BOTA

Fitoi zgjedhjet ne 2023/ Gjykata vendos shpërbërjen e partisë kryesore opozitare në Tajlandë

I.A Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 18:26

Fitoi zgjedhjet ne 2023/ Gjykata vendos shpërbërjen e partisë

TAJLANDË- Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Partisë Progresive 'Ecni Përpara', e cila fitoi zgjedhjet kombëtare në vitin 2023, por mbeti në opozitë, pasi nuk iu lejua të zgjidhte kryeministrin. Gjykata thotë se kjo parti shkeli kushtetutën duke propozuar ndryshimin e ligjit që ndalon kritikat ndaj familjes mbretërore të vendit. Qeveria amerikane u shpreh sot (të mërkurën) e shqetësuar nga vendimi duke thënë se ai bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike.

“Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të shpërndajë partinë 'Ecni Përpara', në përputhje me rregulloret kushtetuese...”

Ky vendim i gjykatës tronditi përkrahësit e partisë opozitare pas përpjekjeve të saj për të ndryshuar ligjin që nuk lejon kritikat ndaj familjes mbretërore.

Para gjashtë muajsh, kjo gjykatë bllokoi një nismë për të ndryshuar ligjin duke e quajtur atë anti-kushtetuese. Vendimi i sotëm shpërbën partinë që udhëhoqi përpjekjet për të ndryshuar ligjin për fyerjen e familjes mbretërore. Vendimi i të mërkurës gjithashtu u ndalon udhëheqësve kryesorë të partisë aktivitetin politik për një dekadë.

“Jam krenar për atë që unë dhe kolegët e mi kemi arritur të bëjmë. Unë nuk jam penduar për mënyrën se si e kam bërë punën time. Unë do të sigurohem që t'ia kaloj stafetën udhëheqësve të brezit të ardhshëm”, tha ish kryetari i partisë Pita Limjaroenrat.

Ai u zotua të vazhdojë angazhimin për reforma, por jo si politikan, ndërsa njoftoi se kolegët e partisë së shpërbërë do të themelojnë një parti të re brenda pak ditësh.

Shpërbërja e partisë opozitare, e cila fitoi shumicën në zgjedhjet e vitit 2023, është një kthim prapa për partitë kryesore në Tajlandë që janë përfshirë në një betejë prej dy dekadash për pushtet. Kjo betejë po zhvillohet kundër një koalicioni konservatorësh me ndikim, familjeve që kanë mbledhur pasuri për disa breza (old money families?) dhe ushtrisë që mbështetë familjen mbretërore.

Mbështetësit e partisë u panë me lot në sy ndërsa shikonin ekranin televiziv në selinë e partisë ku shiheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë vendimin.

"Sot erdha të mbështes Partinë 'Ecni Përpara'. Nuk di çfarë t'i them Gjykatës Kushtetuese. Kam mbetur pa fjalë", tha Therameet Jaiyabood, një nga mbështetësit e partisë opozitare.

"Kemi arritur në një situatë të pashpresë. Sikur nuk kemi asnjë mbështetje", thotë Sirinapa Veillet, votuese e partisë 'Ecni Përpara'.

Partia 'Ecni Përpara' nuk ishte në gjendje të formonte qeverinë, pasi fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, sepse anëtarët e Senatit, në atë kohë një organ konservator i emëruar nga ushtria, refuzoi të mbështeste kandidatin e saj për kryeministër.

"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës...", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departmantit të Shtetit, Mathew Miller.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrezikon përparimin demokratik të Tajlandës dhe bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike", thuhet ndër të tjera në deklaratën e zotit Miller.

Deputetët e partisë 'Ecni Përpara' mund të ruajnë mandatin nëse vendosin t'i bashkohen një grupi tjetër parlamentar, me përjashtim të pesë deputetëve që janë në listën e politikanëve që Gjykata u ndaloi aktivitetin politik.

gjykata kushtetuese në tajlandë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë