BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
SHKUP- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të enjten do t'ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend. Në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nga 120 sa janë gjithsej.
Pas marrjes së mandatit, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të përbërjes së re të Qeverisë, si dhe programin e punës. Mickoski ka thënë se dorëzimin e listës me emrat për përbërjen e Qeverisë së re do ta bëjë në afatin e parë të mundshëm.
"Pres që ta dorëzoj përbërjen sa më shpejt të jetë e mundur, apo para festave fetare që vijnë - Kurban Bajrami (16 qershor) dhe Dita e shpirtrave (21 qershor)”, ka thënë Mickoski.
Qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE-ja, koalicioni shqiptar VLEN dhe lëvizja ZNAM. Këto tri parti së bashku do të kenë 78 deputetë. Para votimit të Qeverisë, Kuvendi duhet të miratojë një ligj për riorganizimin e ministrive, megjithatë, për këtë nevojitet shumica prej dy të tretash (apo 80 vota) në Kuvendin prej 120 anëtarësh.
Mickoski të mërkurën i ka dorëzuar propozim-amendamentet në Kuvend, por ndonëse nuk ka dashur të konfirmojë drejtpërdrejt se a ka siguruar mbështetjen e 80 deputetëve, ka thënë se ata nuk janë “fillestarë në politikë” për të “besuar në rastësi”.
“Ne nuk jemi politikanë naivë që të besojmë në rastësi. Në politikë rrallëherë ka rastësi”, është shprehur Mickoski.
Mickoski nuk ka dhënë detaje rreth ndarjes së ministrive apo se kush do t’i drejtojë ato, ndërkohë që përfaqësues të koalicionit VLEN kanë thënë se në Qeverinë e re do të kenë një zëvendëskryeministër, gjashtë ministri, dy prej të cilëve do të jenë pa resor, si dhe shtatë zëvendësministra. Nga radhët e koalicionit VLEN është edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili në këtë post u zgjodh më 28 maj./ REL
Foto ilustruese GAZA- Një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në pjesën qendrore t&...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e dy sht...
Foto ilustruese KOSOVA- Ambasadat e Shteteve të QUINT-it [SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Itali...
Foto ilustruese SPANJË- Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me nj&e...
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia mund të përdorë armët bërthamore n&eu...
Aksidenti SIBERI- Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm kur dy tramvaje u p&eum...
Foto ilustruese MEKSIKË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar vdekjen e një burri në Meksik&e...
Foto ilustruese GJERMANI- Financimi i dëmeve klimatike është një temë e rëndësishme në Samitin e ardhshëm t&eu...
Cereminia nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar gjatë një procesioni nga Katedralja Bayeux deri në Vigjiljen e Madhe në Varr...
Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico ka reaguar për herë të parë pas atentatit që iu bë tre javë më par...