BOTA

Fjalimet përmbyllëse të dy kandidatëve për president të SHBA-ve, Harris dhe Trump paraqesin vizione të kundërta para votuesve

r.ll Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 15:04
Fjalimet përmbyllëse të dy kandidatëve për president
harris, trump

SHBA- Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump po bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar vota, më pas se një javë para ditës së zgjedhjeve. Demokratja Harris e mbajti fjalimin përmbyllës të martën në mbrëmje pranë Shtëpisë së Bardhë.

Fjalimi i saj, 48 orë pas atij të zotit Trump, nxorri në pah vizionet diametralisht të kundërta që dy kandidatët paraqesin para votuesve.

Zonja Harris premtoi se do të punojë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe se do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë me një listë detyrash, duke kritikuar kështu zotin Trump, i cili, siç tha ajo, është i fokusuar vetëm tek vetja dhe do të fillonte mandatin duke hartuar një listë armiqsh.

“Unë premtoj se do të kërkoj një emërues të përbashkët dhe zgjidhje të arsyeshme për të përmirësuar jetën tuaj. Unë nuk po përpiqem të fitoj pikë politike, po përpiqem të shënoj përparim. Premtoj se do të dëgjoj ekspertët, të dëgjoj ata që do të preken nga vendimet e mia, si edhe njerëzit që nuk janë dakord me mua. Ndyshe nga Donald Trumpi, unë nuk besoj se njerëzit që nuk janë dakord me mua, janë armiq. Ai do që t’i fusë ata në burg. Unë do t’u jap atyre një vend në tryezën e vendimeve”, tha ajo.

Ajo e mbajti fjalimin në të njëjtin vend ku në janar 2021 ish-Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve të tij pak para se një turmë të sulmonte Kapitolin në përpjekje për të mos lejuar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

“Ne e dimë se kush është Donald Trump. Ai është personi që ishte në këtë vend gati katër vjet më parë dhe dërgoi një turmë të armatosur drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për të përmbysur vullnetin e popullit në zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha zonja Harris.

Sondazhet tregojnë se dy kandidatët kanë mbështetje të barabartë në disa shtete vendimtare. Gati 49 milionë persona kanë votuar deri tani, në zgjedhjet e hershme, sipas Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës. Numri total i votuesve në vitin 2020 ishte 155 milionë.

Zoti Trump foli të martën nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago, duke e cilësuar Nënpresidenten Harris si "shumë të paaftë".

Por zoti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe nuk komentoi rreth përshkrimit të Porto Rikos si një "ishull lundrues plehrash" nga një komedian mbrëmjen kur ai mbajti fjalimin përmbyllës në Nju Jork të dielën.

Ekipi elektoral i zotit Trump po përpiqet të distancohet nga ky koment, që ka pushtuar shtypin amerikan që nga e djela.

Vetë ish-Presidenti nuk ka komentuar publikisht, por i tha televizionit ABC News se nuk e njeh komedianin Tony Hinchcliffe, që bëri komentin. Ai tha gjithashtu se nuk e kishte dëgjuar shakanë. Ai nuk i ka denoncuar komentet dhe e quajti tubimin në Nju Jork "një festë absolute dashurie".

Portorikanët janë amerikanë, por nuk mund të votojnë në zgjedhje, sepse ishulli i tyre konsiderohet territor dhe jo pjesë e Shteteve të Bashkuara. Por qindra-mijëra portorikanë janë shpërngulur në SHBA dhe ata mund të votojnë në shtetet ku jetojnë.

Duke qenë se qindra-mijëra vota nga portorikanët janë kritike për rezultatin në disa prej shteteve vendimtare, fushata e zonjës Harris nxorri me shpejtësi një reklamë ku ajo thoshte se votuesit latinë "meritonin më shumë" sesa vizioni që përfaqëson ish-presidenti.

Vetëm në Pensilvani, të cilën të dy kandidatët e shohin si vendimtare, banojnë më shumë se 300,000 votues portorikanë, sipas Qendrës së të Dhënave për Hispanikët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. Edhe në Karolinën e Veriut, Viskonsin dhe Michigan, tre shtete të tjera vendimtare, ka një popullsi të konsidertueshme portorikane.

Gjatë fushatës, zonja Harris dhe zoti Trump kanë shkëmbyer ofendime të shpeshta. Trump e ka përshkruar Harrisin si dikë jo të zgjuar dhe ka thënë se udhëheqësit e tjerë botërorë nuk do ta marrin atë seriozisht.

“Ata do ta shkelin atë me këmbë”, ka thënë ai. Disa nga ish-ndihmësit kryesorë të zotit Trump, kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, e kanë përshkruar atë si fashist që synon të qeverisë si autoritar në një mandat të dytë. Zonja Harris tha se ishte dakord me këtë karakterizim. Ish-Presidenti Trump e përshkroi Nënpresidenten Harris në të njëjtën mënyrë.

Më shumë se 1,500 protestues u arrestuan lidhur me trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, ku u plagosën 140 pjesëtarë të forcave të rendit. Më shumë se 1,000 vetë janë dënuar për një sërë veprash penale. Zoti Trump thotë se nëse ai fiton zgjedhjet, ai mund t'i falë ata.

Sipas sondazheve, zonja Harris dhe zoti Trump kanë epërsi të konsiderueshme në 43 shtete, të mjaftueshme që secili të arrijë në 200 vota elektorale ose më shumë. Kjo do të thotë që rezultati do të mbetet për t’u përcaktuar në shtatë shtetet e mbetura Miçigani, Pensilvania, Viskonsin, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada.

Mbështetja për ta në këto shtete është pothuajse e barabartë me diferenca të vogla brenda kufijve statistikorë të gabimit, duke e bërë të vështirë për të parashikuar rezultatin./VOA

kamala harris donald trump zgjedhjet ne shba 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë