BOTA

Fitore e thellë e laburistëve në zgjedhje, kryeministri i ri: veprime e jo fjalë, për të ndryshuar Britaninë

E.D Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 17:48

Fitore e thellë e laburistëve në zgjedhje, kryeministri i ri:

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe është tashmë nën drejtimin e laburistëve. Kryeministri i ri i vendit Keir Starmer premtoi se do të punojë për ndryshimin e situatës në vend, gjë që siç tha ai do të kërkojë angazhim dhe kohë. Fitorja e thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes e Partisë Laburiste, i dha fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.

Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer është zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Në fjalimin e tij të parë në detyrë ai u zotua të rikthejë besimin tek politika e t’u shërbejë të gjithë votuesve, pa dallim.

“Qeveria ime do të luftojë çdo ditë derisa të besoni përsëri. Tani e tutje, ju keni një qeveri të udhëhequr vetëm nga vendosmëria për t'i shërbyer interesit tuaj”, tha ai.

Përpara se të shkonte në rezidencën qeveritare zoti Starmer mori bekimin e mbretit Charles III për të formuar kabinetin qeveritar.

Më herët të premten, ish-kryeministri Rishi Sunak i ofroi mbretit dorëheqjen nga detyra. Pas më shumë se një dekade në pushtet nën pesë kryeministra të ndryshëm, konservatorët Sunak pësuan një disfatë të madhe.

Në fjalimin e tij të fitores zoti Starmer foli për nje fillim të ri.

'Ne thamë se do t'i japim fund kaosit dhe do ta bëjmë, thamë se do të hedhim pas të shkuarën dhe e kemi bërë. Sot ne fillojmë kapitullin tjetër, po fillojmë punën për ndryshim, po fillojmë të rindërtojmë vendin tonë", tha ai.

Laburistët arritën të sigurojnë dy të tretat ose 410 vende në parlamentin me 650 ligjvënës.

Por ata vijnë në pushtet duke u përballur me një ekonomi të ngadaltë, shërbime publike të dobëta dhe standarde jetese në rënie. Të gjitha këto luajtën një rol në rënien e konservatorëve, të cilët u ndëshkuan nga votuesit për shkak të kostos së lartë të jetesës, si dhe për vite të tëra paqëndrueshmërie e lufte të brendshme, që sollën pesë kryeministra të ndryshëm në detyrë, që nga votimi për daljen e Britanisë nga BE-ja në 2016.

Tim Bale, profesor në Universitetin Queen Mary të Londrës thotë se laburistët kanë sfida të mëdha përpara.

"Edhe pse laburistët shënuan një fitore të thellë kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet me të cilat është përballur qeveria konservatore janë zhdukur, sikurse çështja e emigracionit. Laburistët do të duhet të gjejnë zgjidhje për varkat e vogla që vijnë përmes Kanalit të La Manshit. Duhet të heqin dorë nga skema e Ruandës, por do të duhet të gjejnë zgjidhje të tjera, për ta trajtuar problemin".

Konservatorët parashikohej të fitonin vetëm rreth 130 vende - paparaqitja më e keqe në zgjedhje në historinë e partisë.

Zoti Sunak, pranoi humbjen e rëndë të konservatorëve të premten në mëngjes.

"Sot, pushteti do të ndryshojë duart, në një mënyrë paqësore dhe të rregullt, me vullnet të mirë nga të gjitha anët. Kjo është diçka që duhet të na japë të gjithëve besim në stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë", tha ai.

Konservatorët morën gjithashtu një goditje për shkak të rritjes së krahut të djathtë, partia populiste për Reformë.

Udhëheqësi i saj dhe aktivisti i Brexit-it, Nigel Farage fitoi më në fund një vend në parlament, pas shtatë përpjekjesh të dështuara ndër vite.

Partia e tij fitoi katër vende gjithsej dhe në disa pjesë të vendit, ata fituan më shumë vota se konservatorët.

Rritja e mbështetjes për një alternativë populiste u bëri jehonë rezultateve të ngjashme në Evropë kohët e fundit.

Por, ndryshe nga Franca, ku partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar shënoi fitore historike në raundin e parë të zgjedhjeve, shumica e britanikëve kanë varur shpresat tek një parti e qendrës së majtë për të sjellë ndryshim./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë