BOTA

Izraeli kryen operacione ushtarake në Bregun Perëndimor

E.D Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 15:39

Izraeli kryen operacione ushtarake në Bregun Perëndimor

IZRAEL- Ushtria izralite tha të premten se po kryen operacione kundër terrorizmit që përfshijnë sulme ajrore në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor. Autoritetet palestineze thanë se ishin vrarë 5 persona.

Ushtria tha se kishte "shkëmbyer zjarr me disa teerroristë të cilët ishin në një ndërtesë të rrethuar nga trupat izraelite ndërsa gjatë një sulmi ajror ishin "goditur disa terroristë të armatosur" në zonë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se pesë persona humbën jetën, por nuk dha asnjë informacion mbi identitetin e tyre. Asnjëra prej palëve nuk dha detaje të mëtejshme.

Përleshjet në Jenin, një bastion i njohur militant ku ushtria vepron shpesh, ndodhën një ditë pasi një grup mbikqyrës izraelit që vepron në kundër të masave kundër vendbanimeve tha se qeveria ka në plan të ndërtojë rreth 5,300 shtëpi të reja në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Planet e rindërtimit të bëra publike nga grupi “Paqe Tani” janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë së vijës së ashpër për të rritur ndikimin mbi vendbanimet (palestineze) si pjesë e një strategjie për të forcuar kontrollin e Izraelit mbi Bregun Perëndimor dhe për të penguar krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez. Palestinezët kërkojnë që Bregu Perëndimor, Jeruzalemi lindor dhe Gaza, zona që u morën nga Izraeli gjatë luftës në Lindjen e Mesme në 1967, të jenë pjesë e shtetit të pavarur palestinez.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përhapur që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë, e cila nisi si pasojë e sulmit të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor, ku sipas të dhënave izraelite u vranë rreth 1200 vetë, kryesisht civilë dhe u morën më shumë se 200 pengje. Lufta deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 38,000 palestinezë, thotë ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi. Ministria nuk bën dallime mes luftëtarëve dhe civilëve.

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi u duk se morën përsëri udhë pas disa javësh bllokim. Zyra e kryeministrit Netanyahu tha të enjten se do të dërgonte ndërmjetësues për të rinisur bisedimet, një ditë pasi Hamasi u dha negociatorëve përgjigjen mbi propozimin për marrëveshje, i mbështetur nga Shtetetet e Bashkuara.

Hamasi kërkon që marrëveshja të sigurojë që trupat izraelite do të tërhiqen plotësisht nga Gaza kur të mbarojë lufta, ndërsa zoti Netanyahu thotë se lufta nuk mund të mbarojë pa u eliminuar plotësisht Hamasi.

Negociatorët izraelitë pritet të mbërrijnë të premten në kryeqytetin e Katarit, Doha, për bisedime me praninë e zyrtarëve amerikanë, egjiptianë dhe të Katarit./VOA

izrael operacione ushtarake në bregun perëndimor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë