BOTA

Formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Krasniqi: PDK s'ka marrë ftesë nga Kurti dhe nuk e pres këtë! Me partitë e tjera kemi komunikim të vazhdueshëm

n.f Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 14:41

Formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Krasniqi: PDK

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njoftoi të premten se partia e tij nuk ka marrë deri tani ndonjë ftesë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bisedime në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Partia Demokratike, e cila nuk garoi me Krasniqin si kandidat për kryeministër por me Bedri Hamzën, doli e dyta duke i siguruar 24 ulëse.

Krasniqi tha për gazetarë se nuk është takuar dhe nuk pret takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për çështjen e formimit të Qeverisë së re.

“Sikur të kishte ndodhur, do ta kishit kuptuar tashmë, sepse jo nuk bëhet në mënyrë jopublike. Nuk ka ftesë as takim e as nuk pres që të ketë”, tha Krasniqi për gazetarë në Prishtinë.

Partia e Kurtit e ka pranuar së fundi se nuk do të jetë në gjendje ta formojë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe, të cilat kanë 10 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e refuzoi takimin me të ditë më parë.

Seanca konstituive për përbërjen e re parlamentare do të mbahet me 15 prill, dhe ky është hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja Sipas ligjeve, Vetëvendosjes i takon të provojë ta formojë Qeverinë e re si fituese e zgjedhjeve dhe asaj i nevojiten të paktën 61 deputetë për të pasur sukses.

Krasniqi tha se pret që PDK-ja ta marrë të drejtën për ta nominuar kandidatin e saj për formimin e Qeverisë, nëse Kurti dështon ta formojë atë.

“Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurtit si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën”, tha Krasniqi.

“Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë se, duke e respektuar rendin dhe hapat kushtetues, pas dështimit të mundshëm të partisë së parë, ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë një Qeveri të re qytetarëve të vendit. Me të gjitha partitë kemi biseduar”, tha ai.

I pyetur nëse do ta pranonte kërkesën e LDK-së që ajo ta gëzojë postin e kryeministrit në rast të një marrëveshjeje për koalicion mes tyre, Krasniqi e hodhi poshtë këtë mundësi. Më 15 prill, deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin.

Pastaj, partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët. Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit. Pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani duhet të mandatojë për krijimin e Qeverisë së re partinë e parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-në.

Në Kushtetutë thuhet se mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të paraqesë përbërjen e re të ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë 61 vota që ajo të votohet. Në rast se partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani ka afat që brenda dhjetë ditësh të emërojë një mandatar tjetër.

Ajo fton partitë në konsultime dhe është në diskrecionin e saj se kë e mandaton për të formuar ekzekutivin. Mandatari i dytë, po ashtu i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë./ REL

pdk lvv qeveria e re e kosoves krasniqi kurti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë