të Armatosura të Ukrainës dhe Presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim përpara ushtarakëve. "Respekt. Mirënjohje. Nder. Kjo është ajo që njerëzit tanë ndiejnë kur bëhet fjalë për ju. Kur njerëzit tanë dëgjojnë për ju, kur ju shohin, shikojnë se si e shkatërroni armikun, raketat e tij, dronët e tij, bazat e tij, arrogancën e tij", tha presidenti ukrainas.
Kur Rusia filloi luftën në Ukrainë, zoti Zelenskyy tha se në atë kohë Ukraina "nuk kishte raketa HIMARS, nuk kishte raketa Patriot, nuk kishte avionë F-16, dhe shumë të tjera mungonin. Por ne ju kishim juve. Luftëtarët ukrainas... ju mbani linjën e lirisë... për shkakun tuaj, të gjithë qëndrojnë, Ukraina mbahet, falë jush, luftëtarë ukrainas”.
Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi planet për të furnizuar forcat e armatosura me mbi 30,000 dronë sulmues me rreze të gjatë gjatë vitit 2025, me financim të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë. Në një deklaratë, ministria tha se dronët funksionojnë në mënyrë autonome dhe mund të godasin objektivat e armikut me saktësi të lartë.
Ministria ukrainase i bëri këto marrëveshje duke patur parasysh se mandati i Presidentit amerikan Joe Biden po përfundon dhe administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump paraqet pasiguri në këtë drejtim. Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për vazhdimësinë e mbështetjes dhe ka thënë se do ta zgjidhte luftën përpara inaugurimit të tij më 20 janar, por pa thënë se si.
Një zëdhënës i Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare u tha gazetarëve se këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takua me Andriy Yermakun, drejtuesin e zyrës së presidentit ukrainas, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, për të diskutuar të ardhmen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.
Zëdhënësi tha se takimi zgjati mbi një orë, ndërsa zoti Sullivan u fokusua tek teoria e Presidentit Biden se përmirësimi i pozitave të Ukrainës në luftën ndaj Rusisë, do t'i mundësonte Ukrainës të hynte në një proces të ardhshëm negociues në premisa të forta.
Zëdhënësi tha se zoti Sullivan dhe zoti Yermak diskutuan mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, përfshirë rritjen e ndihmës ushtarake dhe të trysnisë ekonomike ndaj Rusisë përmes sanksioneve, trajtimin e sfidës së mungesës së rekrutëve ukrainas dhe mbështetjes së qëndrueshme për ekonominë e Ukrainës.
Për ta vënë në jetë këtë strategji, zëdhënësi vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do t'i sigurojnë ushtrisë së Ukrainës qindra mijëra predha artilerie shtesë, mijëra raketa shtesë dhe qindra automjete të blinduara shtesë, nga tani dhe deri në janar.
Ata vunë në dukje gjithashtu valën gjithëpërfshirëse të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj sektorit financiar të Rusisë dhe se më shumë sanksione do të pasonin në javët në vijim, të gjitha të projektuara për ta bërë më të vështirë për Rusinë që ta vazhdojë luftën e saj në Ukrainë.
Zoti Sullivan dhe zoti Yermak thuhet se diskutuan një propozim amerikan për të përgatitur çdo ushtar të sapomobilizuar, në vendet e stërvitjes jashtë Ukrainës.
Dhe për të ndihmuar ekonominë e Ukrainës në muajt në vijim, zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara po finalizojnë marrëveshjen e huasë për Përshpejtimin e të Ardhurave të Jashtëzakonshme prej 20 miliardë dollarësh midis qeverive, të mbështetur nga fitimet e fondeve të ngrira ruse.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë tha se strategjia është krijuar për të përmirësuar pozicionin e Ukrainës në luftë për vitin e ardhshëm dhe për të hedhur themelet për një zgjidhje të negociuar "që siguron një Ukrainë të pavarur, sovrane dhe demokratike"./VOA
foto ilustruese SHBA- Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin në skenën globale me nj...
GJERMANI- Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjedhjet parlamentare. Ky proces, n...
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-geol, ka kërkuar falje për zhurmën që shkaktoi me pë...
AFRIKË- Të paktën 26 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobus&eu...
SHBA- Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues i Partisë së Solidaritetit Evropian në opozitë, bisedoi me shërb...
SIRI- Rebelët sirianë njoftuan se kishin arritur qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs. Mijëra njerëz iu larguan ...
KOLUMBI- Policia kolumbiane ka arrestuar 23-vjeçaren Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si “La Muñ...
TURQIA- Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Paraqiten si refugjatë ukrainas për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfituar nga bo...
FRANCË- Një sondazh i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e francezëve duan që presidenti Emman...